Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, pasi filloi me konferencën për media për një moment ndërpreu fjalimin e tij dhe ju drejtua njërit prej gazetarëve prezentë në sallë, i cili me gjasë po pëshpërite diçka në momentin e fjalimit të Lavrovit.“A mos dëshiron dikush të del këtu dhe ta merr fjalën. Shpresoj që gjithçka të jetë në rregull”, u shpreh Lavrov, raporton SHENJA.Më pas ai vazhdoi fjalimin e tij duke shpjeguar edhe arsyen për intervenimin e Rusisë në Ukrainë. /SHENJA/ MARKETING
Author: almakos
Amvisëritë duke filluar prej sot në periudhën prej orës 13 deri në orën 15 përsëri do të kenë tarifë të lirë ditore të rrymës, me çka gjithsej 11 orë do të kenë në dispozicion energji të lirë elektrike gjatë 24 orëve nga e hëna deri të shtunën dhe 24 orë të dielën. Komisioni Rregullator për Energjinë, Shërbimet e Ujit dhe Shërbimet e Menaxhimit të Mbetjeve Komunale (KRRE) në dhjetor 2021 hoqi tarifën e lirë ditore për amvisëritë për shkak të çmimit të energjisë elektrike në bursa, e cila varionte nga 300 deri në 400 euro për megavat orë dhe gjatë…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarët e partisë, Timço Mucunski dhe Vlado Misajlovski, ka pasur takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhejms O’Brajan. Në takim, siç njoftuan nga VMRO-DPMNE, bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e mira dhe nevojën e shfrytëzimit të përfitimeve nga partneriteti strategjik me SHBA-në. Mickoski theksoi se përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian, interesi strategjik i shtetit është edhe mbrojtja e simboleve kombëtare dhe identitare të popullit maqedonas dhe të Maqedonisë. Mickoski pohoi nevojën për një luftë serioze kundër korrupsionit dhe krimit si dhe domosdoshmërinë e…
Ambasadori i Ukrainës në OSBE, Evgenij Cimbaljuk në fjalimin e tij në Samitin e 30-të ministror të OSBE-së në Shkup shprehu mirënjohjen e tij për të gjitha vendet për mbështetjen e Ukrainës në luftën për liri kundër Rusisë që siç tha ai, “kontribuojnë edhe në mbrojtjen e së ardhmes së OSBE-së”. Cimbaljuk, simbolikisht në fjalimin e tij para delegatëve, tregoi edhe pesë kokrra të djegura nga Rusia me një dron iranian, duke shpjeguar se Rusia deri më tani ka shkatërruar qindra mijëra tonë drithë ku siç theksoi, “la shumë familje në mbarë botën pa ushqim”. “Botës i duhet një vaksinë…
Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, në seancën plenare të OSBE-së në Shkup akuzoi se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian sot është në gjendje të keqe, perspektivat janë të paqarta. Sipas tij organizata u shkatërrua në vitin 1999. Lavrov mes tjerash gjatë fjalimit të tij në Këshillin Ministror akuzoi vendet e tjera anëtare, veçanërisht BE-në dhe SHBA-në, për hipokrizi dhe mospërfillje të parimeve mbi të cilat mbështetet OSBE-ja. Ai akuzoi OSBE-në se hesht kur liria e medias në vendet perëndimore kërcënohet dhe u bëhet represion dhe për këtë sulmon Rusinë dhe se kërkesat e Moskës për të diskutuar lëvizjet…
Rrugët e Shkupit sot ishin pothuajse të zbrazura. Siguria nga ana nëpunësve policior ishte tejet e madhe. Nuk mungoi as helikopteri në qiell që po vëzhgonte situatën. Ekipi i Televizionit Shenja ishte edhe në hapësirën afër sallës Boris Trajkovski, ku ekipët policorë nuk lejojnë askë të afrohet për shkak të sigurisë së nivelit të parë. Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që ndodhen në kryeqytet nuk kanë punuar. Njejtë edhe punonjësit në administratë. Ndërkohë, çerdhet dhe institucionet shëndetësore kanë punuar. Autobusët sot punojnë sipas itinerarit të ditës së diel. Qeveria rekomandoi që pronarët e bizneseve private në Shkup të…
Lidhja Europiane për Ndryshim ka akuzuar BDI-në se po rikthen komunizmin dhe konceptin e ”shqiptarëve të ndershëm”. ”Lidhja Europiane për Ndryshim me shqetësim po ndjek fushatën e BDI dhe Këshillin gjyqësor për shkarkimin e zonjës Besa Ademi nga pozita e Kryetares së Gjykatës Supreme. Rikujtojmë opinionin se lufta për shkarkimin e zonjës Ademi ka për qëllim kthimin e Gruevskit dhe amnestimin e plotë të tij! Strategjia per komprometimin e zonjës Ademi është prodhuar në Ministrinë e propagandës të Artan Grubit, ndërsa fushata realizohet përmes portaleve-fantome të cilat e kanë selinë në po këtë minisitri. Paralajmërimet e sotme për shkarkimin e…
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, gjatë fjalimit të tij në Këshillin Ministror të OSBE-së, tha se kërcimi më i madh i sigurisë në këto ditë është Rusia dhe lufta e saj në Ukrainë. “E dimë se një OSBE e fuqishme, është e nevojshme në ditët e sotme, pasi edhe përkundër progresit të dekadës së fundit, kërcënimet e vjetra janë duke dalë në sipërfaqe përsëri dhe pas këtyre tentativave për të shkaktuar probleme në Ballkanin Perëndimor, mund ta shohim qartë dorën e njëjtë që po dëshiron ta dobësoj OSBE-në”, tha Igli Hasani, ministër i Jashtëm i Shqipërisë, raporton SHENJA.…
EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike, në tenderin për prokurim të enegjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën janar-qershor 2024 pranoi vetëm një ofertë, edhe atë nga SHA EMV me çmim të shitblerjes së energjisë elektrike prej 57 euro për megavat-orë, ndërsa do të mbulojë 95% të sasisë së përgjithshme të planifikuar. Ky çmim është rreth 7,5% më i lartë se çmimi i kaluar i cili u pranua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (qershor-dhjetor 2023), ku SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 53 euro për megavat-orë. Për mbulimin e 5% të mbetura…
Sot (30-nëntor) rreth orës 09:30 minuta, në SPB Tetovë është kryer bisedë zyrtare me 23-vjeçarin B.L.nga Reçica e Vogël e Tetovës i cili është personi i dytë i dyshuar për largimin e flamurit të kishës ortodokse maqedonase- Kryepeshkopata e Ohrit nga shtiza e manastirit Shën Naumi i Ohrit-Mrekullibërësi” në Kodrën e Diellit dhe në vend të tij vendosjen e flamurit tëRepublikës së Shqipërisë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit edhe kundër ti do të pasojnëparashtresë përkatëse. MARKETING
Pia Kauma, presidente e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në fjalimin e saj në samitin e 30-të, të OSBE-së që po mbahet në Shkup, deklaroi se zhvillimi dhe bashkëpunimi rajonal nuk mund të garantohet pa stabilitet dhe paqe. “Zhvillimi dhe bashkëpunimi rajonal nuk mund të garantohet pa stabilitet dhe paqe, tensionet ne Ballkanin Perëndimor po vazhdojnë si një rikujtim për brishtësinë e paqes në Ballkanin Perëndimor. Plagët e vjetra mund të dalin në sipërfaqe duke kërcënuar progresin dhe stabilitetin e arritur me shumë mund. Sulmi terrorist i 7 tetorit dhe përgjigja ushtarake e Izraelit ne Gaza ka intensifikuar tensionet në Lindjen…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë adresimit të tij në samitin e OSBE-së në Shkup, tha se populli në Ukrainë e meriton paqen dhe se lufta duhet të ndalet, raporton SHENJA. “Arritja e një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, mbetet parakusht. Kjo luftë vazhdon ti fundos vlerat dhe themelet e OSBE-së, prandaj si çështje e rëndësishme e sigurisë të rajonit tonë dhe më gjerë, prioriteti qendror i kryesimit tonë ishte dhe mbetet, të sigurohet mbështetje thelbësore për Ukrainën dhe popullin e saj përmes dimensioneve të OSBE-së. Njëkohësisht gjatë kryesimit tonë, vëmendje e veçantë i është kushtuar të gjitha konflikteve të ngrira…

