Stojançe Angellov ka publikuar fotografi në rrjetet sociale, ku thekson se flamuri shqiptar nuk është më në direkun në oborrin e kishës “Sht. Naumi i Ohrit” në Kodrën e Diellit. Ai shkruan se do të vendoset flamuri i kishës. Drejtori aktual i Qendrës për Menaxhim me Kriza, gjithashtu njofton se është arrestuar personi që hoqi flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM). “Reagimi i shpejtë i institucioneve si dhe presioni publik mund të zvogëlojë provokimet që ndezin mostolerancën ndëretnike. Provokimeve nuk duhen heshtur, por duhet reaguar ashpër. Vetëm në këtë mënyrë do të dekurajohen provokatorët e mundshëm të ardhshëm. Reagimi i…
Author: almakos
I dënuari Bojan Jovanovski i njohur si Boki-13 është liruar nga burgu, konfirmon avokati i tij për Kanal 5, ndërsa konfirmim jozyrtar e ka edhe nga Gjykata Penale. Shkak është bërë gjendja e keqe shëndetësore, për të cilën Gjykata Penale ka marrë raporte mjekësore nga disa mjekë. Kjo do të thotë se Boki 13 do të trajtohet nga liria, pasi i është nënshtruar një operacioni dhe i është hequr barku. Avokati Vladimir Tufegxhiq thotë se e kanë marrë vendimin për të cilin thotë se është i drejtë edhe pse është vonë. MARKETING
Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë aktive u përfshi në hetimin menjëherë pas denoncimit për zhdukjen e vajzës nga Shkupi dhe për gjetjen e saj intensivisht punon një ekip i veçantë i formuar nga ana e SPB-së në Shkup, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një intervistë për MIA-n në Bruksel në lidhje me rastin me zhdukjen e vajzës së mitur Vanja Gjorçevska. “Mbrëmë deri në orët e vona të natës, praktikisht deri në orët e mëngjesit, ka punuar i gjithë ky ekip i udhëhequr nga kreu i SPB – Shkup. Janë kryer një sërë aktivitetesh,…
Si pjesë e e pakos së nëntë të masave antikrizë që Qeveria e harmonizoi në seancën e sotme, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi ka theksuar se do të subvencionohet sektori privat, me mundësi rritje të pagës nga 3.000 në 10.000 denarë. Për dallim nga zgjidhja e paraprake ligjore, me të cilin pati mundësi të rriten pagat në sektorin privat nga 600 deri në 6.000 denarë, Bytyqi tha se masa e re ka disa kufizime, por me mundësi të rritjes së pagave nga 3.000 në 10.000 denarë, ndërsa për shumën e rritur të pagës, punëdhënësi do të paguajë vetëm tatimin…
Ministria e Punëve të Brendshme informon se duke filluar nga nesër, 29.11.2023 (e mërkur) nga ora 13:00, deri në përfundimin e Këshillit Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë (OSBE) 2023 më 30.11.2023 (e enjte), që do të mbahet në QS “Boris Trajkovski” në Shkup, për qarkullim do të mbyllet bulevardin “Ilinden”, edhe atë nga udhëkryqi me bulevardin “Sveti Kliment Ohridski” deri te udhëkryqi me rrugën “Lublanska” dhe bulevardi “8 Steptemvri “, nga udhëkryqi me rrugën “Skupi” deri te udhëkryqi me bulevardin “Partizanski Odredi”. “Për këto arsye Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për…
Komunikacioni ajror në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup më 29 nëntor, 30 nëntor dhe 1 dhjetor, gjatë mbajtjes së Këshillit Ministror të 30-të të OSBE-së në Shkup, do të zhvillohet rregullisht, informojnë për MIA-n nga TAV Maqedoni. Dhe nga Navigationi i Maqedonisë M-NAV, ofruesi kombëtar i shërbimeve të navigacionit ajror nuk presin kurrfarë vonesash në linjat e rregullta ajrore apo ato të paralajmëruara shtesë për takimin ministror të OSBE-së. Nga TAV-i u bëjnë udhëtarëve që t’i ndjekin udhëzimet dhe njoftimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me regjimin e qarkullimit nëpër qytet që të mbërrijnë në kohë në aeroport. “TAV Maqedoni…
Përfitojnë nga nxënësit e deri tek pensionistët. Qeveria ka miratuar pakon e 9 të masave antikrizë, për 26 kategori të shoqërisë, që kapin vlerën e 662 milion eurove. Kryeministri Dimitar Kovaçevski në prezantimin e tyre, bëri me dije se në këtë pako masash përfshihen 120 000 të rinj, 74 000 persona të kategorisë sociale, 187 000 pensionistë, 14 000 bujq, 514 000 përdorues të “TVSH-ja ime”, 600 000 amviseri si dhe mbi 70 000 kompani. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Mbi 105 000 nxënës të arsimit fillor dhe të shkollës së mesme, në 6 muajt e ardhshëm, do të marrin nga 1200…
VMRO dhe LSDM kanë akuzuar njëra tjetrën për mos miratimin e konkluzioneve të Komisionit parlamentar të themeluar për skandalin në onkologji. Nga VMRO-DPMNEë theksojnë se nervozizmi në LSDM nga puna dhe konkluzionet e Komisionit Hetimor për skandalin e Klinikës së Onkologjisë, tregon se mafia kancerogjene është e lidhur ngushtë me pushtetin. VMRO-DPMNE “Fakti që LSDM dhe BDI po sabotojnë Komisionin Hetimor të Onkologjisë është dëshmi se po bëjnë gjithçka që të mos dihet e vërteta e këtij akti të neveritshëm dhe të mbrojnë stafin e tyre të përfshirë në skandalin e ‘Mishit të egër’. Skandali ‘Mishi i egër’ hapi një…
Liderët e partive më të mëdha parlamentare javë e ardhshme do të takohen. Këtë në konferencë për media e ka konfirmuar kryeministri Dimitar Kovaçevski, raporton SHENJA.Pritet që në takim të diskutohet për datën e zgjedhjeve parlamentare por edhe ato presidenciale.Takimi do të mbahet në Kuvend. MARKETING
Ukraina dhe tri shtetet baltike kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë takimin e Këshillit të Ministrave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Shkup në shenjë pakënaqësie për pjesëmarrjen e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko ka thënë se Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, “do të bojkotojë takimin ministror të OSBE-së pas vendimit për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrovit.Shtetet baltike e kanë ndjekur shembullin e Ukrainës për të mos marrë pjesë në takimin e OSBE-së, për shkak të Lavrovit. Estonia, Letonia dhe Lituania thanë të martën se…
Në seancën e sotme Qeveria ka sjellë vendim me të cilin në gjashtë muajt e ardhshëm nxënësit në shkollat fillore do të marrin nga 1200 denarë ndërsa ata në shkollën e mesme do të marrin 1 800 denarë.Me këtë masë përfshihen 105 mijë nxënës, ndërsa janë ndarë 14,3 milionë euro, raporton SHENJA.15 mijë studentë të cilët jetojnë jashtë vendit do të marrin vauçer për udhëtim.Në shtatë muajt e ardhshëm do të marrin nga 600 deri në 1200 denarë.Këtë masë mund ta shfrytëzojnë nxënësit që të ardhurat në famije nuk i tejkalojnë 50 mijë denarë. /SHENJA/ MARKETING
Profesori i mirënjohur në Turqi, Dr. Irfan Çiçin, specialist i onkologjisë medikale, i cili bën diagnostifikimin dhe trajtimin e të gjitha llojeve të kacereve dhe tumoreve do të vjen në Maqedoninë e Veriut.Dr. Çiçin, do të jetë mysafir në Glow Medicare në Tetovë dhe qe këtu për të gjithë të interesuarit është rast i mirë që zhvilloni një konsult me specialistin për problemet tuaja onkologjike.Çiçin në Tetovë do të jetë më datën 02 dhjetor në ambientin e hotelit NB Hotel, nga ora 09:00 deri në ora 18:00.Vlen të theksohet se konsultat janë pa pagesë, por caktimi i terminit është i…

