Ukraina dhe tri shtetet baltike kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë takimin e Këshillit të Ministrave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Shkup në shenjë pakënaqësie për pjesëmarrjen e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko ka thënë se Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, “do të bojkotojë takimin ministror të OSBE-së pas vendimit për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrovit.
Shtetet baltike e kanë ndjekur shembullin e Ukrainës për të mos marrë pjesë në takimin e OSBE-së, për shkak të Lavrovit. Estonia, Letonia dhe Lituania thanë të martën se diplomatët e tyre të lartë nuk do të marrin pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave pas vendimit për ta lejuar pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e Jashtëm të vendeve baltike thanë se pjesëmarrja e planifikuar e Lavrov “rrezikon ta legjitimojë Rusinë agresore si një anëtare të drejtë të komunitetit tonë të kombeve të lira”, duke shtuar se ata “vendosën të mos marrin pjesë” në takimin në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. /SHENJA/
Data 31.08.2026
Aktuale
- Tensionet rriten: Iranin godet bazat amerikane në Jordani, Trump paralajmëron hakmarrje të fortë
- Protesta antiqeveritare në ditën e 93-të, qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ramën, Ballukun dhe Berishën!
- Ambasada turke në Shkup organizon pritje solemne me rastin e Ditës së Fitores
- Gjorgjievski: 420 milionë denarë për urën dhe rrugën e re Saraj–Gjorgje Petrov
- Ambasada turke në Shkup organizon pritje solemne me rastin e Ditës së Fitores
- As Edi dhe as Limi, Dolce ka nisur një lidhje të re të dashurisë – s’do ta besoni se kush është burri që ia ka marrë zemrën
- Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!
- “Shtatori do të na gjejë më të shumtë”, Luçiana Kokaj te Kryeministria: Gati për aksion deri në largimin e qeverisë!



