Author: almakos

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionin ‘Studio 10” në Tv24 deklaroi se ndjen keqardhje ndaj deklaratave të opozitares VMRO-DPMNE kundër kryeministrit shqiptar, përcjell Flaka – VIDEO Grubi shtoi se pavarësisht kundërshtimeve, kryeministër duhet të ketë dhe lajmin se kush të jetë në atë pozitë do ta jep kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. “Tragjedi dhe keqardhje për deklaratat që jep VMRO-DPMNE kundër kryeministrit shqiptar. Është folur për qeverinë teknike gjithmonë që nga Përzhinoja, mirëpo kryeministri shqiptar do të bëhet, unë jam që nga mandati i ardhshëm të mos ketë qeveri teknike, kështu edhe ndryshojmë funksionalitet…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në territorin e qytetit të Shkupit, me çka janë shqiptuar gjithsej 129 masa. “Janë shqiptuar 58 për tejkalim të shpejtësisë, 16 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 3 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për kalim në semafori të kuq …”, thonë nga MPB.Nga MPB thonë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. MARKETING

Lexo më Shumë

Nga EVN Maqedoni kanë njoftuar se ekipet e tyre edhe gjatë  tërë natës kanë qenë në teren duke sanuar defekte në shumë kushte të vështira në teren dhe kohore, përcjell SHENJA. Ata thonë se janë duke punuar në sanimin e defekteve të shkaktuara dje por edhe ata të ditës së sotme.  “Kjo gjendje kriza na imponon të reagojmë në mënyrë adekuate nga kompania jonë dhe për këtë shkak në kushte të tilla po shfrytëzohen të gjitha ekipet mobile që janë në dispozicion. EVN njëkohësisht është duke bërë përpjekje maksimale që të mënjanohen defektet edhe në vendet që nuk janë të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE vazhdon me debatet që i ka zhvilluar gjatë periudhës së kaluar nën titullin “Është e rëndësishme – Platforma për të ardhmen”. Në këtë debat foli edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në pjesën për parimet e ardhshme ekonomike, ku theksoi se gjatë mandatit 4-vjeçar do të investohen rreth 1 miliardë euro ose 250 milionë euro në vit. Ai e akuzoi ashpër Qeverinë për krijimin e politikave.“Nga njëra anë kemi ekstremin që është prezent në Qeverinë e udhëhequr nga LSDM dhe BDI. Një ekstrem që është plotë me paaftësi, me shumë krime, me nënshtrim. Një ekstrem që në 6 vitet…

Lexo më Shumë

Nga një dhjetori, amvisëritë do të ketë tarifë të lirë të energjisë elektrike nga ora 13 deri në 15 dhe nga ora 22 deri në 7 çdo ditë, si dhe të dielën tërë ditën. KOMISIONI RREGULLATOR I ENERGJETIKËS “Me vendosjen e tarifës së lirë ditore amvisëritë do të kenë në dispozicion gjithësej 11 orë energji elektrike të lirë gjatë 24 orëve nga e hëna deri të premten dhe 24 orë të dielen. KRRE pas analizave të bëra, vlerësoi se janë krijuar kushte që amvisëritë të shfrytëzojnë orë shtesë në të cilat kompensimi për energjinë elektrike të harxhuar do të përllogaritet…

Lexo më Shumë

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në kryqëzimin e rrugëve “Simeon Kavrakirov” dhe “Veniamin Macukovski” në lagjen Aerodrom në Shkup. “Sot (26.11.2023) në ora 03:25 është raportuar se në Shkup, në kryqëzimin e rrugëve “Simeon Kavrakirov” dhe “Veniamin Macukovski”, automjeti i pasagjerëve “Porsche” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.C (19) nga Shkupi, ka dalë nga rruga”. “Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë A.C dhe pasagjeri S.P(18), ndërsa tre pasagjerë të tjerë J.M.(18), E.B.(18) dhe AM.K.(18), të gjithë nga Shkupi, kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme regjistron përqindje të lartë të vrasjeve të zbardhura, por vrasësit nga disa “banda mafioze” janë ende në kërkim. Për ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, është e rëndësishme që disa prej tyre janë pas hekurave, për krime të tjera. Në një intervistë për REL ai flet për bashkëpunimin me prokurorinë dhe zbardhjen e vrasjeve të kohës së fundit në vend. Ai thotë se është e çuditshme për të se si lejohen kriminelët të jenë pjesë e opinionit publike, gjegjësisht në media dhe rrjetet sociale. “Por është një fakt dhe është diçka me të cilën…

Lexo më Shumë

Komisoni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) miratoi Sistem tarifor për shitjen e energjisë elektrike për konsumatorët, të cilët furnizohen nga furnizues universal, me të cilin konfirmohet se tarifa e lirë ditore fillon më 1 dhjetor të vitit 2023 në periudhë prej orës 13 deri ora 15.Aktet nënligjore që i miratoi KRRE-ja konfirmojnë edhe afate të reja, sipas të cilave kompanitë energjetike nga viti i ardhshëm do të duhet t’i parashtrojnë kërkesat e tyre më së voni deri 30 shtator, ndërsa vendimet për tarifat e reja do…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (25.11.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 129 gjoba, nga të cilat 13 për vozitje pa patentë shofer, 12 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 10 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB. MARKETING

Lexo më Shumë

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, rruga Gostivar – Strazhë është plotësisht e mbyllur për qarkullim nga ora 16:00, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Në segmentin Gradsko – Prilep, te qafa “Pletvar” dhe anasjelltas, ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda, si dhe drejt pikës kufitare “Deve Bair” me Bullgarinë. Në drejtim të Strazhës pasditen e sotme një numër i madh i automjeteve kanë mbetur të bllokuara nga bora në rrugë, ndërsa probleme ka edhe me drejtimin Mavrovë – Dibër, si dhe në drejtim të Kodrës së Diellit, ku përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm. Vozitësit duhet t’i kushtojnë…

Lexo më Shumë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të vijë në Shkup për Samitin e 30-të Ministror të OSBE-së, i cili do të mbahet më 29 dhe 30 nëntor, tha sot ministri i Jashtëm Bujar Osmani. Osmani shtoi se të gjithë ministrat e jashtëm nga Evropa duhet të vijnë në samitin e OSBE-së.  Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, rreth pjesëmarjes së ministrit të jashtëm rus, Sergej llavrov, Osmani tha se më 28 nëntor pritet të fillojë ardhja e pjesëmarrësve të Këshillit të Ministrave, ndërsa më 29 nëntor, është caktuar darka jo formale me numrin më të madh të ministrave. BUJAR…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani deklaroi sot se nuk ka vend për ndryshim të modelit të qeverisjes së Përzhinës në këto zgjedhje. Sipas tij është e rëndësishme që në mbledhjen e ardhshme të lidershipit në dhjetor të arrihet një konsensus nëse zgjedhjet do të mbahen të përbashkëta apo të ndara, ndërsa në pyetjen nëse BDI do të pajtohet me ndryshimin e qeverisë së Përzhinos për zgjedhjet e ardhshme, Osmani u përgjigj se momentalisht nuk ka një vendim të tillë. BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME “Do të isha dakord që për zgjedhjet e ardhshme të tërhiqet qeveria…

Lexo më Shumë