Author: almakos

Gjatë javës së kaluar janë arrestuar mbi 60 persona për arsye të ndryshme, kontrabandim me emigrantë, vjedhje, vjedhje të rëndë, tregti të paligjshme të drogës, konfrontime fizike, armëmbajtje pa leje, kidnapim, informo ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ministri përmes rrjetit social Fejsbuk informoi se gjatë javës së kaluar janë marrë masa të përforcuara operative dhe aktivitete parandaluese me qëllim të rritjes së sigurisë së qytetarëve. “Pas masave të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme në të gjithë vendin si dhe njësia lëvizëse për sigurinë në qarkullimin rrugor, janë lëshuar 4828 urdhërpagesa të gjobave për kundërvajtje të kryera…

Lexo më Shumë

Energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet as pas 1 janarit, deklaroi sot ministri i Еkonomisë Kreshnik Bekteshi. Sipas tij, Komisioni Rregullator i Energjetikës do të mund të ndërhyjë në çmim, nëse konstatohet se llogaritjet nuk janë bërë si duhet. Bekteshi bëri me dije se procedura e përzgjedhjes ka nisur dhe nga fillimi i vitit të ardhshëm do të ketë një furnizues të ri universal. KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË “Në asnjë mënyrë nuk do të ketë çmim më të lartë të energjisë elektrike, duke qenë se këtë e parasheh Ligji për Energjinë. KRRE, sipas zgjidhjes ligjore, ka detyrimin të mbikëqyrë…

Lexo më Shumë

Dyzet e pesë jetë të shuara, 7 të tjerë të lënduar, shumë familje që digjen nga malli për më të dashurit e tyre, që nuk mund më as t’i shohin e as t’i përqafojnë, por edhe pas dy viteve nga kjo tragjedi ka 0 përgjegjësi. Sipas hetimit, fajtor doli të jetë vetëm shoferi i autobusit, i cili gjithashtu ka humbur jetë. Pronari i kompanisë së autobusit të aksidentuar “Besa Trans” Bekim Haxhiu dhe përfaqësuesi i personit juridik “Besa Trans”, kanë deklaruar se nuk ndjehen fajtorë. Procesi gjyqsorë për këtë rast nisi rreth një vit pas aksidentit fatal, më 15 nëntor…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Intervistë në SHENJA” këtë javë ka qenë i ftuar ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, i cili ka folur në lidhje me zgjedhjet të cilat do të mbahen në afatin e rregullt, vitin e ardhshëm. Lloga theksoi se Aleanca për Shqiptarët i ka të gjitha opsionet e hapura se si do dаl në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët në mbledhjen partiake ka marrë vendim që kjo parti, do të garojë e vetme në zgjedhje. KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË  “Por ashtu edhe siç e parashikon edhe statuti jonë organi më i lartë i partisë dhe aty…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës njofton qytetarët se ajri në rajonin e komunës është i pastër dhe grimcat e ndotjes janë në nivelin e lejuar Sipas matjeve të cilësisë së ajrit dhe sipas njoftimit të IPSH “Qendra e Shëndetit Publik-Tetovë” ajri në qytetin e Tetovës nuk është i ndotur, edhe përkundër asaj se ende ka tym që vjen nga hapësira e kompanisë “Evrokom” që dje u përfshi nga flakët. Rekomandimet e djeshme tashmë janë shfuqizuar dhe se ajri në qytetin e Tetovës është i pastër”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës. Kujtojmë se dje qyteti i Tetovës ishte qyteti më i…

Lexo më Shumë

Sot (23-nëntor) në ora 11:15 në SPB-Tetovë është raportuar se një 26 vjeçar, banor i një fshati të Gostivarit në shtëpinë e tyre familjare, fillimisht është lënduar disa herë me një mjet të mprehtë, e më pas ka lënduar nënën e tij 50-vjeçare, motrën 29-vjeçare dhe mbesën e tij të mitur, thonë nga SPB Tetovë, raporton SHENJA.Menjëherë i pandehuri i cili kishte probleme shëndetësore si dhe tre personat tjerë të lënduar janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për tu ofruar ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit për Punë të…

Lexo më Shumë

Zjarrfikësit e Tetovës edhe sot vazhdojnë me shuarjen e zjarrit në depot e ndërmarrjes Eurokom që ndodhet në rrugën drejt fshatit Falishtë. Zjarri është shuar tërësisht në objektin e ndërmarrjes për shitje, por ende ka zjarr dhe tym nga disa hapësira të depos. “Është shuar tërë natën dhe do të vazhdojmë me punë edhe gjatë ditës. Kishte zjarr të madh sepse kishte shumë materie ndezëse, ngjyra dhe llaqe, materiale ndërtimore, ngrohës uji. ka pasur intervenim edhe me ujë edhe me shkumë, por nuk është shuar tërësisht, duhet të punohet akoma, ka zjarr dhe tym”, deklaroi Avni Ameti, komandant i Njësisë…

Lexo më Shumë

Rryma nuk do të shtrenjtohet, as pas 1 janarit, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas tij, Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) do të mund të intervenojë në çmim, nëse konstatohet se përllogaritjet nuk janë bërë siç duhet. Bekteshi informoi se procedura për përzgjedhje ka filluar dhe nga fillimi i vitit të ardhshëm do të ketë furnizues të ri universal. “Assesi nuk do të ketë çmim më të lartë të rrymës, duke e pasur parasysh atë se është paraparë me Ligjin për energjetikë. KRRE në pajtim me zgjidhjen ligjore ka obligim të bëjë mbikëqyrje dhe të konstatojë nëse përllogaritjet…

Lexo më Shumë

Ish shefja e prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska është shkarkuar nga Këshilli për Prokuror Publik.Nga ana tjetër prokurorja Ivana Trajçeva është dënuar 6 muaj me 30% të rrogës pasi Këshilli për prokurorë publik e pranoi propozimin e komisionit disiplinor i cili hapi procedurë me kërkesë të prokurorit Lubomir Joveski.Procedura pasoi pasi u konstatua se prokuroret Ruskovska dhe Trajçeva, por edhe Elizabeta Josifovska kanë bërë shkelje ligjore në procedurën për hetimin dhe bastisjen në policinë financiare që aso kohe drejtohej nga Arafat Muaremi, i cili më pas kishte dorëzuar dorëheqje.Ruskovska në periudhën deri në vendimin…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët vazhdon angazhimin e palëkundur në rrugëtimin evropian të vendit. Këtë në takim me ambasaodrin francez në vendin tonë e ka theksuar lideri i ASH-së, Arben Taravari.Siç njofton vetë kryetari Taravari, me ambasadorin franceze, z. Cyrille Baumgartner, janë takuar për një mëngjes pune në Rezidencën e Francës në Shkup, ku temë bisede kanë qenë zhvillimet në vend dhe rajon.“Kënaqësi t’i bashkëngjitesha sot Sh.T. Ambasadorit të Republikës franceze, z. Cyrille Baumgartner, për një mëngjes pune në Rezidencën e Francës në Shkup. Me Ambasadorin, patëm këmbime të frytshme rreth aktualitetit politik dhe zhvillimeve në vend dhe rajon. Konfirmova angazhimin e…

Lexo më Shumë

Është vënë nën kontroll zjarri i cili ka rënë në fabrikën e ngjyrës dhe llakut në afërsi të fshatit Falishë të Komunës së Tetovës.Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftojnë se ka pak tym, por se ende në vendin e ngjarjes është ekipi i zjarrfikësve nga Tetovë, i cili e kontrollon situatën dhe ka edhe polici për sigurimin e lokacionit.Për testimin e ujit të pijshëm në terren është edhe ekipi i Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë dhe rezultatet do të jenë gati për disa ditë. MARKETING

Lexo më Shumë

Në fjalimin e tij nga Parlamenti Evropian, kryeministri bullgar Nikolaj Denkov komentoi marrëdhëniet e vendit të tij me Maqedoninë e Veriut, duke kujtuar se Bullgaria është vendi i parë në botë që e njeh vendin tonë si shtet të pavarur evropian. “Për fat të keq, me kalimin e viteve marrëdhëniet tona janë përkeqësuar dhe nuk mendoj se Bullgaria është fajtore për këtë. Prandaj dua të them qartë se Bullgaria aktualisht nuk ka kërkesa të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut, përveç atyre që janë përcaktuar me vendimin e Bashkimit Evropian vitin e kaluar”, përfundoi Denkov, duke theksuar se Maqedonia e Veriut…

Lexo më Shumë