Sot (23-nëntor) në ora 11:15 në SPB-Tetovë është raportuar se një 26 vjeçar, banor i një fshati të Gostivarit në shtëpinë e tyre familjare, fillimisht është lënduar disa herë me një mjet të mprehtë, e më pas ka lënduar nënën e tij 50-vjeçare, motrën 29-vjeçare dhe mbesën e tij të mitur, thonë nga SPB Tetovë, raporton SHENJA.
Menjëherë i pandehuri i cili kishte probleme shëndetësore si dhe tre personat tjerë të lënduar janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për tu ofruar ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë-DPB Gostivar kanë kryer inspektimin e plotë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit. /SHENJA/
Data 31.08.2026
Aktuale
- “Shtatori do të na gjejë më të shumtë”, Luçiana Kokaj te Kryeministria: Gati për aksion deri në largimin e qeverisë!
- Sulejmani: Zgjidhet çështja e paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko”
- BE rrit presionin për raketat Patriot, Spanja dhe Greqia në qendër të kërkesave për Ukrainën
- Sherr te Kalaja e Tiranës, 39-vjeçari plagoset me thikë, policia në kërkim të autorëve
- ASH: 40,3% e të gjithë të papunëve në vend janë shqiptarë
- Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton bllokimin e autostradës për 3 netë: Ja devijimet
- ‘Kuku’ për Gjestin çfarë ka humbur, Egli Tako shfaqet ‘zjarr’ në këtë video me bikini



