Author: almakos

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga i pyetur nëse ka vullnet politik që të bëhen reformat në sistemin e gjyqësorit, tha se ka vullnet politik. “Çdokush që është i implikuar në vepra të cilat janë të ndaluara do të blej kohë. Shumë njerëz brenda partive politike e minojnë këtë proces. Por unë mendojë se ekziston vullneti brenda subjekteve politike, por ka segmente edhe brenda pushteti edhe brenda opozitës të cilët janë pjesë e një të kaluare jo të largët të oligarkisë të cilët kanë ngërthyer në kthetrat e veta tre sistemet e drejtësisë. E them dhe e stërthem se në Maqedoni…

Lexo më Shumë

Çështjet rajonale të sigurisë, lufta në Ukrainë, në Gazë, janë temat mbi të cilat janë diskutuar në takimin joformal të krerëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni. Para këtij takimi që u mbajt në Shkup, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha se Maqedonia e Veriut është aleat i çmuar dhe këtë e konfirmon fakti që ky samit u zhvillua në Shkup. Jens Stoltenberg, sekretar i Përgjithshëm i NATO-s “Maqedonia e Veriut është vend i suksesshëm në shumë gjëra, sidomos për shoqërinë multietnike, e cila i demonstron rajonit dhe botës se njerëz me prejardhje të ndryshme mund të jetojnë…

Lexo më Shumë

Ballkani Perëndimor është strategjikisht i rëndësishëm për NATO-n edhe pse nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për asnjë nga vendet e rajonit, ka ende arsye për shqetësim për situatën për shkak të tensioneve në rritje, deklaroi sot në Shkup Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, pas takimit me liderët e anëtarëve të Paktit nga rajoni. “Ne shohim kërcënime të secesionizmit në BeH, një situatë të brishtë të sigurisë në Kosovë dhe një bllokim të negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe shtetet autoritare si Rusia kërcënojnë integritetin tonë demokratik me kërcënime kibernetike”, theksoi Stoltenberg pas takimit ku morën pjesë kryeministri…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është ndarë çmimi shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2023. Fituesit e çmimit këtë vit janë Prof. Dr Agim Vinca, studiues dhe shkrimtar dhe Amet Selmani, shkrimtar. Çmimet u dorëzuan nga profesor Dr. Mixhat Polozhani, i cili në fjalimin e tij e theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe. “Ne na mbetet ta ruajmë dhe ta përmirësojmë edhe më shumë gjuhën shqipe, por edhe duke shqiptuar më mirë zanoret, si dhe drejtshkrimin e bashkëtingëlloreve. Shpresojmë që çmimi 22 Nëntori, i cili jepet për nder të historisë shqiptare, të jetë një nxitje edhe…

Lexo më Shumë

Pres që autoritetet hetimore të marrin menjëherë masa sepse kanë detyrim të veprojnë edhe pas zërave. Ne si Kabinet, për fat të keq, nuk jemi organ hetimor dhe nuk mund të kemi kompetencë këtu, tha zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska në pyetjen e gazetarit për qëndrimin e saj në lidhje me analizën gazetareske të sjelljes së zyrtarëve në Lotarinë Shtetërore dhe dhënien e tenderëve. Në deklaratat për media para fillimit të punëtorisë “Institucionet për qytetarët”, Gërkovska përshëndeti hulumtimin gazetaresk për Lotarinë. “Gazetaria hulumtuese është një nga faktorët kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dërgoi urim me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Urime 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe për të gjithë shqiptarët qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët anembanë ku janë shpërndarë nëpër botë. Ta ruajmë me dashuri dhe me përgjegjësi, ta përsosim dhe zhvillojmë, me çdo hap, me çdo vepër dhe në çdo sferë ku veprojmë. Le ti mësojmë gjeneratat e reja t’ia dinë vlerën dhe t’ia çmojnë bukurinë dhe pastërtinë duke e përdorur me gjitha pasuritë që posedon gjuha e bukur shqipe.…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, u dërgoi një mesazh urimi pjesëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Para 115 vjetësh pikërisht në Manastirin tonë ndodhi unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe si një hap kyç në kodifikimin e gjuhës shqipe, që është padyshim një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve”, thekson Pendarovski në urim. Presidenti thekson se në fillim të shekullit të 20-të në Perandorinë Otomane të atëhershme, intelektualët më të shquar shqiptarë nga e gjithë bota u…

Lexo më Shumë

Katari, i cili luajti një rol kyç ndërmjetësues në negociatat midis Izraelit dhe Hamasit, ka lëshuar një deklaratë duke njoftuar atë që e quajti “një marrëveshje për një pauzë humanitare”. Në përputhje me njoftimet e mëparshme si nga Hamasi ashtu edhe nga qeveria izraelite, deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit tha se pauza e luftimeve do të zgjasë katër ditë, me mundësinë e zgjatjes së saj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Në këtë kontekst, tha se fillimi i pauzës do të shpallej brenda 24 orëve. Deklarata nuk ka dhënë një numër se sa palestinezë do të…

Lexo më Shumë

Epilogu nga Samiti në dhjetor i BE-së varet vetëm nga ne, respektivisht nga ajo nëse opozita në vend do ta tejkalojë veten lidhur me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, që janë obligimi i jonë dhe kusht për hapjen e kapitujve në negociatat, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili është për vizitë në vend. “Samiti i dhjetorit do të tregojë se ajo që do të ndodh në të, varet nga ne. Respektivisht, nëse ne e marrin vendimin, të cilin e kemi obligim lidhur me përfshirjen e disa popujve…

Lexo më Shumë

Türkiye dhe Algjeria kanë nënshkruar 12 marrëveshje në fusha të ndryshme gjatë një vizite në Algjeri të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu. Erdoğan dhe homologu i tij algjerian, Abdelmadjid Tebboune, bashkë-kryesuan takimin e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Türkiye-Algjeri, që u mbajt në kryeqytetin Algjer. Më pas, liderët iu bashkuan një ceremonie të nënshkrimit të marrëveshjeve. Duke iu referuar tregtisë midis dy vendeve, presidenti Erdoğan tha se vitin e kaluar vëllimi tregtar midis dy vendeve arriti një rekord prej 5.3 miliardë dollarësh. Ai tha se presin që ky vëllim të arrijë në 6 miliardë…

Lexo më Shumë

Me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është pritur sot pasdite para Qeverisë nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. “Jam i nderuar që sot pres vizitën e parë zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vizita e sotme është konfirmim i rolit që ka Maqedonia e Veriut si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Të jesh pjesë e NATO-s do të thotë siguri, siguri dhe prosperitet për vendin tonë”, shkruan Kovaçevski në Facebook Pas ceremonisë, i ftuari i lartë i NATO-s dhe kryeministri do të kenë…

Lexo më Shumë

Edhe pse pritshmëritë ishin të mëdha për sot, Gjykata Supreme e anuloi seancën për rastin “Alfa”, gjegjesisht ajo do të mbahet rreth një muaji më vonë, më 25 dhjetor. Shkaku i këtij prolongimi ishte mungesa e disa antarëve të trupit gjykues dhe e prokurorit të lëndës. Këshilli Gjyqsor që do ta udhëheq këtë lëndë në Gjykatën e Lartë përb ëhet nga Xhemali Saiti, Shpend Devaja, Elica Kërstevska, Mirjana Llazarova, Anita Boshkovska, kurse prokuror është Boban Llazarevski. Ramiz Dauti, dëshmitar në rastin “Alfa” një ditë më parë kishte paralajmëruar se për ta sot do të jetë ditë e madhe dhe pasi…

Lexo më Shumë