Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 120 kundërvajtje, prej të cilave tetë kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, pesë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjeti. MPB njofton se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. “Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksojnë nga MPB-ja. MARKETING
Author: almakos
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Për përbërjen e re të Komisionit kundër korrupsionit janë regjistruar 42 kandidatë. Pritet që sot të përfundojë intervistimi i kandidatëve, ndërsa vendimi se cilët kandidatë e kanë kaluar filtrin e komisionit do të dihet në fund të javës së ardhshme. Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve është formuar më 14 të këtij muaji në përputhje me Vendimin e Kuvendit për publikimin e shpalljes publike për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të KSHPK-së. mandati i anëtarëve aktualë të…
Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në një intervistë për Zërin e Amerikës është përgjigjur në pyetjet për pjesëmarrjen e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s në sistemin e sigurisë kolektive, por edhe për pjesëmarrjen e Ushtrisë në misionet në rajon. Petrovska tha se Republika e Maqedonisë së Veriut, përveç që është pjesë e atij sistemi të sigurisë kolektive, po ashtu është e pranishëm edhe në rajon përmes pjesëmarrjes në misione, në Kosovë dhe në BeH. “Muajin e kaluar ne në një seancë të Qeverisë morëm vendim për të rritur pjesëmarrjen e anëtarëve tanë në misionin e NATO-s…
Qeveria maqedonase ka vendosur që të heqë ndalesën e fluturimeve të avionëve rusë, për t’i mundësuar delegacionit rus, që përfshin edhe kryediplomatin Sergei Lavrov, për të ateruar në Shkup. Lavrov parashihet të marrë pjesë në Këshillin Ministror të shteteve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor. Vendimi i Qeverisë maqedonase erdhi pasi Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes dhanë miratimin për lejimin e fluturimit të avionit rus dhe të aterimit të tij. Pavarësisht këtij vendimi, Shkupi tha se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për fluturimet e tjera nuk…
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga përmes një letre me shkrim kërkon nga Këshilli Gjyqësor për shkak të konfliktit të interesit lirimin e Loreta Gjorgieva nga Komisioni i raportuesve sipas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës, kumtuan pasdite nga Ministria resore. Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në shkresën e tij drejtuar Këshillit Gjyqësor thekson se, edhe përkundër udhëzimit paraprak për dorëzimin në kohë të materialeve, ato nuk i janë dorëzuar as para dhe as pas mbajtjes së seancës, e cila është mbajtur më 23 nëntor. “Është e palejueshme që Ministri i Drejtësisë të informohet për pikat…
Në ueb-faqen e Bashkimit Evropian është publikuar tenderi për zgjedhjen e kontaktorit për ndërtimin e tubacionit për gaz natyror mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Hapja e ofertave do të bëhet për 60 ditë, gjegjësisht më 1 shkurt të vitit 2024 në orën 12. Është paraparë që tubacioni i gazit të jetë në gjatësi prej 123 kilometra dhe të shtrihet nga Nea Mesimvria deri në Negotinë dhe t’i lidhë dy sistemet kombëtare për transmetim të gazit natyror. Në territorin tonë në pjesën nga Gjevgjelia deri në Negotinë do të jetë në gjatësi prej 67 kilometra me vlerën e pritur prej mbi 83…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka autorizuar Ministrinë e Punëve të Jashtme që vetë të vendosë për dhënien ose jo të lejes për ardhjen e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në Shkup gjatë mbledhjes së OSBE-së nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se gjatë seancës së sotshme të Qeverisë, është vendosur që ministrit kompetente të procedojnë më tej në lidhje me pjesëmаrrjen e Lavrovit ose jo. MPJ “Në seancën e sotme të Qeverisë, Qeveria solli plotësimin e Vendimit për vendosjen e masave kufizuese në lidhje me aktivitetet e Federatës Ruse,…
Partia e Mickoskit, e cila beson se do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardshme, është shprehur e gatshme që të heqë dorë nga praktika e Qeverisë teknike 100 ditë para daljes në kutitë e votimit. Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së deklaroi se këtë e bëjnë vetëm për të pamundësuar që BDI të marrë kryeministrin teknik. MILE LEFKOV, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË “Të fillojmë të numërojë që nga dyqanet e Artan Grubit dhe vëllait të tij, hotelet e Shapkës, ligjet e lojërave të fatit, deri te qiratë miliona që do të paguajë Lotaria, te politikani më kriminal në Maqedoninë e Veriut.…
VMRO-DPMNE, si partia më e përgjegjshme politike ndaj qytetarëve dhe shtetit, është e gatshme të heqë dorë nga një qeveri teknike, vetëm që BDI të mos ketë mundësi të marrë postin e kryeministrit teknik. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov deklaroi se BDI me muaj është në epiqendrën e të gjitha skandaleve kriminale që e tronditin Maqedoninë e Veriut, parti në të cilën asnjë staf i pakompromis dhe i pakriminalizuar nuk mund ta sigurojë kryeministrin teknik të vendit. Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së “Të fillojmë të numërojë që nga dyqanet e Artan Grubit dhe vëllait të tij, hotelet e Shapkës, ligjet…
Qeveria hoqi ndalimin e fluturimeve dhe uljeve të avionëve shtetërorë rusë mbi dhe në vend. Kjo është vendosur në seancën e sotme. Seanca u mbajt në formatin online në orët e paradites, transmeton SHENJA.Kjo do të thotë se nuk ka asnjë pengesë formale që një aeroplan, në pronësi të shtetit rus, të ulet në një nga aeroportet në Maqedoni. Vendimi, ose më mirë ndryshimet në masat aktuale kufizuese për Federatën Ruse të miratuara pas agresionit të Ukrainës, vjen në prag të Këshillit Ministror të OSBE-së, i cili duhet të mbahet nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor në Shkup.Deri më…
Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në Strugë. Sipas informacioneve, janë arrestuar 20 persona. Aksioni ka filluar në mëngjes, ku forcat speciale janë duke arrestuar persona me dosje kriminale. Ministria e Brendshme për TV SHENJA e konfirmon se një aksion policor është duke u zhvilluar, por do të njoftojë detaje pas përfundimit të tij. MARKETING
Për shkak të mbajtjes së dy protestave të paralajmëruara, sot nga ora 11 deri në 14:30, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB-së Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët e zonës qendrore të qytetit, informoi Ministria e Punëve të Brendshme. Nga MPB apelojnë të respektohen urdhrat që do t’i japin nëpunësit policor në rrugët ku do të zhvillohen protestat. MARKETING

