Author: almakos

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka njoftuar se gjatë ditë së nesërme do të dërgojë thirrje deri tek liderët e të gjitha partive parlamentare për takim liderësh. Takimi siç bëri të ditur ai do të mbahet të hënën dhe në të do të diskutohet për eurointegrimin e vendit në BE, për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, parlamentare dhe për Kodin Zgjedhor.“Ju njoftoj që nesër do të dërgohet thirrje për takim liderësh deri te të gjithë kryetarët e partive parlamentare politike si dhe te kryetari i Kuvendit. Takimi do të caktohet për të hënën dhe në të njëjtën do të bisedohet për euro-integrimin e…

Lexo më Shumë

Drejtues i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, në emisionin “intervistë në SHENJA”, tha se ai nuk e imagjinon se përse nuk ndodh që shqiptarët e Maqedonisë dhe trevave të mos kenë shtetësinë e Shqipërisë. “Nuk mund të jenë kushtet e marrjes së shtetësisë e të shqiptarëve të këtyre trevave me një shqiptar të një shtetas nga Pakistani. Po bota i gjëmon nga pas bashkombasit e vet për tu dhënë pasaportat. I gjëmon ku je të ta jap. Ne mos me ua dhënë njerëzve tanë, pse?”, deklaroi Adriatik Lapaj. Ai tha se në vizionin e tij çdo shqiptar i këtyre trevave…

Lexo më Shumë

Analisti politik Ismet Ramadani duke folur për ardhjen e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov në Maqedoni për samitin e OSBE-së, tha se ministri Bujar Osmani i cili është kryesues i OSBE-së, tha se lejimin për ardhjen e Lavrovit në Shkup e ka bërë pas konsultimeve me shtetet që janë ato që peshojnë në OSBE. “Asnjëherë nuk janë konsultuar SHBA, BE poashtu në moment të fundit tha një deklarim nëpërmjet Stanos që lejohet fluturimi i ekspeditës të Lavrovit me atë që Bullgari të jep leje, dhe ne si shtet nikoqir. Por tek e fundit ndoshta është mirë…

Lexo më Shumë

Partitë e koalicionit “Lidhja Evropiane për Ndryshim” me rastin e 28 nëntorit-Ditës së Flamurit, në Tetovë kanë nënshkruan deklaratën e koalicionit, për  të cilën u zotuan për një performancë të përbashkët zgjedhore. Partitë nga blloku opozitar shqiptar Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe Lëvizja Besa, gjithashtu informuan se do të marrin pjesë së bashku në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare të këtij vitit. Krerët e partive opozitare Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi,  me motën BOLL ISHTE!, ju drejtuan të pranishme. Ata madje  u premtuan qytetarëve  se  në zgjedhjet e ardhshme do të dalin fitues. IZET MEXHITI,KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE…

Lexo më Shumë

Mbi 120 mijë nxënës dhe studentë do të përfitojnë kompensim monetar mujor deri në fund të vitit aktual shkollor, gjegjësisht vitit akademik, si mbështetje për ta dhe familjet e tyre, në kushtet e rritjes së shpenzimeve të jetesës dhe efekteve të zgjatura të krizës energjetike, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.  Nga atje thonë se kjo është e paraparë në pakon e re të nëntë të masave antikrizë të Qeverisë, që synojnë të rinjtë, kategoritë e ndieshme të qytetarëve dhe sektorin privat. MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS “Rreth 105.000 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme të cilët vijnë…

Lexo më Shumë

Mbi 120 mijë nxënës dhe studentë do të përfitojnë kompensim monetar mujor deri në fund të vitit aktual shkollor, gjegjësisht vitit akademik, si mbështetje për ta dhe familjet e tyre, në kushtet e rritjes së shpenzimeve të jetesës dhe efekteve të zgjatura të krizës energjetike. Kjo është e paraparë në paketën e re të nëntë radhazi të masave antikrizë të Qeverisë, që synojnë të rinjtë, kategoritë e ndjeshme të qytetarëve dhe sektorin privat. Rreth 105.000 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme të cilët vijnë nga familje me të ardhura të ulëta mujore deri në 50.000 denarë do të marrin…

Lexo më Shumë

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, sot pasdite pritet të arrijë në Shkup, ku do të marrë pjesë në Këshillin e 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, i cili mbahet nga sot deri më 1 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni. Blinken do ta fillojë pjesëmarrjen në samitin e OSBE-së me një takim me shefin e diplomacisë dhe kryetar të OSBE-së, Bujar Osmani. Ai në Shkup duhet të arrijë nga Brukseli, ku po merr pjesë në takimin ministror të NATO-s, ndërsa pas takimit me Osmanin, Sekretari Amerikan i Shtetit është paraparë të marrë pjesë në një…

Lexo më Shumë

Konkursin për prokuror të ri shtetëror publik, Kuvendi e ka publikuar sot në Gazetën Zyrtare dhe në dy gazeta ditore, pasi të hënën deputetët e votuan vendimin për emërimin e prokurorit të ri publik. Prokurorit shtetëror publik aktual, Lubomir Joveski mandati i përfundon muajin e ardhshëm. Sipas Ligjit të Prokurorisë Publike parashihet që afati për aplikim të kandidatëve të jetë 15 ditë nga dita e publikimit në “Gazetën Zyrtare”. Si prokuror publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të emërohet person i cili ka stazh të pandërprerë pune prej të paktën dhjetë vjetëve si prokuror publik ose si gjykatës…

Lexo më Shumë

Në ditët në vijim moti do të jetë stabil, nesër dhe të premten paradite do të ketë mjegull nëpër lugina. Të premten dhe në fillim të fundjavës do të fryjë erë jugore mesatare deri e fortë, e cila do të shkaktojë rritje të ndjeshme të temperaturave gjatë ditës dhe shkrirje më të shpejtë të shtresës së mbetur të dëborës. Të dielën priten reshje shiu, ndërsa era do të ndryshojë në drejtim të veriut. Temperatura minimale do të zbresë deri në minus dy, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë deri në 17 gradë. MARKETING

Lexo më Shumë

Nëpunës policorë të SPB Tetovë gjatë mbrëmjes së kaluar rreth orës 23:30 minuta, pas ndërmarrjes së masave operative, e ka identifikuar dhe e kanë privuar nga liria 33 vjeçarin J.A. nga Reçica e Vogël-Tetovë. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, ai dyshohet se nga shtiza e manastirit “Shën Naumi” në Kodrën e Diellit, derisa në objektin fetar nuk kishte njeri, ka larguar flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe e ka vendosur flamurin e Republikës së Shqipërisë. “Pas dokumentimit të rastit, ndaj J.A., i cili ndodhej me një person tjetër në momentin e uljes së flamurit të…

Lexo më Shumë

Sportelet për pagesë të “Ujësjellës dhe kanalizim” në Drejtorinë e ndërmarrjes do të punojnë sot nga ora 07:30 deri në 14:00, ndërsa nesër nga ora 09:00 deri në 14:00. Pikat e pagesës në Saraj, Shuto Orizarë dhe Lisicë nuk do të punojnë. Nga ndërmarrja bëjnë të ditur se nga dita e premte do të vazhdojnë me orar të rregullt të punës. Vendimi, siç theksohet nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim”, është në përputhje me konkluzionet e seancës së 199-të të Qeverisë për shkak të mbajtjes së Takimit të 30-të ministror të OSBE-së. MARKETING

Lexo më Shumë

Stojançe Angellov ka publikuar fotografi në rrjetet sociale, ku thekson se flamuri shqiptar nuk është më në direkun në oborrin e kishës “Sht. Naumi i Ohrit” në Kodrën e Diellit. Ai shkruan se do të vendoset flamuri i kishës. Drejtori aktual i Qendrës për Menaxhim me Kriza, gjithashtu njofton se është arrestuar personi që hoqi flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM). “Reagimi i shpejtë i institucioneve si dhe presioni publik mund të zvogëlojë provokimet që ndezin mostolerancën ndëretnike. Provokimeve nuk duhen heshtur, por duhet reaguar ashpër. Vetëm në këtë mënyrë do të dekurajohen provokatorët e mundshëm të ardhshëm. Reagimi i…

Lexo më Shumë