Autopsia e trupit të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska në Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Kriminologji në Shkup ka përfunduar dje dhe trupi i pajetë i është dorëzuar familjes. Analizat pas autopsisë, të cilat duhet të përcaktojnë shkaqet e vdekjes së dhunshme, kohën e vdekjes së vajzës… janë në zhvillim e sipër dhe pasi të kenë përfunduar plotësisht, do të përgatitet procesverbali i autopsisë, i cili me të gjitha të dhënat dhe analizat e plota. do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore Publike Shkup. Ky raport do të jetë pjesë e provave kyçe në hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Vajza 14-vjeçare e zhdukur…
Author: almakos
Një peticion po shpërndahet në rrjetet sociale me titull Dënim me vdekje për vrasësit e Vanjës dhe thirrjet nga të gjitha anët për përgjegjësi dhe dënime maksimale nuk shuhen. Qytetarët nuk reshtin së kërkuari drejtësi dhe thonë se burgimi i përjetshëm për autorët është një dënim shumë i vogël dhe ndaj kërkojnë që vrasësit e Vanjas të marrin dënimin me vdekje. Vanja Gjorçevska në moshën 14-vjeçare u gjet e vdekur, pasi paraprakisht ishte rrëmbyer dhe ekzekutuar. Për vrasjen e saj akuzohen pesë persona, në mesin e të cilëve edhe babai i saj, i cili dyshohet se ka dhënë informacione për…
Doganierët e Qafë Thanës parandaluan tentativën për të kontrabanduar 50 tonë naftë të deklaruar si naftë bazë, e cila transportohej me dy automjete mallra-cisterna. Ndaj autorëve është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike. Konkretisht, në hyrje të vendit në pikën kufitare të Qafë Thanës kanë mbërritur dy automjete mallrash me cisterna të regjistruara për transit. Dërguesi i mallit është kompani nga Shqipëria, ndërsa marrësi është kompani nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Për shkak të dyshimeve për dokumentacionin e paraqitur dhe llojin e mallit të deklaruar, mjetet motorike mallra janë ndaluar për kontroll të mëtejshëm. Në të njëjtën kohë u…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (04.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 175 masa, nga të cilat 8 sanksione për ngarje me shpejtësi të kufizuar, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tre sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kalim sinjal i mbyllur – dritë e kuqe, 17 masa për mospërdorimin e rripit” thuhet në deklaratën nga MPB-së.MPB bën të ditur se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ato apelojmë tek qytetarët…
Gjykata penale e Shkupit e pranoi propozimin e Prokurorisë themelore publike dhe përcaktoi paraburgim prej 48 orëve për babain e Vanja Gjorçevskës, Aleksandar Gjorçevski, i cili është njëri prej të dyshuarve për vrasjen. Sipas Prokurorisë, i ati i Vanjës dyshohet se ka dhënë informacione se kur e bija e tij do të dalë nga shtëpia në mënyrë që të rrëmbehet. Ndryshe, më herët MPB shpalli fletarrest ndërkombëtar për të akuzuarin e parë Ljupço Palevskin i cili dyshohet se ka kryer vrasjen. MARKETING
Edhe zyrtarisht është lëshuar flet arrest ndërkombëtar për Lupço Palevski – Palço, cili është i dyshuari kryesor si organizator dhe autor i vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi, njofton SHENJA. “Lupço Palevski, i lindur më 12.12.1964. në Shkup kërkohet me urdhër ndërkombëtar për hetimin e veprave penale “rrëmbim” dhe “vrasje” sipas urdhrit XV KO nr. 3047/23 të lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. /SHENJA/ MARKETING
Kryeparlamentari Talat Xhaferi, pas përfundimit të takimit të liderëve u shpreh se çdo çështje e hapur mund të mbyllet përmes dialogut në tryezë të përbashkët. “Çdo çështje e hapur mund të mbyllet përmes dialogut në tryezë të përbashkët. Sot mora pjesë në takimin e liderëve në Kuvend ku u diskutua për datat e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Propozimi i kryeministrit Kovaçevski, i miratuar me konsensus, është që rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill, ndërsa rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 8 maj”, u shpreh Xhaferi. /SHENJA/ MARKETING
Babai i Vanja Gjorçevskës pasdite pritet të dërgohet para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën penale në Shkup. Ai është marrë në pyetje në stacionin policor, ndërsa sot në konferencë për shtyp, kryeprokurori në Prokurorinë themelore publike Shkup. Gavrill Bubevski tha se provat e ndërmjetësimit tregojnë se organizatorët i kanë marrë informatat nga babai i saj për atë se kur vajza do të dalë nga shtëpia. “Për babain tani për tani kemi dëshmi se si ndërmjetësues ka marrë pjesë në informimin kur vajza do të dalë nga shtëpia që të rrëmbehet. Nuk kemi njohuri se është i involvuar në motivin…
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski lidhur me vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski tha se ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dhe prokurori Gavril Bubevski në konferencën e sotme për mediat dhanë informacione enciklopedike dhe pa asnjë provë konkrete. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË “Në konferencën e sotme për mediat dëgjuam informacione enciklopedike, pa asnjë provë konkrete dhe as asgjë që duhej të merrte MPB-ja dhe Prokuroria. Ditë e vështirë, ngushëllimet e mia më të thella”. Kryetari i Aleancës për shqiptarët Arben Taravari tha se shpreson që të funksionojnë institucionet dhe kryesit e kësaj vepre ta marrin…
Televizioni Tellma ka publikuar një fotografi ku mund të shihen mbetjet e makinës së djegur, të cilën makinë e kanë përdorur vrasësit e Vanja Gjorçevskës. Sipas informacioneve trupi i Vanjës është varrosur disa metra më larg nga vendi ku edhe është djegur makina. Në rrugën lokale drejt fshatit Brazda nuk ka shumë komunikacion, ndërsa shumica edhe nuk e dinë këtë rrugë. MARKETING
Organizatori dhe autorët e vrasjes së 14- vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74 vjetarit Pançe Zhezhovski nga Velesi është Ljubco Palevski – Palço, i cili aktualisht është arrestuar ndërsa sot në konferencën për mediat ministri i brendshëm, Oliver Spasovski dhe prokurori publik Gavriel Bubevski gjatë pyetjeve të gazetarëve për përfshirjen e Palços, nuk e kanë treguar konkretisht me emër dhe mbiemër, por janë përgjigjur në pyetjet që konkretisht e kanë treguar emrin e tij si i dyshuari kryesor për veprat e shëmtuara. Siç informoi ministri i Brendshëm Spasovski, personi me veturë së bashku me avokatin e tij është larguar…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari para fillimit të takimit të liderëve u shpreh edhe për kërkesën e VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e qeverisë teknike.Taravari thotë tendenca e VMRO-së është më shumë të mos ketë kryeministër shqiptar.“VMRO-së nuk e di pse u kujtohet çdo herë dy tre muaj para zgjedhjeve të parashtrojnë kështu pyetje. Kanë mundur ta ngrejnë si çështje para një apo dy viteve dhe mundeshim ta diskutojmë. Por tani tre katër muaj para zgjedhjeve, mua më duket paradoksale dhe tendencioze, mos e them pse. A duhet të kemi kryeministër shqiptar për 100 ditë? Ajo është marrëveshje mes BDI-së…

