Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari para fillimit të takimit të liderëve u shpreh edhe për kërkesën e VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e qeverisë teknike.
Taravari thotë tendenca e VMRO-së është më shumë të mos ketë kryeministër shqiptar.
“VMRO-së nuk e di pse u kujtohet çdo herë dy tre muaj para zgjedhjeve të parashtrojnë kështu pyetje. Kanë mundur ta ngrejnë si çështje para një apo dy viteve dhe mundeshim ta diskutojmë. Por tani tre katër muaj para zgjedhjeve, mua më duket paradoksale dhe tendencioze, mos e them pse. A duhet të kemi kryeministër shqiptar për 100 ditë? Ajo është marrëveshje mes BDI-së dhe LSDM-së, nëse ka një marrëveshje të atillë absolutisht po. Unë mendoj se tendenca e VMRO-së është më shumë të mos ketë kryeministër shqiptar sesa e ka te qeveria teknike. E ka te kryeministri shqiptar!”, tha Taravari.
Data 01.09.2026
Aktuale
- Pirin Export: Wellness dhe SPA në shtëpi – standardi i ri për një jetë të shëndetshme dhe cilësore
- 1.014 sportistë palestinezë të vrarë nga Izraeli gjatë gjenocidit në Gaza
- Përfundon protesta në kryeqytet / Pas marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit rikthehen te Kryeministria: Nesër më shumë!
- Tensionet rriten: Iranin godet bazat amerikane në Jordani, Trump paralajmëron hakmarrje të fortë
- Protesta antiqeveritare në ditën e 93-të, qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ramën, Ballukun dhe Berishën!
- Ambasada turke në Shkup organizon pritje solemne me rastin e Ditës së Fitores
- Gjorgjievski: 420 milionë denarë për urën dhe rrugën e re Saraj–Gjorgje Petrov
- Ambasada turke në Shkup organizon pritje solemne me rastin e Ditës së Fitores



