Procedura për ekstradimin e autorit kryesor të dyshuar për vrasjen e 14 vjeçares, Vanja Gjorçevska, Lupço Palevski Palços, i cili u kap nga autoritetet turke një natë më parë, ka nisur, por këresa ende nuk është dorëzuar sepse Ministria e Drejtësisë po i grumbullon dokumentacionet. Megjithatë, zotohen se nuk do të presin që të bëhen 40 ditë për ta dorëzuar kërkesën për ekstradim. Gjithashtu nga organet kompetente turke kërkojnë që të dyshuarin Palevski ta mbajnë në paraburgim, deri në realizimin e ekstradimit. Ministria e Drejtësisë “Ministria e Drejtësisë ka nisur procedurën e ekstradimit dhe po mbledh të gjitha dokumentet nga…
Author: almakos
Drejtori i Byrosë për Metrologji, Abdulselam Selami, për Televizionin Shenja, ka folur në lidhje me byronë që ai drejton. Selami sqaron se kjo byro është organ në përbërje të Ministrisë së Ekonomisë. Ai thotë se në bazë të ligjit për metrologji janë të përcaktuara punën dhe veprimtaritë e Byrosë, apo siç tha ai, gjithçka që matet përveç motit, bie në këtë sektor. SINKRON: ABDULSELAM SELAMI “Byroja për Metrologji ka disa segmente, apo disa sektorë, që e përbëjnë në përgjithsi këtë Byro, d.m.th, një pjesë kemi matjen e kualitetit të derivateve të naftës, saktësisë së pompave të benzinës. Pjesën tjetër e…
Shën Kliment i Ohrit – 8 Dhjetori (e premte) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç kumton Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, kjo ditë është ditë jo pune konform Ligjit për festat në RMV (“Gazeta zyrtare e RMV” nr 21/98 dhe 18/07). Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të gjithë qytetarëve ua uron festën Shën Klimenti i Ohrit. MARKETING
jykata Themelore Penale Shkup sot publikoi se është pranuar propozimi për përcaktimin e masës së paraburgimit prej 48 orësh për S.D. për të cilin dje Prokuroria Publike kumtoi se dyshohet që i ka ndihmuar të dyshuarit të parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit të arratiset në Turqi. Disa media raportuan se bëhet fjalë për personin Stefan Dimkovski, bashkëpartiak i Panços nga partia e tij e Djathta. “Gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup për përcaktimin e masave të paraburgimit ndaj 4 personave të cilët gjatë ditës…
Pa energji elektrike sot do të jenë një pjesë e banorëve të komunës së Çairit, Petrovecit dhe Gjorçe Petrovit. Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 15:00 pa energji do të jenë konsumatorët e rrugës “Kumbara”, “Ismail Kadare”, “Sevastopollska”, “Krimska” dhe “138” në Komunën e Çairit. Nga ora 09:00 deri në orën 11:00 sot pa energji do të jenë objektet e “Kiperit” të vendosur në zonën industriale Qojlia në Komunën e Petrovecit. Pa energji në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 13:00 do të jenë konsumatorët e vendosur rreth stacionit hekurudhor në Vollkovë, Komuna e Gjorçe Petrovit. Ashtu…
Është pranuar propozimi i Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit për katër të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës të cilët sonte u nxorën para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale në Shkup. Të gjithëve u është caktuar masë e paraburgimit 30-të ditor, konfirmojnë nga Prokuroria. Katër personat sot nga Burgu hetimor i Shutkës janë dërguar në Gjykatën Themelore Penale në Shkup para gjykatësit në procedurë paraprake. Tre prej tyre janë në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi, pasi paraprakisht Gjykata e pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe…
Dukuria e vrasjeve me pagesë nuk vlerësohet që është shfaqur në Kosovë të paktën jo në raportimet e Policisë. Megjithatë profesorë e ekspertë të kriminalistikës, kanë informata për numrin e vrasësve me pagesë që janë në Ballkan e që janë shqiptarë. Para në këmbim të privimit nga jeta e dikujt, është vepra penale më rrallë e dëgjuar dhe e raportuar në Kosovë. Pikërisht rastin e fundit të vrasjes së Liridona Ademajt e rëndon fakti se dyshohet që vrasja e saj është e porositur e vlerësuar me një çmim prej 30 mijë eurosh. Por ani pse me raste të tilla nuk…
Para disa ditësh, Qeveria në ikje doli me propozim buxhetin për vitin 2024 dhe me kuazi pakon e re anti-krizë në vlerë prej 662 milionë euro para të popullit, e cila targeton kategoritë më të prekura të qytetarëve për 6 muajt e ardhshëm. Sa i përket buxhetit të paralajmëruar, i cili do të jetë më i madhi dhe më i fryeri ndonjëherë, e që është joreal, i parealizueshëm e tërësisht elektoral, çuditërisht si për ironi shkurtohen mjetet e AGJENSIONIT PËR RINI DHE SPORT, në kohë kur rinia po ik në mënyrë masovike nga vendi ynë, shkurtohet buxheti i MINISTRISË SË…
Departamenti Amerikan i Shtetit sot e ka shpallur ish zv/kryeministrin Koço Angjushev në listën e personave të padëshiruar në SHBA.Sipas komunikatës, raporton SHENJA, ai është përfshirë në listën e zezë, për shkak përfshirjes së tij në korrupsion të theksuar.Nga DASH thonë se Angjushev si zv/kryeministër ka keqpërdorur pozitën e tij për të përfituar bizneset e tij private, duke e cenuar besimin e opinionit në Maqedoni në institucionet qeveritare.“Veprimi i sotëm demonstron se SHBA qëndrojnë pranë atyre në Maqedoni të Veriut të cilët kërkojnë përgjegjësi nga funksionarët publik të korruptuar”, thuhet në komunikatën. /SHENJA/ MARKETING
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi, bëri një deklaratë sot në emisionin “Klan Debat”, ku bëri të ditur se prej fillimit të pandemisë së Covid-19 në vitin 2020, qeveria ka shpenzuar mbi dy miliardë euro në masat e ndryshme kundër krizës, duke përfshirë qytetarët dhe kompanitë. Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri theksoi se paketa e fundit e masave kundër krizës, e miratuar javën e kaluar, arrin në vlerën prej 662 milionë euro. Ky është tashmë plani i nëntë i qeverisë për të mbështetur ekonominë lokale dhe qytetarët gjatë kësaj periudhe të vështirë. Një nga pjesët…
Panik është krijuar në shkollën fillore “Strasho Pinxhur” në Karbincë, ku sipas televizionit M-net, ka patur tentim të pasuksesshëm për kidnapimin e dytë fëmijëve të cilët kanë qenë të nacionalitetit maqedonas dhe turk. Lidhur me rastin kanë reaguar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët kanë thënë se nuk ka patur tentim për kidnapim, gjegjësisht bëhet fjalë për një djalosh të ri në moshë i cili e ka ftuar nxënësen që të futet në makinë dhe të shkojnë për kafe. “Sot në orën 09:52 në SPB Shtip nga shkolla fillore Karbinci është denoncuar se rreth orës 9:30 në…
Në një përpjekje për të analizuar rezultatet e Programit Ndërkombëtar të Vlerësimit të Studentëve (PISA) 2022, Maqedonia e Veriut shënon një rënje të dukshme në të gjitha tre lëndët kryesore: matematikë, lexim dhe shkencë. Sipas të dhënave, në matematikë Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rezultat prej 60 pikëve, duke shënuar një rënie prej -6 pikëve krahasuar me vitin 2018. Në lexim, vendi ndodhet në pozitën e 70 me një rënie prej 34 pikëve, ndërsa në shkencë zë vendin e 67 me një rënie prej -33 pikëve. Ndryshe nga vendet Kosova e cila shënon një pozicion të ngjashëm, duke zënë…

