Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, ka njoftuar se dje ka nënshkruar kërkesën për ekstradimin e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë Lupço Pavlevski- Palço, raporton SHENJA. “Dje u nënshkrua nga ana ime, të gjitha shkresat u përkthyen në gjuhën turke. Sot deri në përfundim të ditës, gjithashtu edhe në Prokurorinë Publike do të përkthehen dhe sot kërkesa do të dorëzohet edhe përmes postës elektronike, por edhe përmes ambasadës dhe pasi ta marrin kërkesën tonë do të komunikojmë direkt edhe ministrin e Jahtëm të Turqisë”, ka deklaruar Lloga. MARKETING
Author: almakos
Avokati i popullit, Naser Ziberi, duke prezantuar Raportit për monitorimin e zbatimit të parimit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të të punësuarve në sektorin publik për vitin 2022, deklaroi se karakteristike për disa institucione është se kanë punësuar persona vetëm nga komuniteti shumicë, ndërsa te disa edhe nga komuniteti i dytë etnik sipas madhësisë, dhe nuk kanë punësuar njerëz nga komunitetet më të vogla, ose kanë punësuar vetëm një numër të vogël, ndërkohë që nuk ka përqindje të caktuar të përfaqësimit, veçanërisht në kuadrin udhëheqës të komuniteteve më të vogla. “Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit në nivel…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot ka deklaruar se ende është duke zgjatur marrja ne pyetje e avokatit Vasko Stojkov, me të cilin Lupço Palevski, i dyshuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski është larguar në Beograd.“Avokati është mbajtur në pyetje dhe ende po zgjatë në kuadër të 24 orëve dhe më pas shërbimet do të vendosin”, tha Spasovski.Në lidhje me shoferin i cili e ka transportuar Palevskin në Turqi dhe ishte arrestuar në hyrje në pikën kufitare në Dojran, Spasovski tha se do të ngritet kallëzim penal. /SHENJA/ MARKETING
Drejtoria Doganore njoftojnë se janë sekuestruar 50.600 euro, të cilat pasagjeri nuk i ka paraqitur te doganierët në njësinë doganore Aeroport Shkup me hyrjen në vend. “Pasagjeri që po udhëtonte nga Stambolli në hyrje vendosi të kalonte përmes një kanali të gjelbër ku kalojnë njerëzit që nuk kanë asgjë për të raportuar. Doganierët e përzgjodhën për ekzaminim dhe në bagazhin e tij personal iu gjetën valutë në vlerë prej 60.600 euro”, thuhet në deklaratën e tyre. Sipas Ligjit për Veprimtarinë Devizore, pasagjerit i janë kthyer 10 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër me aktvendim i janë marrë personit. MARKETING
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (06.12.2023) ka vazhduar me kontrolle komunikacionin. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 253 masa, nga të cilat 13 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 11 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për drejtim të automjetit kalimi i sinjalistikës së mbyllur – dritë e kuqe, 29 masa për mospërdorimin e rripit… Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e…
Qeveria në mbledhjen e sotme e ka shqyrtuar dhe përcaktuar tekstin e Propozim ligjit për falje, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Siç bëri të ditur shërbimi për media i Qeverisë, shkaqet për miratimin e Ligjit të ri për falje, sipas propozuesit, dalin nga mangësitë dhe zbrazëtirë juridike në Ligjin ekzistues për falje (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr.20/93, 12/09 dhe 99/16), nga aspekti i zbatimit të tij praktik, si dhe nga nevoja e normimit më preciz të disa çështjeve të rregulluara me ligjin.“Për shkak të problemeve të shpeshta me të cilat përballet praktika, nga aspekti i urgjencës së procedurës, në…
Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se ai është evropian më i madh edhe se Ursula von Der Layen, por duhet patur principe. Ai tha se nuk i duhet Evropë nëse nuk e respekton si maqedonas. “Kërkojmë respektim të asaj që e ka nënshkruar. Kur e patë ju Michelin të shkojë dhe t’i bind ata (bullgarët). Nëse mua nuk me respektojnë si maqedonas nuk do të ju respektojnë as juve si shqiptar”, tha Mickoski raporton SHENJA. MARKETING
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se edhe tani me shfuqizimin e Qeverisë teknike mund që partnerët e koalicionit të realizojnë marrëveshjen e tyre politike. Ai tha se kjo do të ishte qeveri politike dhe jo teknike ndërsa VMRO-DPMNE nuk do të merrte pjesë. “Bëni qeveri politike, kryeministri aktual do të jep dorëheqje, Pendarovski mund t’ja jep mandatin, po sillet emri i Talat Xhaferi bëhet qeveria, ne nuk do të ishim kundër”, u shpreh Mickoski, raporton SHENJA. Mickoski tha se ata do të dalin në zgjedhje, pa dallim kush do t’i organizojë zgjedhjet ata do të dalin dhe do t’i…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për Qeverinë teknike tha se ata nuk dëshirojnë të ketë qeveri teknike për shkak se është antikushtetues. “Ishte edhe në vitin 2016, 2020 ishte përkrahur por unë ju tregoj se cili është motivi i VMRO-së kundër kësaj. Nëse flasim për Ligj dhe Kushtetuta duhet të jemi principiel pa dallim se kur humbim apo fitojmë. E hedh poshtë diskutimin kundër asaj se VMRO-DPMNE është kundër kryeministrit shqiptar. Isha i pari i cili e propozova kryeministër shqiptar, Afrim Gashin. Edhe në të kaluarën ka patur kryeministër që nuk ka qenë…
Policia ka arrestuar Vasko Stojkovin, avokatin e Lupço Palevski- Palço. Sic edhe dihet, ai e ka transportuar Palçojn nga Shkupi për në Beograd më 30 nëntor.Prokuroria nesër do të vendos nëse do të kërkojë paraburgim për të.Stojkov më parë ishte marrë në pyetje. Ai për Telma kishte deklaruar se e ka transportuar Palevskin deri në Beograd, për shkak, se siç i ka thënë ai ka patur termin të caktuar për disa ekzaminime dhe se nuk e ka ditur se Palevski është i përfshirë në vepra penale. /SHENJA/ MARKETING
Që në vitin 2019, Komisioni Kundër Korrupsionit kërkoi nga Qeveria shkarkimin e zv. kryeministrit të atëhershëm Koço Angjushev, për shkak të konfliktit të caktuar të interesave, tha kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.Komisioni më pas konstatoi se Angjushev ka marrë pjesë në diskutimin dhe miratimin e vendimit të qeverisë për uljen e taksës doganore për importin e baterive litium, ndërsa kompania e tij merret me importin e baterive litium. “Ne kemi dorëzuar iniciativë në Qeveri për shkarkimin e tij, por Qeveria na ka njoftuar se nuk është konflikt interesi, ai ka vazhduar të jetë pjesë e…
Zëvendëskryeministri i Parë, Artan Grubi pas seancës së Qeverisë të mbajtur sot, ka paralajmëruar se do të mbulohen shpenzimet e rrugës për 50% për të punësuarit në administratën shtetërore që jetojnë më larg se 2.5 km nga vendi i punës. Ai thotë se me këtë zgjedhje ligjore do të lehtësohet barra e nëpunësve administrativë. “Me ndryshimet dhe plotësimet e reja të Ligjit për nëpunës administrativ, të cilat i miratuam në seancën e sotme të Qeverisë, parashihet mbulimi i harxhimeve të rrugës nga vendi i jetesës në punë dhe anasjelltas për administratën shtetërore në vlerë prej 50% të biletës mujore të…

