Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi gjatë qëndrimit të tyre në Zvicër kanë njoftuar se janë takuar ne Zurich me deputetin Islam Aliaj, i cili është deputeti i parë shqiptar në Parlamentin Federal të Zvicrës.
“Sot qëndruam në Zurich ku takuam deputetin Islam Aliaj. Aliaj është deputeti i parë shqiptar në Parlamentin Federal të Zvicrës. U ndamë nga takimi të kënaqur duke parë që shqiptarët në diasporë kanë arritur majat e suksesit. Uruam deputetin Aliaj për mandatin e fituar duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese pafund në përfaqësimin e shqiptarëve por edhe personave me nevoja të veçanta në institucionin më të lartë të Zvicrës”, thuhet në njoftimin e LEN-it.
Data 13.06.2026
Aktuale
- (VIDEO) Zyrtarizohet nisja e autostradës Shkup-Bllacë
- (VIDEO) Autostrada Shkup-Bllacë, në vitin 2020 u nënshkrua kontrata për ndërtimin e segmentit të parë
- Presidenti turk Erdogan pret kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Mickoski në Stamboll
- MPB: Gjashtë raste të dhunës dhe kërcënimeve të raportuara brenda një dite
- Arrestimi i Ilir Shtufit në Selanik, policia greke: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u lokalizua në një hotel
- VIDEO/ Banorët e Rrjollit shembin rrethimin prej hekuri, debat me policët: Po me qenë toka jote? Jemi bijtë e këtij populli! Duhet ta bëni njëherë ligjin
- BDI: Dy vjet e vonuan, sot lavdërohen me projektin tonë Shkup – Bllacë
- Ali Ahmeti paralajmëron tërheqjen nga drejtimi i BDI-së: Dua të rreshtohem te veteranët


