Personi i tretë i arrestuar me urdhër të SPAK për abuzimin me fondet e BE-së, është ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla. SPAK lëshoi mëngjesin e sotëm 5 urdhërarreste, mes të cilave 3 arrest me burg dhe 2 arrest shtëpie. Në pranga janë vendosur gjithashtu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe njeriu i tij i besuar, Ermal Kurtulaj.
Author: almakos
Ish banorja e BBVIP Heidi Baçi ka rrëfyer se ndihet më e dashuruar se kurrë me Romeo Veshajn pas përfundimit të reality show-t ndonëse marrëdhënia e tyre u vendos në pikëpyetje. Ajo ka treguar se do të jetojnë së bashku në Shqipëri, ndërsa shtoi se familjarët e tyre ende nuk janë takuar pasi prindërit e saj janë në Itali. Sa i përket planeve për martesë, Heidi tha se po pret propozimin nga Romeo Veshaj. “Ne nuk ndahemi dot. Fakti është ky që punën time, ngaqë gjithmonë kam jetuar në shtete të ndryshme, nuk i kisha rrënjët aq të futura në…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.03.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 117 gjoba, nga të cilat 10 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 8 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, dhjetë gjoba për mospërdorim të rripit të sigurimit, gjashtë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur – drita e kuqe. “Gjashtë sanksione u vendosën për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, katër masa për shoferët fillestarë”. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek…
Ne jemi çfarë hamë, ndaj jini gjithnjë të kujdesshëm çfarë i servirni trupit tuaj çdo ditë.Përdoreni si një kurë natyrale për probleme të përditëshme që trupi juaj ju sinjalizon duke e konsumuar ose si trajtim. Nëse doni flokë më të trrashë, më pak celulit, lëkurë të pastër apo më shumë gjallëri në portret ktheni sytë nga natyra dhe përdorni produktet e saj. Fokusohuni tek vitaminat, mineralet dhe ushqyesit e nevojshëm për ju në mënyrë që rezultatet të jenë po aq të shëndetshme e të gjata në kohë. Në këtë këtë artikull ju tregojmë dietën e duhur për të përmirësuar çdo…
Mësohet se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili është nën hetim nga SPAK për koncesionin e Sterilizimit, është arrestuar ditën e sotme. Ish Ministri i shendetesise, Ilir Beqaj duke dale nga ambientet e SPAK, pasi ka permbushur masen e tij te sigurise per “Detyrim Paraqitjeje”. Beqaj akuzohet per shperdorim detyre dhe i eshte vendosur masa e sigurise “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashte shtetit”./r/n/r/nFormer Minister of Health, Ilir Beqaj leaving the premises of SPAK, after fulfilling his security measure for “Compulsory Appearance”. Beqaj is accused of dereliction of duty and the security measure “Compulsion to appear” and “Prohibition of…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Markatomaj, ku një automjet tip furgon është përplasur më një autoveturë, duke lënë të plagosur tre persona. Mësohet se mjetet janë përplasur dhe kanë përfunduar të dyja të përmbysura në një parcelë jashtë rruge. Nga aksidenti kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital 3 persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Humbja e disa kilogramëve të tepërt është diçka normale, sidomos nëse arrihet nëpërmjet një regjimi të kujdesshëm ushqimor dhe aktivitetit fizik. Por nëse njeriu bie në peshë krejt papritur pa asnjë lloj ndryshimi në stilin e jetesës, atëherë ka diçka që nuk shkon. Sipas studimeve humbja e pashpjegueshme e më shumë se 5 përqind të peshës trupore në më pak se një vit, tregon një problem shëndetësor. Sëmundjet që shkaktojnë rënie të papritur në peshë: 1.Diabeti Rënia në peshë tek diabetikët ndodh për dy arsye: humbja e lëngjeve nga trupi dhe përthithja e pakët e kalorive si pasojë e…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.4 lekë dhe do shitet me 93.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.8 lekë dhe do shitet me 100.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.3 lekë dhe do shitet me 103.3 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.6 lekë dhe do shitet me 118.6 lekë.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në qeli ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, të cilët akuzohen “Shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tenderë” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi i kanë dhënë tendera kompanisë së tyre. Në vendim, Apeli nuk pajtohet me kualifikimin e veprës penale dhe ka rënduar akuzët për të pandehurit. “Lidhur me kualifikimin e veprës penale nga Prokuroria dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë, të bashkëpunimit të thjeshtë si formë e bashkëpunimit që ka ekzistuar ndërmjet Redi Mollës dhe Mariglen Qatos, gjykata ndan qëndrim krejt tjetër dhe nuk mund të pajtohet…
Ndërrmarja e Transportit Publik – Shkup siguron se është arritur marrëveshje me kompanitë private dhe se nuk do të ketë ndërprerje të shërbimeve për udhëtarët, përkatësisht transportuesit privatë do të vazhdojnë të lëvizin sipas orarit. Siç thonë nga kompania, borxhi i tyre do të shlyhet sipas dinamikës për të cilën janë marrë vesh përfaqësuesit e autobusëve privatë dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të NTP Shkup, Dragi Kushovski pas emërimit të tij në krye të kompanisë. Përfaqësuesit e autobusëve privat dhe Kushovski sot mbajtën takimin e dytë ku konfirmuan marrëveshjen paraprake për pagesën e borxhit. Paraprakisht, transportuesit privatë thanë se…
BDI shpreh shqetësim të thellë lidhur me vendimin e fundit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor për të emëruar, për herë të parë pas shumë vitesh, dy drejtorë vetëm nga komuniteti maqedonas, thuhet në komunikatën e kësaj partie.Ata, përcjell SHENJA, shtojnë se ky akt përfaqëson një përpjekje sistematike për të larguar shqiptarët nga institucionet më të ndjeshme dhe vitale të vendit, duke krijuar, sipas tyre, një precedent të rrezikshëm për përjashtimin e tyre nga proceset vendimmarrëse në nivel shtetëror.“Ky vendim është një pasojë e drejtpërdrejtë e një qeverie me legjitimitet monoetnik, ku individ jolegjitim zë zgjedhur nga padronët e tyre përfaqësojnë…
SPAK ka arritur të godasë një aktivitet kriminal, nga e cila është trafikuar mbi 912 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Ishin të përfshirë 12 persona, 8 prej tyre shqiptarë dhe 4 shtetas gjermanë, teksa “koka” e këtij grupi qëndronte shqiptari me iniciale I.S., si drejtuesi dhe financuesi i veprimtarisë totale. Prokuroria ka arrestuar 4 persona, mes tyre dhe kreun e grupit kriminal. Përmes një njoftimi zyrtar, Struktura e Posaçme shprehet se në vitet 2020-2021, Prokuroria gjermane e Braunschëeig, ka vijuar me hetimet ndaj një grupimi, ku ishin të përfshirë e shqiptarë si pjesë të grupit kriminal, të cilët kanë…

