Ministri i ri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka bërë të ditur se kërkesa e sindikalistëve që paga minimale të jetë 450 euro do të shqyrtohet në seancën e parë të Këshillit Ekonomik Social. Ministri Durmishi nuk tha se kur është planifikuar të mbahet seanca e parë, por siguroi se në rend dite do të jenë të gjitha çështjet e hapura si nga sindikatat ashtu edhe nga punëdhënësit. “Në kuadër të Këshillit ekonomiko-social, i cili tani do të drejtohet nga unë si ministër i Ekonomisë dhe Punës, që është organi më i lartë i përbërë nga përfaqësues nga sindikatat,…
Author: almakos
Të dhënat e Censit 2023, të krahasuara me të dhënat e lindshmërisë në Shqipëri, tregojnë se emigrimi po gërryen një pjesë domethënëse të të rinjve të paktë të vendit, por edhe të vetë fëmijëve, të cilët duket se janë larguar në emigrim bashkë me prindërit. Mbi gjashtëdhjetë përqind e shqiptarëve të lindur në vitin 1990 nuk ishin të pranishëm në Shqipëri në kohën kur u bë Censi 2023, shifër kjo që duket se tregon emigrim masiv mes të rinjve, me një shkallë edhe më të lartë se sa norma e përgjithshme e emigrimit në vend që vlerësohet të jetë 48%. Por edhe…
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur skemën që ka përdorur Ilir Beqaj, i cili u vendos në pranga mëngjesin e sotëm (4 Korrik), për abuzimet me fondet e SASPAC. Ish-ministri u vendos në pranga mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK, së bashku me dy persona të tjerë. Një prej të arrestuarve është Ermal Kurtulaj, njeriu i besuar i Ilir Beqajt, ndërsa personi i tretë i arrestuar për abuzimin me fondet e BE-së, është ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla. Sipas SPAK, Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn, përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive. Prokuroria e Posaçme informon…
Flokët janë një shënjestër e lehtë e rrezeve të dëmshme të diellit, pluhurit dhe faktorëve të tjerë dëmtues që gjenden në ajër. Përpos tyre, gjatë stinës së verës flokët djersiten dhe ndoten më shpejt ndaj natyrshëm lind pyetja a duhen larë shpesh flokët gjatë stinës së verës? Sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës? Ekspertët thonë se floku dhe nevojat e tij bazohen tek organizmi unik i secilit individ dhe se kriteret për larjen e flokut duhen bazuar në tre faktorë. Djersitja Nëse jeni person që djersini shumë , atëherë duhet t’i lani flokët më shpesh por…
Kryetari i LRE, Arian Galdini ka reaguar për arrestimin e ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj. Përmes një video-je të publikuar në rrjetet sociale ai shprehet se ky është një lajm i shumëpritur dhe dita e sotme është një nga ato ditë që do të duhej që gjithkush të mendonte se ndoshta shpresa po vepron. “Është vetëm një pjesëz që përpiqet që të na i shesë prangat në duart e Beqajt si vendosje drejtësie”– thotë Galdini duke sjellë dhe një herë në vëmendje faktin që ish ministri nuk është arrestuar për çështjen në sistemin shëndetësor, ndaj qytetarët duhet të jenë të…
Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup mbrëmë kanë realizuar aksion për largimin edeponisë së madhe të egër e vendosur në rrugën Xhon Kenedi, në komunën Çair të Shkupit, nëafërsi të SHFK “Vasil Glavinov”.“Në kuadër të aksionit janë mbledhur dhe transportuar 50 metra kub mbetje të hedhuranë mënyrë të paligjshme, pas së cilës ekipet e Ndërmarrjes kanë kryer edhe larjen manuale tëmikrolokacioneve. Aktivitetet u realizuan në bashkëpunim me NP Parqe dhe Gjelbërime.Qyteti i Shkupit dhe NP Higjiena Komunale – Shkup dënojnë hedhjen tendencioze tëpaligjshëm të mbetjes në sipërfaqet publike dhe të trafikut që në periudhën e fundit më sëshumti është…
Stadiumi i klubit të Skënderbeut në Korçë është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Siç shihet pamjet zjarri ka shkaktuar dëme materiale të shumta. Tymi i zi shihet në tribunën e stadiumit, ndërsa janë djegur stolat. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shuar flakët.
Në Europianin e ferrit për italianët është një italian që mban lart flamurin: Viçenco Montela. Paradoksi është që “Aeroplanino” ka gjetur terrenin e duhur për të rilindur. Në Turqi është “thesari” për të bërë kthesën në karrierën e tij. I shkarkuar në dhjetorin e vitit 2021 nga Fiorentina pas 2 vitesh pa aktivitet, ish-sulmuesi përqafoi ofertën e Adana Demirsporit ku mori rezultate pozitive. Pikërisht këta rezultate e katapultuan drejt kombëtares. Një “martesë” që solli rikthimin e Turqisë pas 16 vitesh mes 8 skuadrave më të mira të kontinentit. Një rezultat që vetëm në pamje të parë mund të duket si…
Biznesmeni Pëllumb Gjoka mësohet se ka thyer këmbën në burg. Raportohet se ai është dërguar në spital privat për ndërhyrje kirurgjikale. Ende nuk ka informacione më të detajuara rreth ngjarjes dhe se çfarë ka ndodhur në ambientet e burgut që biznesmeni theu këmbën.
Ish-ministrat në Qeverinë e Dimitar Kovaçevskit, Bujar Osmani, Artan Grubi, Sllavica Gërkovska, Risto Penov, Azir Aliu dhe Kaja Shukova nuk do të kërkojnë apanazh dhe do të kthehen në vendet e mëparshme të punës.Bojan Mariçiq dhe Jeton Shaqiri tashmë kanë dorëzuar kërkesa për apanazh, ndërsa ministra të tjerë nga kabineti i ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski tashmë janë deputetë ose kanë dalë në pension. Ish-ministrat Fatmir Besimi, Krenar Lloga dhe Kreshnik Bekteshi ende nuk janë deklaruar nëse do të kërkojnë apanazh.Grubi do t’i rikthehet profesionit të tij të vjetër në Universitetin e Tetovës si profesor i gazetarisë, ndërsa bashkëpartiaku i tij Bujar…
Një grua në Prishtinë ka raportuar për dhunë fizike nga ortakja e saj. Rasti ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara është arrestuar. “Prishtinë 03.07.2024 – 07:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare (ortakja e saj). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive. Gzona është një restorant i vendosur në rrugicën pedonale brenda sarajeve të familjes Toptani në qendër të Tiranës – e rijetëzuar si një hapësirë tregtare për zejet e artizanatit dhe kulinarisë. I drejtuar nga një shef kuzhine që mori famë prej shfaqjes së tij në emisionin ‘Masterchef’, restoranti premton një evolucion të traditës, me pjata të tilla si byreku me qepë-domate, tru viçi me…

