Intonimi i himnit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të bëhet i detyrueshëm në shkollat fillore të komunës së Velesit. Këtë vendim e solli Këshilli i Komunës së Velesit, me 20 vota “për”. “Me 20 vota “për”, konstatoj se propozim – vendimi për intonim të detyrueshëm të himnit të Republikës së Maqedonisë në shkollat fillore në komunën e Velesit, është votuar dhe miratuar”, u njoftua në fund të seancës së këshillit. Iniciatorët e këtij propozimi, thanë se qëllimi i tij është që të nxiten ndjenjat e përkatësisë kombëtare dhe dashuria ndaj atdheut që në moshën më të hershme.Nuk pati…
Author: almakos
Laburisti Keir Starmer, një avokat i të drejtave të njeriut nga një qytet i vogël në Anglinë jugore, është gati të bëhet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar me një fitore historike më 4 korrik. Starmer ka qenë një politikan për vetëm nëntë vjet dhe që kur u kurorëzua lider i Laburistëve në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020, e ka drejtuar partinë e tij nga humbja më e keqe zgjedhore për t’u bërë forca dominuese në politikën britanike. Më shumë se kaq, suksesi i tij, ashtu si aleatët perëndimorë flirtojnë me populizmin, e vendos atë menjëherë si një nga udhëheqësit…
Është shtyrë seanca në GJKKO për Ilir Beqaj dhe 5 të tjerë të cilët akuzohen për abuzim me fondet e BE-së, gjatë kohës që ish-ministri ishte në krye të SASPAC. Bashkë me Beqajn në pranga ra dhe financieri dhe krahu i tij i djathtë, Ermal Kurtulaj. SPAK lëshoi mëngjesin e 4 korrikut 7 urdhërarreste, mes të cilave 3 arrest me burg dhe 2 arrest shtëpie, dhe detyrim paraqitje për 2 tjerë, ndërsa një prej këtyre masave nuk është ekzekutuar. Sipas gazetares, Klodiana Lala në prangat e SPAK ka rënë: Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Alfred Nikollaj, Gazmend Haxhia, Elton Marini, Bledar Leka, Bjona…
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se është shuar vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë. Ministri Peleshi shkruan se mbi 40 efektivë të tjerë nga Forcat e Armatosura iu bashkuan aksionit në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë krehjen e zonës, për izolimin përfundimtar të vatrës. Ndërsa i ka bërë thirrje banorëve që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare duke i paralajmëruar se do të përballen më ligjin. “Vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë është arritur të shuhet, pas përpjekjeve të përbashkëta të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin…
Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm në trupin e njeriut. Ajo luan shumë role thelbësore në organizëm si pastrimi i gjakut, luftimi i infeksioneve të ndryshme dhe tretja. Mëlçia është organi i vetëm në trup që rregullon veten në rast dëmtimi, por ajo ka nevojë të pastrohet rregullisht. Në këtë artikull do të mësoni disa receta të thjeshta për pije të shëndetshme që do t’ju ndihmojnë të pastroni mëlçinë. Çaji I Lëkurave Të Limonit Lëkurat e limonit janë të pasura me vitaminë C dhe shumë antioksidantë. Për këtë çaj ju nevojitet: lëkurat e një limoni, 250 ml ujë dhe…
Ditën e sotme (5 Korrik) pritet të hapet tuneli i Llogarasë, i cili do të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociali nga tuneli i Llogarasë, të cilin e ka konsideruar si një vepër historike. Kreu i qeverisë shprehet se tuneli do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut. “MIRËMËNGJES dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.1 lekë dhe do shitet me 93.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.8 lekë dhe do shitet me 100.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.2 lekë dhe do shitet me 103.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.5 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.
Udhëheqësi i laburistëve Keir Starmer mbajti një fjalim fitues në Londër, ndërsa votimet konfirmuan se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe. “Ne ia dolëm”, tha ai, duke iu drejtuar kolegëve të tij laburistë. “Ju keni bërë fushatë, keni luftuar dhe e realizuat.” “Ndryshimi fillon tani… Drita e diellit e shpresës, e zbehtë në fillim, por duke u forcuar gjatë ditës. Ndriçimi edhe një herë në një vend me një mundësi pas 14 vitesh për të rikthyer të ardhmen e tij.” Laburistët tani kanë kaluar pragun e 326 vendeve, që do të thotë se mund të qeverisin vetëm…
Dashi Do të jeni shumë impulsiv dhe për këtë arsye shpesh ju cilësojnë si të paparashikueshëm. Megjithatë në këtë moment për të arritur një objektiv të caktuar profesional, do të keni nevojë për më shumë organizim dhe planifikim. Demi Do të keni mundësi që të merrni përsipër një detyrë të rëndësishme e cila do ju lejojë që të gjeni sigurinë në vete dhe kapacitetet tuaja. Çelësi për gjithçka do të jetë vendosmëria juaj. Edhe në dashuri parashikohen zhvillime interesante, por vetëm nëse do të keni kurajo për tu rikthyer në lojë. Binjakët Një takim i papritur do të lëkundë disa…
Kërkoj mirëkuptim. E kemi Marrëveshjen e Prespës. Kushtetuta u ndryshua, kemi ndryshuar dokumentet si për jashtë ashtu edhe për brenda, madje kemi ndryshuar edhe pucetat, por kur në Marrëveshjen ka dy palë, pala tjetër duhet të tregojë edhe bashkëpunim. Litari ka dy skaje dhe zakonisht tërhiqet nga dy persona. Ne mendojmë se ndaj Marrëveshjes së Prespës sillemi me shumë përgjegjësi, i realizuam detyrimet tona edhe para se të skadonin afatet, por nuk jam e sigurt se Greqia e bëri këtë, atje do të shihni “Skopia”, “firom”, por jo edhe Maqedoninë e Veriut, tha sonte Presidentja Gordana Siljanoska Davkova. Ajo shtoi…
Ka ndërruar jetë 49 vjeçarja në Korçë, e cila ditën e sotme kishte lyer trupin me lëndë djegëse, ndezi zjarrin në banesë e më pas u hodh nga ballkoni nga kati i katërt. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth orës 14:30, në lagjen numër 10 të Korçës. Viktima S.K., 49 vjeç ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Korçës, teksa po trajtohej për djegiet dhe lëndimet trupore që ajo mori prej flakëve dhe rënia nga kati i katërt. NJOFTIM Korçë/Informacion paraprak Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se…
Në hapësirat e Qendrës për Menaxhim me Krizat sot u mbajt seancë konstituive e Komisionit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me Sistemin për Menaxhim me Kriza, në të cilën morën pjesë anëtarët, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, si dhe udhëheqësi i grupit për vlerësimin e rreziqeve dhe drejtor i QMK-së, Stojançe Angelov. Në seancë mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski. Siç thuhet në kumtesën nga takimi, drejtori i QMK-së…

