Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 125 kundërvajtje, prej të cilave njëmbëdhjetë gjoba për për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, dymëbëdhjetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së autmjetit. “Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 masa prej të cilave 11 janë për vozitje pa leje, 12 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 12 gjoba për motoçiklistët”, thonë nga policia. Nga policia shtojnë se aksione të këtilla do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. MARKETING
Author: almakos
Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq anëtarin e komisionit që dyshohet se abuzoi me prokurimet në Spitalin e Lushnjës ‘Ihsan Çabej’. Sipas hetimeve shtetasi me iniciale N.B., me detyrë Përgjegjës i Teknikës dhe Hotelerisë ka kryer procedurën e prokurimit me objekt “Riparim shërbim ashensori”, në shumën 468.000 lekë. Ky shtetas me detyrë funksionale si anëtar në komisionin e prokurimeve ka kryer i vetëm praktikën përkatëse të prokurimit, në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës. Njoftimi i prokurorisë: Abuzoi me prokurimet në Spitalin ‘Ihsan Çabej’, Prokuroria Fier çon në gjyq për ‘Shpërdorim Detyre’ shtetasin N.B. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës…
Karabinierët, nëpërmjet aktivizimit të një lokalizimi teknik të përhapur të autorizuar nga Prokuroria e Padovës, me mbështetjen e sistemeve të zbulimit të targave të vendosura përgjatë rrugëve, kanë arritur të lokalizojnë mjetin e drejtuar gjithmonë nga shqiptari, i cili mbante peng gruan dhe fëmijën. Policia iu vendos në ndjekje për gati njëqind kilometra deri në Grigno (Trento) ku makina e drejtuar nga rrëmbyesi u rrethua dhe u bllokua. Gruaja dhe djali i saj janë liruar, ndërsa shqiptari është vënë në pranga.
Aleanca e Shqiptarëve e udhëhequr nga Ziadin Sela sot do të mbajë Kuvendin e katërt të partisë. Para fillimit dhe pas përfundimit të Kuvendit, kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela, do të jep deklaratë për media. MARKETING Share Now Facebook Twitter
Ministria e Arsimit ka publikuar kalendarin e procedurave për regjistrim në universitete. Sipas MAS, kandidatët fillimisht duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania. Pagesa e aplikimit duhet të kryhet deri në 29 korrik 2024 dhe pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave duhet ta konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 29 korrik 2024, në portalin U-Albania. Ndërkohë nga data 30 korrik deri në 4 gusht 2024, kandidatët që duan të…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka pezualluar nga detyra dy punonjës të Policisë Rrugore për shpërdorim detyre. Mësohet se efektivët e pezulluar janë shtetasja me iniciale A.SH., 50 vjeçe e detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”, dhe efektivi me iniciale Z.H., 57 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”. Po ashtu, në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata ka vendosur “Hetim në gjendje të lirë” për shtetasen me iniciale D.G., 32 vjeçe, e dyshuar…
Dje, ish-ministri i Shëndetësisë, ndryshe herëve të tjera, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme në pranga, nën masën e arrestit me burg. Ilir Beqaj, i cili paraqitej prej muajsh në SPAK dy herë në javë, kishte kthyer oborrin e Prokurorisë së Posaçme në një vend ku jepte deklarata, ku shpesh ankohej se prokurorët e SPAK nuk silleshin mirë me të për shkak se nuk i jepnin dosjen pa para. Por tashmë, i vënë në pranga, ai ka mbërriti dje të dëgjonte nga gjyqtari masën e sigurisë bashkë me bashkëpunëtorët e tij, por kanë qenë mbrojtësit ligjorë, të cilët kanë mundur…
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta, për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të europës qendrore dhe kryesisht atë lindore – juglindore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës. Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare…
Qeveritë po shpenzojnë shumë për të shmangur katastrofën, shkruan The Economist Tri dekada më parë, kur arritën moshën e pjellorisë, gratë që tashmë janë në të dyzetat, qeveritë e Azisë Lindore kishin arsye për të festuar. Nëse një grua koreanojugore do të ndiqte të njëjtën prirje si bashkatdhetaret më të mëdha, ajo do të sillte në jetë mesatarisht 1.7 pasardhës, nga 4.5 në vitet 1970. Në të gjithë rajonin, politikat e zbatuara kishin ulur në mënyrë të jashtëzakonshme shtatzënitë e adoleshenteve. Rënia e nivelit të lindjeve që ndodhi gjatë një brezi të vetëm, ishte një sukses mahnitës. Por kjo rënie…
SPB Tetovë ka konfirmuar incidentin me armë zjarri i cili ndodhi sonte në Tetovë. Policia njoftoi se rasti është paraqitur në orën 20.35 në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë. “Në orën 20.35 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën ,,Shtipska” në Tetovë, një person që kishte qenë me veturë ,,Mercedes” kishte qëlluar me armë zjarri ndaj veturës ,,Bmë” në të cilin ishte personi me inicialet R.T., i cili kishte ndërruar jetë menjëherë nga plagët e marra”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë. MARKETING
Një ngjarje e rëndë shënon në Fier mbrëmjen e sotme (5 korrik), teksa një i ri është sulmuar me thikë, duke pasuar në vdekjen e tij. Bëhet me dije se autori i ngjarjes është i identifikuar si Xhuliano Miho, i cili ka goditur me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas së tij. Viktima ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda. Mendohet se fillimisht kanë konfliktuar me njëri tjetrin dhe më pas 25 vjeçari e ka sulmuar me thikë viktimën. Miho është vënë nën prangat e policisë pak minutas pas ngjarjes së rëndë.
Para disa minutave ka nodhur një vrasje në Tetovë, në të cilën ka humbur jetën një person. Incidenti me armë ka ndodhur në tek vendi i quajtur “Mema”. Ekipet e policisë dhe ndihma e shpejtë janë në vendnjarje. MARKETING Share Now Facebook Twitter

