NJOFTIM Shërbimet e Komisariatit të Policisë Burrel, në bashkëpunim me DVP Dibër, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve me qëllim goditjen e veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie, në një lokal në qytetin e Burrelit. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi penal për shtetasin E.K., 47 vjeç, dhe po vijon puna për kapjen e shtetasit L.C., 46 vjeç, banues në Burrel. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet celularëve të tyre dhe kundrejt shumave të parave, iu vinin baste sportive qytetarëve të ndryshëm.…
Author: almakos
Një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët në ecje e sipër mëngjesin e kësaj të diele (7 korrik), në aksin rrugor Dukat-Dhërmi. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike. Fatmirësisht drejtuesi i automjetit, E.S., 55 vjeç nuk është lënduar, e ndërsa nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. NJOFTIM Himarë/Informacion paraprak Sot, në aksin rrugor Dukat-Dhërmi, dyshohet se aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin…
VMRO-DPMNE në programin e vet premtonte se në 100 ditët e para do ta rrit pagën minimale në 450 euro. Ky premtim u shpik për t’i gënjyer punëtorët se do të vazhdojë një nga politikat e LSDM-së për të cilët të gjithë jepnin mbështetje – rritja e pagave. Kështu thonë nga LSDM në kumtesën e sotme. “VMRO aspak nuk planifikon të qeverisë përmes mbështetjes së punëtorëve dhe me rritje të pagave. Do të vazhdojë nga ku mbetën në vitin 2016 dhe këto janë politika në interes të kapitalit”, thonë nga LSDM. Nga kjo parti theksojnë se në kohën e VMRO-së,…
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 4 persona, mes tyre dhe 3 ish-zyrtarë të Komunës Bërxullë për shkak se lejuan përvëtësimin e 7500 m2 tokë në këtë zonë përmes dokumenteve të falsifikuara. Ish-zyrtarët akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre” ndërsa personitjetër për “Falsifikim të dokumenteve”. Prokuroria njofton se këta të katërt, në bashkëpunim me njëri tjetrin lejuan përfitimin e paligjshëm të 7500 m2 tokë në Bërxullë, përmes falsifikimit të dokumenteve, nga shtetasi K.A., i cili më pas e shiti në vlerën e 10 milionë lekë (të reja). Punonjësit, sipas prokurorisë me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë cenuar interesat…
Një aksident është shënuar mëngjesin e ditës së sotme (7 korrik), në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, teksa është përfshirë dhe një automjet policie. Raportohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Çërravë, kur automjeti tip “Mitsubishi”, e cila drejtohej nga 61 vjeccari R.F., është përplasur me makinën tip “Volkswagen” të Policisë Rrugore, që drejtohej nga oficeri M.K. Efektivi për shkak të aksidentit është dëmtuar dhe momentalisht ndodhet për mjekim në spital. Me shtetasin R. F., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. Pogradec/Informacion paraprak Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor…
Dita e diel do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm. Temperaturat do të vijojnë minimalisht nga 18 gradë Celsius orët e para të mëngjesit, teksa maksimalisht do arrijë deri në 38 gradë Celsius në Elbasan, Fier dhe Berat. Parashikohen vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës. Era do të fryejë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 1-4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësinë deri në 6 m/s.
Sot përfunduan punimet e Kuvendit të 4-të të Aleancës për Shqiptarët ku u zgjodh kryesia e re dhe është diskutuar për zhvillimet politike në vend. Për këtë temë, është zhvilluar një debat i gjatë ku anëtarët e Kuvendit kanë dhënë pikëpamjet e tyre për situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare. “Njëzëri është konstatuar se Qeveria aktuale është jolegjitime, ndërsa kanë dominuar edhe zëra që e kanë quajtur si antishqiptare dhe kanë kërkuar veprime radikale kundër kësaj Qeverie” – thonë për TV Shenja nga ASH e Ziadin Selës. Ndryshe, në kuvendin e sotëm të ASH, Ilire Dauti është zgjedhur Sekretare e…
Avokati i Ilir Beqajt është prononcuar për mediat, pasi Gjyakate Posaçme vendosi të linte në burg ish-ministrin e Shëndetësisë. Ermal Yzeiraj është shprehur se është një tentativë për t’i denigruar figurën, ndëra shtoi se SPAK nuk do që klienti i tij të mbrohet nga akuza për koncesionin e sterilizimit. “Beqaj tha në gjykatë se e gjitha kjo, është një tentativë për ta denigruar si figurë, për ta nxirë si person që mund të akuzohet edhe për vjedhje nga më minimalet. Për të penguar atë që të punojë për çështjen e sterilizimit në gjykatë dhe deklarimin e tij në Kuvend. Për…
Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) e cila la në burg ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pasi u arrestua nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC). Gjithashtu në burg është lënë Ermal Kurtulaj, i cili dyshohet se në bashkëpunim me Beqajn ka abuzuar me fondet e BE-së. Masa është lehtësuar vetëm për Alfred Nikollën, nga arrest me burg në arrest shtëpie. Nga seanca gjyqësore e masave të sigurisë, Beqaj i ka mohuar të gjithë akuzat, dhe ka kërkuar të lirohet me një masë më të lehtë sigurie, me…
Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe ministrin e MPB-së, Pançe Toshkovski sot udhëtuan për në SHBA për vizitë pune. Delegacioni i Maqedonisë së Veriut aktivitetet e para do t’i zhvillojë gjatë ditës së hënë. “Sot udhëtojmë për në SHBA. Delegacioni i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski do të merr pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington ku do të shënojmë 75 vjetorin e formimit të Aleancës. Falënderojmë partnerët tanë strategjik”, u shpreh Mucunski. Po ashtu në Uashington pritet të ketë…
Një mjet është përfshirë nga flakët të autostradën e re Thumanë-Kashar. Mjeti tip ‘Ford Focus’ është përfshirë i gjithi nga flakët, ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar. Zjarrfikësit janë nisur drejt vendngjarjes për shuarjen e flakëve dhe policia po ashtu, për hetimin dhe zbardhen e shkaqeve të incidentit.
Një i moshuar në Kukës ka ndërruar jetë, teksa ka qenë duke u larë në liqen në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”. Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen, ndërsa dyshohet se 81-vjeçari ka ndërruar jetë pasi ka pësuar arrest kardiak. Njoftimi i policisë: Kukës/Informacion paraprak/ Në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”, shtetasi H. C., rreth 81 vjeç, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Nga shërbimet e Policisë dhe familjarët është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 81 vjeçarit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë…

