Author: almakos

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar qytetarët se vendi tanimë ka hyrë në stinën me temperatura të larta dhe ku një shkëndijë mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, bëhet me dije se institucionet janë të vendosura për ta dënuar me  15 vit burg veprën penal të zjarrvënies së qëllimshme. Po ashtu kërkohet ndihma e të gjithë qytetarëve në luftë kundër këtij fenomeni. Postimi i plotë: Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë larta! Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme. Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg…

Lexo më Shumë

Pesë ditë pasi pranoi një pjesë të rëndësishme të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Gazë, Hamasi është tashmë në pritje të një përgjigjeje nga Izraeli, thanë të dielën dy përfaqësues të grupit militant. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se negociatat do të vazhdonin këtë javë, por ai nuk përmendi një afat kohor. Protestuesit ndërkaq bllokuan rrugët në mbarë Izraelin të dielën, ndërsa u shënuan nëntë muaj nga fillimi i luftës. Propozimi amerikan me tre faza për territorin palestinez u paraqit në fund të majit nga presidenti Joe Biden dhe për të po ndërmjetësohet nga Katari dhe Egjipti.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ka deklaruar sot se koalicioni VLEN do të ketë përfaqësuesin e vet në Samitin e NATO-s.Taravari tha se Afrim Gashi do të merr pjesë në Samitin e NATO-së.“Në Samitin e NATO-s merr pjesë kryetari Parlamentit, si përfaqësues i VLEN-it, ai me sa e di sot në mëngjes ka udhëtuar për atje, kështu që kemi përfaqësues të VLEN-it, i cili është në Samitin e NATO-s në Uashington”, deklaroi Taravari. MARKETING

Lexo më Shumë

Përsëri është rikthyer gardi rrethues para objektit të Qeverisë.“Sot, sipas urdhrit të marrë nga Qeveria, filloi vendosja e rrethojës së hequr më parë të Qeverisë. Këto ditë është riparuar për shkak të deponimit joadekuat që kishte dhe sot është duke e instaluar Shërbimi për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme. Deri më tani është përdorur gardhi i vjetër dhe i rrënuar prej hekuri në pronësi të Ministrisë së Brendshme, i cili është joadekuat dhe jofunksional. Dyert e Qeverisë mbeten të hapura për qytetarët dhe gardhi në vend që të kalbet në një magazinë. merr funksionin e tij”, njoftojnë nga Qeveria.…

Lexo më Shumë

Më 22 prill të këtij viti ishte raportuar për zhukjen e 6 vjeqarit Arianit, në qytetin Elm pranë shtëpisë së tij. Ai ishte zhdukur gjatë kohës sa po luante para shtëpisë së tij, derisa kamerat e sigurisë tregonin djalin duke ecur vetëm, drejtë një pylli aty pranë vetëm disa momente më vonë. Historia e zhdukjes, kërkimit e më pas edhe i gjetjes së tij mund të konsiderohej si një rrëfim i denjë edhe për filmat mister të Hollyëood. Arjani ishte fëmijë autik i cili kishte aftësi që njerëzit e tjerë nuk i kishin. Ai u gjet pas 64 ditë kërkimesh,…

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit ka goditur një veprimtari kriminale në Durrës në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të lëndëve narkotike, duke arrestuar 15 persona, 3 u shpallën në kërkim  dhe 4 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Nga personat e shpallur në kërkim është dhe Dashamir Mehmeti, drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit. U raportua e më herët se Mehmeti nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte. Nga kërkimi i uniformave blu, drejtorit të shkollës artistike iu gjet një pistoletë në banesë, e cila u sekustrua nën cilësinë e provës materiale. Nga…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin se koalicioni humbës i zgjedhjeve VLEN, si protagonist të poshtërsimit të shqiptarëve, po shpërbën gjithçka të arritur për dy dekada me radhë.Me BDI-në në Qeveri, Republikën e Maqedonisë së Veriut jo vetëm në samitet ndërkombëtare të NATO-s dhe të tjera, por edhe në institucionet më të larta të SHBA-ve e përfaqësonin kryeministri shqiptar, zëvendëskryeministri i parë e ministrat shqiptarë. Ndërsa sot, për herë të parë vendin tonë e përfaqëson një delegacion monoetnik në Samitin e NATO-s në Washington, SHBA. Delegacioni monoetnik nga Qeveria monoetnike është një dëshmi shtesë se vazalët e VLEN-it i shumëzon…

Lexo më Shumë

Një grua nga Lipjani ka denoncuar në Polici nënën e bashkëshortit të saj. Sipas saj, vjehrra e ka rrahur ditë më parë dhe tani nuk po lejon të futet në shtëpi. Policia ka bërë të ditur se nga ky rast nuk raportohet për të lënduar. “Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare, nuk është duke e pranuar në shtëpi dhe para disa dite e kishte sulmuar fizikisht. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Lexo më Shumë

Sot do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, për zgjedhjen e kryesisë së re të organizatës, në Atelienë përballë Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë. Regjistrimi do të bëhet në ora 11:00. Më poshtë gjeni rendin e ditës për këtë Kuvend Zgjedhor: 11:00 Regjistrimi; 11:30 Hapja dhe nisja e punimeve të Kuvendit; 11:40 Prezantimi i raportit të punës dhe atij financiar korrik 2021-korrik 2024; 12:00 Propozimet dhe votimi për ndryshimet në Statutin e AGK-së; 12:30 Zgjedhja e komisionit 5 anëtarësh të punës; 12:40 Adresimet e kandidatëve për Kryetar; 12:50 Votimi dhe procesi i numërimit për…

Lexo më Shumë

NJOFTIM PKK Kakavijë Shërbimet e Policisë të angazhuara maksimalisht për krijimin e lehtësirave, eleminimin e radhëve në hyrje/dalje të vendit, për shkak të fluksit në sezonin turistik. Ndërkohë Policia Kufitare ka shtuar masat dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërive që mund të zhvillohen duke përfituar nga fluksi i lartë. Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Korçë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim: Enea Arapi, 28 vjeç, banues në fshatin Rrëmbec, Maliq. Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë shënon në Memaliaj, teksa një automjet i tonazhit të rëndë përmbyset aksidentalisht, duke sjellë si pasojë humbjen e jetës së shoferit 50 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në fshatin Qesarat, ku automjeti shpimit për nxjerrjen e ujit, u përmbys aksidentalisht në një rrugë dytësore të hapur rishtazi. Njoftimi i policisë raporton se viktima identifikohet me inicialet L.N., 50 vjeç, i cili u zu poshtë automjetit të tonazhit të rëndë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. NJOFTIM Memaliaj/Informacion paraprak Rreth orës 10:30, në fshatin Qesarat, Memaliaj, një…

Lexo më Shumë