Author: almakos

Anëtarët e Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot  dhanë mbështetje që Marina Dimovska të zgjidhet sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dimovska është politikologe e diplomuar dhe magjistre e shkencave ekonomike nga sfera e ekonomisë ndërkombëtare. Ajo punon në Kuvend nga viti 2009. Për zëvendës sekretar të përgjitshëm të Kuvendit është propozuar Nikolla Gjoshevski, i cili është jurist i diplomuar dhe magjistër i të drejtës së korporatave. Propozimet Dimovska dhe Gjoshevski duhet të votohen në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit. Në kuadër të kësaj mbledhje të Komisionit ishin konfirmuar edhe Propozim –…

Lexo më Shumë

Pas zjarrit që përfshiu një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme në Dhërmi, ka reaguar Policia e Shtetit duke dhënë detajet e para mbi arsyen e flakëve. Sipas uniformave blu dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike prej tensionit të lartë. Nga njoftimi zyrtar i bluve, flakët kanë rënë në lagjen “Kondraq”, e se në vendngjarje janë vendosur policët të cilët po ruajnë perimetrin e sigurisë, me qëllim shmangien e çdo rreziku të mundshëm. Përsa i përket fikjes së plotë të zjarrit, po vijojnë punimet nga shërbimet zjarrfikëse, efektivët e policisë, punonjësve të OSHEE-së dhe helikopterit të Forcave të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë shënon në Korçë, ku një 64 vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke pirë fostoksinë! Rasti ka ndodhur në fshatin Kuç i Zi. Kanë qenë familjarët e saj ata që e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe menjëherë kanë lajmëruar shërbimet emergjente, por ajo ndërroi jetë në spital, duke mos i mbijetuar helmimit. Deri më tani nuk kemi një njoftim zyrtar nga uniformat blu mbi rastin, e arsyen që bëri 64 vjeçaren të ndërmarrë këtë veprim vetëvrasës Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë shënon në Korçë, ku një 64 vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke pirë fostoksinë! Rasti ka ndodhur në fshatin Kuç i Zi. Kanë qenë familjarët e saj ata që e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe menjëherë kanë lajmëruar shërbimet emergjente. Gruaja është transportuar në spital ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe toke me pemë dhe ullinj në Dhërmi, teksa era po favorizon përhapjen e flakëve më tej. Mësohet se në vendngjarje po ndërhyjnë dhe forca nga ajri, helikopter, që po ndihmon në shuarjen e flakëve. Si pasojë e këtij zjarri, rrezikohet dhe një numër banesash aty pranë. Shërbimi zjarrfikës në bashkëpunim me banorët e zonës po punojnë për të izoluar flakët e për të mos lejuar hapjen e mëtejshme të tij.

Lexo më Shumë

DCIM100MEDIADJI_0484.JPG Ambasadorët e vendeve mike dhe partnerëve tonë strategjik janë udhërrefyes si duhet të arrijmë deri tek anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në BE. Maqedonia e Veriut nuk është në një planet tjetër, por pjesë gjeografike, kulturore, sociale dhe politike perëndimore. Ndjejmë keqardhje që VMRO po rikthehet si me kuadro, si me politika në kohën e Gruevskit. Nga ana tjetër, na vjen mirë që kjo fytyrë e vërtetë dhe e pareformuar e VMRO-së do i senzibilzojë krejt ato faktorë që për pak desh harruan nga vijnë këto njerëz. Gjuha e Vuçiçit do të jetë edhe më tej pjesë…

Lexo më Shumë

Një 26 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga autoritetet britanike pasi shërbente si personi që përkujdesej për një fermë kanabisi Rhondda Cynon Taf. I riu shqiptar është i identifikuar si Albi Alushi, i cili është shprehur se ka mbërritur me gomone në Britani të Madhe për një jetë më të mirë, por në fakt jeta e bëri që të qëndronte si roje në fermë kanabisi. Në një deklaratë të lëshuar përmes avokatit të tij, 26 vjeçari shprehet se në vitin 2021 mbërriti në shtetin britanik me gomone përmes portit francez të Calais, përpara se të arrinte në Dover. Atij…

Lexo më Shumë

Meqënëse po përballemi me temperatura të larta, qytetarët kanë nisur të mendojnë për pushime në vende ekzotike. Përfaqësues të disa agjencive turistike deklaruan për TV-Shenja, se vendet për të cilët kanë shprehur më shumë interesim qytetarët janë kryesisht për Turqinë, Greqinë , Shqipërinë e Egjiptin. Ata theksojnë se ky interesim për këto vende është për shkak të çmimeve, pasi që sipas tyre edhe ofertat e këtyre vendeve janë më të përshtatshme për qytetarët. Një qytetar theksoi se në planet e tij të pushimeve të verës, është Turqia. Ai potencoi se këtë vit Shqipëria është më e shtrenjtë. Qytetari “Njëherë isha…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se është bërë arrestimi i Juri Ymeraj në Romë të Italisë me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri. Ai është i akuzuar nga SPAK për pastrim parash dhe përfshirje në dosjen e inceneratorit të Fierit. Në lidhje me rastin ka reaguar i ati i Juri Ymeraj, duke u shprehur se lajmi është i pavërtetë. Petrit Ymeraj, i ati i të arrestuarit, pretendon se djali i tij ka marrë pafajësinë për akuzat e ngritura ndaj tij nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion. Ai shton se policia italiane e ka thirrur Juri Ymerajn vetëm…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me ambasadorin e BE-së, Dejvid Geer.Mexhiti ka thënë se gjatë bisedës e ka rikonfimuar qëndrimin se integrimi në BE është caku i tyre përfundimtar politik.“Në rrugën tonë drejt BE-së, lufta ndaj krimit, korrupsionit e forcimi i shtetit të së drejtës janë kryetemat e përditshme të qeverisjes. Qeverisja jonë do të jetë e drejtë, transparente dhe e standardeve evropiane.Delegacionin e BE-së e falenderova për mbështetjen e deritanishme në realizimin e projekteve kapitale të infrastrukturës, si dhe në proceset për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.Diskutuam për statusin e projekteve…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, është akuzuar nga SPAK për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Prokuroria e Posaçme ka ekzekutuar ditën e sotme masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Jorgo Goro. Filli i abuzimit me detyrën të tij ka nisur që më 25 gusht 2016, pasi shtetasi A.B., përfitoi në mënyrë të paligjshme 4263 m2 tokë. Në bazë të hetimeve, ky shtetas është trajtuar me tokë bujqësore bazuar në Ligjin nr.7501/1991 “Për Tokën”, me sipërfaqe totale 7700 m2. Duke u mbështetur në këtë rast, Prokuroria e Posaçme i ka drejtuar një kërkesë GJKKO-së për të caktuar masën…

Lexo më Shumë

Juri Ymeraj, është arrestuar ditën e sotme në Romë të Italisë. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për pastrim parash dhe i përfshirë në dosjen e inceneratorit të Fierit. Ai u vendos nën pranga nga Interpol Rome, pasi GJKKO-ja ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Pastrim të produkteve të veprës penale”. “Sot me daten 04.07.2024, nga Interpol Rome është arrestuar Juri Ymeraj, i datelindjes 01.07.1989, shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol Tirana. Shtetasi i mesiperme eshte shpallur ne kerkim sepse Gjykata e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar,…

Lexo më Shumë