Në tremujorin e dytë të vitit 2026, ndërtimtaria u rrit me një shifër të madhe prej 21,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit ,Aleksandar Nikolloski.
Ai thekson se janë përfunduar punime me vlerë totale prej 14,9 miliardë denarë ose përafërsisht 242 milionë euro dhe se rritja e ndërtimtarisë është një mbështetëse e mirë e ekonomisë vendase.
“Këto shifra tregojnë se politikat e Qeverisë po japin rezultate, investimet në: autostrada, rrugë eksprese, hekurudha, mbi 1.200 projekte në komuna, aeroporte do të vazhdojnë me një ritëm edhe më të shpejtë. Po e bëjmë vendin një udhëkryq të vërtetë strategjik në Ballkan. Po e ndërtojmë Maqedoninë”, shkroi zëvendëskryeministri Nikolloski.
The post Nikolloski: Ndërtimtaria është nxitës i fuqishëm i Ekonomisë së vendit tonë appeared first on TV-SHENJA.


