Presidenti bullgar Rumen Radev dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kritikuan qeverinë e re në Shkup në takimin e fundit të punës në Athinë. Radev tha se liderët e rinj kanë mungesë njohurish. “Udhëheqësia në Maqedoninë e Veriut është e qartë se nuk është gati. Njohja e së drejtës ndërkombëtare është e nevojshme, e cila është e qartë se mungon. Kur nënshkruhet një marrëveshje ndërkombëtare, ajo duhet të respektohet nga të gjitha qeveritë e ardhshme dhe të mos rishikohet. Është e qartë se ata nuk kanë njohuri për legjislacionin evropian sepse kur ka konkluzionet e Këshillit të BE-së, të miratuara me…
Author: almakos
NJOFTIM I SPAK-ut Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, bazuar në materialin e referuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar (kryesisht) procedimin penal me Nr. 150 të vitit 2022, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 28 pika 4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të…
AMP-ja ka pezulluar ditën e sotme 19 efektivë policie ndërsa ekzekutoi masën “detyrim paraqitje” për dy operatorë të sektorit të hotelerisë. Nga ky hetim i Prokurorisë, janë zbardhur detaje se si këta punonjës arritën të falsifikonin dokumentet e të përfitonin deri në 2000 euro në muaj për shkak të abuzimit në dieta. Sipas burimeve, të akuzuar arritën të vidhnin fonde nga FRONTEX, duke pretenduar se ishin në shërbim aty, për të përfituar shuma të paligjshme. Grupi për një periudhë të gjatë kanë falsifikuar dietat. Një dietë ditore e FRONTEX është 50 euro, ndërkohë që për një efektiv apo drejtues janë…
NJOFTIMI AMP-së AMP ekzekuton 21 masa sigurie, nga të cilët 19 punonjës policie dhe 2 shtetas Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), pas hetimeve intensive disa mujore të kryera me metoda speciale, ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila vendosi “Pezullimin e ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik” ndaj 19 punonjësve të policisë, si edhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj 2 shtetasve (përfaqësues të operatorëve në fushën e hotelerisë), e konkretisht; 1. Drejtues Behar Tafa, 45 vjeç, me detyrë…
Vetëm për klasat e shtata do të mungojnë librat në fillimin e vitit të ri shkollor. Kështu ka premtuar ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila sapo është emëruar në këtë detyrë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit do të përcaktojnë se me cilat tekste do të studiojnë nxënësit e klasës së 7-të në vitin e ardhshëm shkollor, sepse deri më 1 shtator nuk do të mund të printohen të rejat në përputhje me kurrikulën e re nga Koncepti i Arsimit Bazë. Janevska tha se për një ose dy ditë do t’i bëhet…
Një ngjarje e rëndë shënon në Durrës, ku fëmijë të mitur të moshës 1-3 vjeç shfrytëzoheshin nga 3 prindërit e tyre për të lypur në zonën e plazhit. Sipas njoftimit të policisë, ata shfrytëzoheshin nga shtetasit me iniciale S.Sh., A.S., dhe H.S. Goditja e këtyre rasteve ka ardhur si pasojë e një patrullimi rutinë të uniformave blu në qytetin bregdetar, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e ndalimin e paligjshmërive, duke konstatuar kështu fëmijët e shfrytëzuar nga prindërit e tyre. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa prindërit po hetohen…
Njoftimi i policisë: Durrës Shfrytëzonin për të lypur në zonën e plazhit, fëmijët e tyre të moshave 1-3 vjeç, procedohen penalisht 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve të vazhdueshme, me qëllime garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar se disa fëmijë shfrytëzoheshin nga prindërit e tyre, për të lypur në zonën e plazhit. Për rastet e konstatuara, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetasit S. Sh., A. S dhe…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev zhvilluan takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler. “Ministri Toshkovski falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e sinqertë nga Republika Federale e Gjermanisë, e cila duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen me shpresë se sa më shpejt do të jemi pjesë e familjes evropiane. Ministri i prezantoi synimet kryesore që do të jenë në fokus në periudhën në vijim, si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit jo vetëm në mënyrë deklarative, por reale, rindërtimi dhe sistemimi funksional…
Komuna e Tetovës njofton se koha për paraqitjen e kërkesës për kompensim nga stuhia e 23 qershorit do të jetë deri të premten (05.07.2024). Të gjithë qytetarët të cilët kanë dëme në amvisëritë dhe në tokat bujqësore mund të paraqesin kërkesë për vlerësim të dëmit në Komunën e Tetovës. Kërkesa duhet ta marrin dhe ta dorëzojnë në arkivin e komunës së bashku me një list pronësie/dëshmi pronësie, foto të objektit të dëmtuar, një kopje të letërnjoftimit dhe një kopje të llogarisë së transaksionit. “Deri më tani Komuna e Tetovës ka pranuar rreth 160 kërkesa për dëmshpërblim nga stuhia në Tetovë…
I është dhënë lamtumira e fundit kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, në varrezat e Tufinës, në Tiranë, pas mbarimit të homazheve në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Vajza e tij, Gresa Kadare, në fjalën e saj në varreza ku ishin të pranishëm vetëm familjarë të shkrimtarit, është shprehur se Kadare ishte krejt i veçantë në të gjithë gjërat. “Kurrë nuk më ka mërzitur për neglizhencat e mia qysh fëmijë”, është shprehur ajo. “Ishte krejt i veçantë si në gjithë gjërat e tjera. I bindej vetëm ligjeve të letërsisë. Kurrë nuk më ka mërzitur për neglizhencat e mia. E plotë…
Numri i familjeve që nuk kanë pronësi mbi banesën e tyre është rritur në mënyrë dramatike mes viteve 2011 dhe 2023, pavarësisht se në Shqipëri ka sot 326 mijë banesa më shumë se sa familje. Numri i shqiptarëve që nuk kanë banesë në pronësi është rritur në mënyrë dramatike në Shqipëri gjatë dekadës së fundit, tregues ky i politikave abuzive në sektorin e ndërtimit dhe i përmasave dramatike të pabarazisë. Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se afro 132 mijë familje ose gati një në çdo gjashtë familje jeton me qira ose jeton në banesë me pronësi të tjetërkujt me marrëveshje me pronarin. Të dhënat…
Edhe demokracitë më të fuqishme nuk ia dalin të vetme. Kur jemi të bashkaur, jemi më të fuqishëm. SHBA-ja është më e fuqishme dhe jemi mirënjohës që kemi aleatë, miq dhe partnerë si Maqedonia e Veriut, porositi dje mes tjerash ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler në shënimin e 248 viteve të pavarësisë amerikane në Ambasadën në Shkup. Në fjalimin e vet para të prnaishmëve, ajo deklaroi se e ka nderin ta prezantojë SHBA-në në vend dhe foli për ndryshimet me të cilat po përballet bota, zgjedhjet që këtë vit mbahen në mbi 90 shtete, për demokracinë dhe nevojën për mbrojtjen e…

