Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për zhvillim të arsimit do të konstatojnë nga cilat libra do të mësojnë nxënësit e klasës së shtatë në vitin e ardhshëm shkollor sepse deri më 1 shtator nuk do të mund të shtypen të rinj në përputhje me kurrikulën e re të Konceptit për arsim fillor. Ministrja Vesna Janevska sot deklaroi se për një apo dy ditë do të kumtohet në opinion se si do të mësojnë nxënësit e klasës së shtatë, duke cekur se edhe pse ishte kumtuar se libra shkollorë më 1 shtator do të ketë edhe për klasë të…
Author: almakos
UEFA ka bërë të ditur se ka hapur zyrtarisht një hetim rreth akuzave për Merih Demiral se ka bërë sjellje të papërshtatshme me festimin e tij gjatë dhe pas ndeshjes mes Turqisë dhe Austrisë. Mbrojtësi ishte protagonist me dy golat e tij duke siguruar kalimin e Turqisë në çerekfinalet e Euro 2024, por vëmendjen e ka marrë festimi i tij. Ai çoi duart lart duke bërë me gishta shenjën e “ujqërve” që është një simbol i grupimit “Ujqërit Gri”, i cili në disa vende cilësohet si organizatë ekstremiste, meqë në ideologjinë e tij është kthimi i Turqisë së madhe që…
Presidenti i Hysenbelliu Group, Irfan Hysenbelliu ka marrë pjesë sot në homazhet në nder të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare. Zoti Irfan Hysenbelliu shoqërohej nga rektori i Universitetit Luarasi, E’them Ruka, drejtori i News24, Aleksandër Çipa, Administratori, Kino Buxheli dhe moderatorja e Open, Eni Vasili. Ne shenje respekti dhe nderimi për veprën e Ismail Kadaresë, janë vendosur korora me lule dhe homazhe pranë arkemortit të shkrimtarit me famë botërore. “Kam besim që pas vdekjes do të marrë Çmimin Nobel dhe ju prehtë shpirti në paqe”- U shpreh Presidenti i Hysenbelliu Group.
Presideni i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë më 1 korrik për shkak të një arresti kardiak. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Meta u shpreh se Kadare e ngriti Shqipërinë dhe shqiptarët në majën e letërsisë botërore, atëherë kur Shqipëria ishte më izoluar se kurrë. “Gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë sepse jetojnë përgjithmonë në ndërgjegjen e kombit”, theksoi kreu i PL më tej. Meta: E ngriti Shqipërinë dhe shqiptarët në majën e letërsisë botërore atëherë kur…
Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, mbahet sot homazhet për shkrimtarin e ndjerë Ismail Kadare. Pjesë në homazhe ka qenë dhe shkrimtarja Alda Bardhyli, e cila ka qenë një nga personat që i ka qëndruar pranë shkrimtarit. Në një prononcim të shkurtër për mediat, ajo u shpreh se Kadare ka shpërfaqur në Shqipëri të jashtëzakonshme dhe fantastike falë penës dhe mendjes së tij. “Kadare iku i qetë dhe pa brenga”, tha ajo, duke shtuar se ai mendonte se e kishte kryer atë që ishte shumë e rëndësishme për një shkrimtar, botimin dhe rishikimin e gjithë veprës së plotë. Alda…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.02.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 146 gjoba, nga të cilat 15 sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, tri sanksione për kalim në sinjal të mbyllur të semaforit. “Janë vendosur 43 gjoba për kundërvajtje që u kushtojnë drejtuesve të motoçikletave, pesë masa për automjete të paregjistruara”. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.…
Sot në Kosovë është ditë zie në nderim të jetës dhe veprës së shkrimtarit Ismail Kadare. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s. /Telegrafi/
Autori i njohur, Ylljet Aliçka, nga jashtë Teatrit të Operas dhe Baletit, ku zhvillohen homazhet për gjeniun e letërsisë Ismail Kadare, u shpreh se e konsideron shkrimtarin si babain e tij shpirtëror. Shkrimtari u shpreh se Ismail Kadare është larguar fizikisht, por veprat e tij mbeten, teksa shtoi se do ta kujtojnë me mall. “Letërisia e tij shijohet dhe iku fizikisht, por vepra mbetet. Do ta kujtojmë gjithmonë me mall ne që e kemi njohur nga afër. Më ka promovuar, më ka bërë parathënie librash, e konsideroj se baba shpirtëror”, tha Ylljet Aliçka.
Ka ndërruar jetë 63-vjeçari Pal Trashaj, i cili paditen e djeshme (2 Korrik) piu fostoksinë para godinës së SPAK. Pal Trashaj u transportua në spital pasi piu helmin por nuk ka arritur që të mbijetojë. Dyshohet se 63-vjeçari ndërmori aktin pasi ka humbur pasurinë e tij me mikrokreditë. Sipas njoftimi të SPAK, Pal Trashaj është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022. Prokuroria vijon duke sqaruar se ndërkohë…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.8 lekë dhe do shitet me 93.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.8 lekë dhe do shitet me 100.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.5 lekë dhe do shitet me 103.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.6 lekë dhe do shitet me 118.6 lekë.
Numri i të rinjve në vend po ulet me shpejtësi. Kur u zhvillua censi 2011, në të gjithë vendin u numëruan 268,756 të rinj të grupmoshës 15-19 vjeç, por në censin 2023, numri i tyre u përgjysmua me vetëm 142,943 persona, me rënie 47%. Kjo grupmoshë kishte rënien më të madhe në periudhën ndërmjet censeve si në numër dhe në përqindje. Popullsia e përgjithshme pësoi rënie me 14.8%, ndërsa në grupet e reja moshore, ky raport ishte më shumë se dy herë më i lartë. Ekspertët e statistikave e shpjegojnë këtë rënie me emigracionin e lartë të të rinjve dhe…

