Author: almakos

Një konflikt i rëndë shënohet në kryeqytet mbrëmjen e sotme (2 korrik), teksa një 46 vjeçar ka plagosur me thikë një 26 vjeçar. Autoritetet kanë mundësuar arrestimin e autorit të kësaj ngjarje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Petrela”, rreth orës 20:00. Në pranga ka përfunduar shtetasi A.J., 46 vjeç, i cili plagosi me mjet prerës 26 vjeçarin A.Z. I riu ndodhet në spital duke marrë ndihmën e parë mjekësore, e nuk raportohet të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas uniformave blu, konflikti mes dy shtetasve është bërë për motive të dobëta, të cilat nuk janë bërë me dije…

Lexo më Shumë

Një aksidenti i rëndë është shënuar në Memaliaj pasditen e sotme (2 korrik), ku dy automjete tip ‘Benz’ dhe ‘BMË’ janë përplasur me njëra tjetrën duke lënë të lënduar disa persona. Të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se tre persona kanë mbetur të bllokuar në mjetin tip ‘BMË’ dhe 1 në atë ‘Benz’, të cilët janë nxjerrë në kohë nga shërbimet zjarrfikëse. Dyshimet e para në lidhje me shkakun e aksidentit mendohet të jetë bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski realizoi takim pune me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Dejvid Gir. Në takimin e sotëm u konstatua se Qeveria në bashkëpunim me BE-në do të vazhdojë të punojë me përkushtim në proceset reformuese, në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit, informojnë sonte nga Ministria e Transportit. “Në takim, ministri Nikoloski e prezantoi përkushtimin programor të Qeverisë dhe Ministrisë së Transportit, me theks të veçantë në zhvillimin e infrastrukturës. Ai theksoi projektet për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për përmirësimin e lidhjes rajonale përmes ndërtimit dhe modernizimit…

Lexo më Shumë

NJOFTIM I SPAK-ut: Në lidhje me incidentin e sotëm të qytetarit Pal Trashaj të ndodhur jashtë Prokurorisë së Posaçme, institucioni ynë i uron z. Trashaj shërim të shpejtë! Sqarojmë se qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.  Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i…

Lexo më Shumë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti me anë të një statusi në facebook ka thënë se koalicioni VLEN do t’i kthejë shqiptarët në vitin 1997 kur burgoseshin për flamur. Ja statusi i plotë i deputetes Dauti në facebook: “Druanim që po na kthejnë në vitin 2001, para Marrëveshjes së Ohrit, por tani duket që po na kthejnë në vitin 1997 kur burgoseshim për flamur. Deri ku do të shkojë servilizmi i vLEN ndaj supermacisë së VMRO-së? A do të arrini kohën e Rankoviçit?  Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen, nuk do të arrijnë as në 97, as në 2001, sepse…

Lexo më Shumë

Një 23 vjeçar është shpëtuar nga Policia Kufitare e Himares pasi ra nga mjeti lundrues tip jet ski, duke rrezikuar mbytjen. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:15, kur i riu është konstatuar nga uniformat blu përgjatë patrullimit në hapësirën detare. Në ndihmë ka ardhur dhe një person i cili po lundronte me kanoe në afërsi të 23 vjeçarit. I riu është nxjerrë në molin e PPK Himarë dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Njoftimi i policisë: Himarë Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare i shkuan në ndihmë një shtetasi që ra nga mjeti lundrues në…

Lexo më Shumë

Një qytetar konsumoi fototoksinë mesditën e sotme (2 korrik) përpara dyerve të Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion. Sipas uniformave blu dyshohet se ky akt i rëndë i ndërmarrë nga 63 vjeçari lidhet me humbjen e pasurisë për shkak të mikrokredive. Sipas gazetares Klodiana Lala, qytetari P.T., ka kërkuar takim në SPAK me persona të autorizuar që mund ta ndihmonin me çështjen e tij. Nuk dihet nëse ky takim i është mundësuar apo jo, e nëse po si ka vijuar. 63 vjeçari konsumoi helmin përpara dyerve të Prokurorisë së Posaçme, e momentalisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nuk janë…

Lexo më Shumë

Gruaja rreth të pesëdhjetave, mbi të cilën sot pasdite ra një dru në afërsi të “Universitetit Evropian”, është jashtë rrezikut për jetën, ka konfirmuar për MIA-n, dr. Dragan Panov nga Ndihma urgjente mjekësore në Shkup. Ekipi ynë me ndihmën e zjarrfikësve e nxorri jashtë. Ajo nuk kishte lëndime të dukshme të jashtme. Ajo u ankua për dhimbje të shpinës dhe trupit, pas së cilës u dërgua në një klinikë për vëzhgim. Duhet të bëhen analiza për të parë nëse ka ndonjë frakturë, deklaroi Panov. Qendra për Menaxhimin e Krizave ka bërë të ditur se për shkak të erës së fortë,…

Lexo më Shumë

Një qytetar ka konsumuar mesditën e sotme( 2 korrik) helm përpara dyerve të SPAK. Detaje të reja janë zbuluar nga ky tentim vetëvrasës, teksa mësohet se personi kërkonte takim me të autorizuarit e Prokurorisë së Posaçme. Personi i identifikuar me inicialet P.T., nga Lezha është transferuar menjëherë në ambientet e spitalit për të marrë kujdesin shëndetësor të nevojshëm. Gazetarja për BalkanWeb, Klodiana Lala, raporton se viktima ndodhet në gjendje të rëndë. Gjithashtu po hetohet nëse ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Priten njoftime zyrtare nga autoritetet përkatëse.

Lexo më Shumë

Do të largohemi nga qeveria, nëse përsëri ministrat e VLEN-it do ta vendosin flamurin shqiptar në hapësirat qeveritare. Kështu ka kërcënuar kryetari i partisë “Znam” Maksim Dimitrievski, i cili është pjesë e qeverisë të sapo formuar, VMRO-VLEN-ZNAM. Dimitrievski në një emision në Kanal 5, ka reaguar pas takimit të parë koordinues të ministrave të VLEN-it në kabinetin e zv/kryeministrit të parë Izet Mexhiti, ku në atë fotografi shihet se janë të vendosur tre flamuj, ai i Maqedonisë, flamuri shqiptar dhe i BE-së. MAKSIM DIMITRIEVSKI, KRYETAR I PARTISË ZNAM “Ky është ai narrativi BDI që vazhdon në kontinuitet. Nëse vazhdon qasja…

Lexo më Shumë