Author: almakos

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me zjarrvënien e qëllimshme në vend, duke u shprehur se uniformat blu po bëjnë çmos për identifikimin e autorëve që fshihen pas këtyre veprave. Reagimi ka ardhur përmes një postimi në Facebook, teksa ministri përgëzon Policinë e Shtetit për identifikimin e personave të cilët shkaktuan flakë duke rezultuar në pasoja për pronat private dhe në ndotje të mjedisit. Një kërkesë ka ardhur nga ministri për qytetarët, për të ndihmuar në eliminimin e rrezikut të përhapjes së zjarreve që në fazat e para. Reagimi i plotë Zjarrvënia apo çdo vepër tjetër penale…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot tha se ndarja e pozicioneve brenda qeverisë ka përfunduar dhe pritet që të bëhet emrimi i funksionarëve.“Sa i përket pozicionimit të VLEN-it brenda qeverisë dhe ndarjes së pozicioneve brenda VLEN-it jemi në përfundim e sipër, dhe nga kjo mbledhje e qeverisë mund të nis emërimi i kuadrove të VLEN-it në qeverinë e ardhshme”, tha Kasami.I pyetur se si e komenton deklaratën e Dimitrievskit se nuk mund të vendoset flamuri shqiptar në qeveri, Kasami u përgjigj se nuk është Dimitrievski ai i cili përcakton se kur dhe si do të përdoret flamuri kombëtar.…

Lexo më Shumë

Pas deklaratave të kryetarit të partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski, se nëse ministrat shqiptar të VLEN-it, do të përdorin flamurin shqiptar në qeveri atëherë ata do të largohen nga qeveria, ka ardhur edhe reagimi i koalicionit VLEN.Ata thonë se fushata parazgjedhore ka përfunduar prej kohësh, ndërsa kjo retorikë, thonë ata, nuk i bën mirë askujt.“Më mirë do të ishte që kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, para se të vendosë të komentojë publikisht, përmes mediave, të informohet për qëllimin e takimit të zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti me ministrat e VLEN-it. Vlerësoj se ky është “rregulli i shtëpisë” në një qeveri të…

Lexo më Shumë

Rënia nga pesha nuk bëhet sa hap e mbyll sytë. Humbja e kilogramëve të tepërt kërkon shumë mund e djersë dhe arrihet nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik. Çdo metodë tjetër që premton rënie të shpejtë nga pesha është në dëm të shëndetit.   Studimet rekomandojnë që njeriu duhet të synojë të humbasë minimalisht 450 gramë dhe  maksimalisht 900 gramë në javë. Në arritjen e objektivit përfundimtar, kjo mund të tingëllojë si një zvarritje, por në një kohë afatgjatë një gjë e tillë mund të ndihmojë në mbajtjen e një peshe të shëndetshme trupore. Nëse konsumoni 3500 kalori shtoni…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë “Znam” Maksim Dimitrievski ka kërcënuar se do të largohet nga qeveria, nëse përsëri ministrat e VLEN-it do ta vendosin flamurin shqiptar në hapësirat qeveritare. Për këtë ka reaguar Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, i cili ka thënë se askush nuk mund t’ua ndalojë shqiptarëve përdorimin e flamurit. Ja shkrimi i plotë i Llogës: ▪︎ Askush nuk mund t’ua ndalojë qytetarëve shqiptarë të RMV-së përdorimin e flamurit të tyre kombëtar e aq më pak Dimitrievski, ai mund të lejojë ose të ndalojë flamuj në shtëpinë e tij private. Qeveria është shtëpia e të gjithë qytetarëve…

Lexo më Shumë

Është vënë në pranga në Tiranë një shtetas i shpallur në kërkim për falsifikim të stampave dhe formularëve. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Metodi Marku, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i stampave ose formularëve”. Sipas bluve, Marku është lokalizuar dhe arrestuar në zonën e Ali Demit. Njoftimi i policisë Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të këtij plani…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë “Znam” Maksim Dimitrievski ka kërcënuar se do të largohet nga qeveria, nëse përsëri ministrat e VLEN-it do ta vendosin flamurin shqiptar në hapësirat qeveritare. Për këtë ka reaguar kryetari i PDE, Arjanit Hoxha, i cili thekson se “Maksim Dimitrievski i ‘qortoi’ vazalët e tij të VLEN se nuk guxojnë të përdorin flamurin shqiptar në zyrat e Qeverisë”. Ja shkrimi i plotë i Hoxhës: Se kjo shumicë qeverisëse funksionon mbi bazën e vazalitetit të humbësve te blloku shqiptar ndaj shefave të tyre të VMRO-ZNAM dëshmon edhe deklarata e Maksim Dimitrievskit i cili “qortoi” vazalët e tij të VLEN…

Lexo më Shumë

Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë nisur numërimin mbrapsht, teksa tashmë na ndajnë vetëm 24 ditë nga starti i evenimentin më madhor global të sportit. Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do të ngrejë siparin më 26 korrik, me ceremoninë e hapjes në kryeqytetin francez, një veprimtari që do të mbledhë 10500 sportistë nga e gjithë bota. Do të jenë gjithsej 329 evente, për 32 disiplinë të ndryshme sportive, me aktivitetin që do ta ulë siparin më 11 gusht. Në “Paris 2024” Shqipëria do të shënojë pjesëmarrjen e saj të dhjetë në historinë e olimpiadave, teksa ekipi kuqezi do të formohet…

Lexo më Shumë

Deputetja e PD Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave,  foli në lidhje me të dhënat e Censit të raportuara nga INSTAT javën e shkuar, ku ka kërkuar që të mbahet një dëgjesë me drejtoreshën e INSTAT në lidhje me temat kryesore që e kanë shqetësuar këtë proces.   Tabakun ka shprehur shqetësim në lidhje me procesin dhe mbarëvajtjen e tij duke theksuar një vonesë shumë më të gjatë për disa shifra që mund të dilnin më shpejt, dhe për mungesën e transparencës, që sipas saj “është një sëmundje e qeverisë dhe institucioneve në varësi të saj”. “Ne…

Lexo më Shumë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë të enjten më datë 04 korrik, mbledhjen për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit si kryetar bashkie në Himarë të Fredi Belerit. Në një njoftim oër mediat, KQZ bën me dije se senca do të zhvillohet në orën 11:00. Njofitmi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Enjte, datë 04.07.2024, ora 11:00 me këtë rend dite: Çështje për shqyrtim rishtas: 1. Projektvendim “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes…

Lexo më Shumë

Mos përdorni celular gjatë vozitjes. Çdo telefonatë mund të presë. Tregoni kujdes për sigurinë tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, apelojnë nga KRSKRR Jeta bashkëkohore nuk mund të imagjinohet pa përdorimin e një telefoni celular. “Por kundrejt avantazheve dhe funksionalitetit, përdorimi i tij gjatë kohës që jeni i përfshirë në trafikun rrugor mund të jetë shkaku i situatave të padëshiruara”, theksojnë nga KRSKRR. Nga aty theksojnë se përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit është në radhë të parë shpërqendrim (të folurit në telefon është shpërqendrim, ndërsa mesazhet në telefon janë dyfish të rrezikshme sepse jo vetëm shpërqendrojnë…

Lexo më Shumë