Personi i tretë i arrestuar me urdhër të SPAK për abuzimin me fondet e BE-së, është ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla.
SPAK lëshoi mëngjesin e sotëm 5 urdhërarreste, mes të cilave 3 arrest me burg dhe 2 arrest shtëpie.
Në pranga janë vendosur gjithashtu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe njeriu i tij i besuar, Ermal Kurtulaj.