Author: almakos

Ndryshimet më të rëndësishme lidhen me dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, mundësimi i votë së Diasporës për herë të parë në zgjedhje dhe heqja e “herësit” në përllogaritjen e mandatit të deputetit nga hapja e listave shumëemërore të partive politike. Grupi parlamentar i PS-së njoftoi të hënën se kryetari i këtij grupi, Bledi Çuçi kishte njoftuar deputetët për mundësinë e arritjes së marrëveshje politike brenda kësaj jave dhe votimin e paketës së ndryshimeve në seancën e fundit plenare të këtij sesioni, ditën e premte. “Propozimet e Grupit të Dialogut janë ende në fazë diskutimi në nivel politik dhe nëse do…

Lexo më Shumë

Mbledhja e fundit e këshillit bashkiak për këtë sezon është shoqëruar me debate të ashpra, por edhe me konflikt fizik mes dy këshilltarëve, Halit Valteri i PS dhe Tedi Blushi i PL-së. Të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, por ka qenë këshilltari socialist, Halit Valteri i cili ka depozituar një kallëzim në polici, ku pretendon se është goditur me grusht dhe objekte nga Tedi Blushi. Ky i fundit është marrë në pyetje, për të dhënë sqarime ne lidhje me incidentin. vijon

Lexo më Shumë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas tensioneve në këshillin bashkiak të Tiranës, ku nuk kanë munguar as grushtet mes Halit Valterit dhe këshilltarit të opozitës, Tedi Blushi. Sipas Ilir Metës, ka qenë Erion Veliaj dhe Halit Valteri që kanë sulmuar këshilltarin e PL-së në këshillin bashkiak, Tedi Blushi. Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook thotë se nga sot “Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Erion Veliajn”. “Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi…

Lexo më Shumë

Njëri prej liderëve të koalicionit VLEN, Arben Taravari, i pyetur në lidhje me idenë e BDI-së për ndarjen e vendit në bazë të rajoneve, tha se kjo ide nuk është e implementueshme. Ai theksoi se BDI-ja është e mençur kur është në opozitë, por se ideja e tyre është joserioze. ARBEN TARAVARI, VLEN “Nuk jam kundër ideve, idetë janë të mira, por 22 vjet duke qenë në pushtet nuk e ke menduar decentralizimin që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, mos të flasim tash për regjionalizimin. Ne kemi dhënë moti kohë idetë për funksionimin më të mirë të shtetit, decentralizimin fiskal…

Lexo më Shumë

Gazmend Muja, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujës, ka kërkuar drejtësi për vrasjen e policit serb, një ditë pasi kishte ndodhur vrasja në qytetin Lloznicë të Serbisë. Para se të vritej Faton Hajrizi, policia serbe e kishte shpallur në kërkim vëllain e tij, Artan Hajrizin si të dyshuar për vrasjen e policit serb. Në lajmin e publikuar nga portali serb “Kossev.info”, Gazmend Muja ka komentuar në gjuhën serbe duke e cilësuar rastin si “tipik kriminel” dhe duke shpresuar që autorët e krimit të arrestohen. “Një rast tipik kriminal, vrasja e policit dhe plagosja e një polici tjetër. Shpresojmë…

Lexo më Shumë

Erkin Morina, një mik i Faton Hajrizit, ka thënë se dyshon që Faton Hajrizi është vrarë në Serbi të premten. Morina, në një deklarim për Kosova Today, tha sot se dyshimet e tij bazohen te fakti që institucionet shtetërore serbe ende nuk e kanë identifikuar viktimës dhe se ende nuk e kanë kthyer kufomën e tij në vendlindje. “Ajo që më bën të dyshoj është që institucionet e sigurisë ende qe disa ditë nuk kanë arritur të identifikojnë kufomën. Unë i falënderoj institucionet e Kosovës që kanë bërë kërkesë që të identifikohet trupi dhe të kthehet në vendlindje trupi i…

Lexo më Shumë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar ditën e sotme (22 korrik) në flagrancë një punonjës policie, pasi akuzohet për dhunë në familjes. Punonjësi i uniformave blu, i identifikuar si P.P., 55 vjeç, mban detyrën e Oficerit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr. 3. Njoftohet se vënia e tij në pranga u bë për shkak se ka ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes, ndërsa së fundmi për shkak të një konflikti mes tyre për motive të dobëta, polici ka ushtruar e dhunë fizike ndaj saj, teksa i ka shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Njoftim…

Lexo më Shumë

Kamerat e sigurisë së zonës, ku ndodhi atentati i trefishtë në Memaliaj, ka fiksuar automjetin me të cilin kanë vepruar autorët e kësaj ngjarje të tmerrshme, nga e cila mbetën viktima e dy njerëz të pafajshëm. Siç është raportuar e më parë, është një makinë tip BMW, ngjyrë e zezë, teksa dyshohet se sulmi me armë zjarri u realizua nga dy autorë. Ndërkohë mjeti u gjend i djegur në fshatin Bejaj të Mallakastrës. Po kështu brenda saj u gjetën e armë zjarri, të dyshuara se janë përdorur në atentat. Kujtojmë se deri më tani janë shoqëruar 27 persona në polici,…

Lexo më Shumë

U.d. drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov sot informoi se natën më datë 19 të këtij muaji është bërë mbikëqyrje e jashtëzakonshme në Burgun “Shkupi”, i njohur si burgu i Shutkës, duke shtuar se është konstatuar se lista me të burgosurit që kanë marrë nga policia nuk korrespondon me gjendjen aktuale që kanë hasur aty. Pandev tha se 11 të burgosur nuk ishin në qelitë e tyre, ndërsa gjendja ishte e ndryshme nga ajo që kanë marrë në listë dhe në repartin gjysmë të hapur dhe gjysëm të hapur, si dhe në lavanderi. Ai informoi se katër…

Lexo më Shumë

Nëna e kamerierit Gledio Muka, i cili u kap nga breshëria e plumbave në atentatin ndaj Shyqyriu Kalemi në Memaliaj, ka folur për media, e cila kërkon drejtësi për vdekjen e nipit të saj. Ajo dukshëm është e prekur nga kjo ngjarje e rëndë, teksa kujton viktimën 36 vjeçar që u nda padrejtësisht nga jeta për shkak se ishte i punësuar në lokalin e familjes Kalemi. “Djalin e kemi patur flori, edhe kaluar floririt. Nuk e prisnin të vritej djali, punonte atje kamerier. Pse ma vranë djalin, përse? Ai e kishte lënë punën e po rrinte atje se kishte vapë.…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh ish kreu i SASPAC, Ilir Beqaj ka ankimuar në Apelin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendimin për heqjen e masës së sigurisë arrest me burg. Beqaj kërkon prishjen e vendimit të GJKKO-së, duke i lënë një masë më të butë dënimi. Sipas avokatëve të ish-ministrit të shëndetësisë, nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për masën shtrënguese kaq të rëndë. Në kërkesën tyre avokatët e Ilir Beqajt pretendojnë se nuk ka rrezik që ish ministri i Shëndetësisë dhe ish kreu i SASPAC, që të largohet jashtë vendit apo të prishë provat. Kujtojmë se me…

Lexo më Shumë

Mark Nika, xhaxhai i viktimës së 21 janarit, Aleks Nika, ka përfunduar dëshminë e tij në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit. Në krahasim me Rajmonda Nika, xhaxhai i viktimës u ndal pak më gjatë për të deklaruar për media, duke u shprehur se janë fshirë shumë prova, por SPAK-u ka një plan hetimi. Ai sqaron se do të pyetën dhe familjarë të tjerë. Mark Nika shprehet se përgjegjësia duhet të kërkohet tek kryeministri i kohës, ministri i brendshëm dhe komandanti i gardës, pasi pa urdhërin e tyre, ushtari nuk mund të hapë zjarr. Mark Nika: Janë fshirë edhe provat, do…

Lexo më Shumë