Author: almakos

Fermerët e fshatrave të zonës së Maliqit kanë dalë sot në protestë për mungesën e tregut për prodhimet e tyre, të cilat kanë mbetur të prashitura. Fermerët u mblodhën në afërsi të fshatit Drithas në rrugën hyrëse të këtij fshati me mjetet e tyre, me qëllim që të bllokojnë rrugën. Pas protestës, drejtuesit e mjeteve bujqësore janë ndëshkuar me masa administrative deri në 1 milion lekë të vjetra. Dhjetëra mjete bujqësore traktorë janë gjobitur nga ana e policisë. Në komentin e gjobës thuhet se drejtuesit e mjeteve kanë zënë sipërfaqen rrugore, më konkretisht aksin rrugor Libonik-Drithas pa leje dhe pa…

Lexo më Shumë

Deri në fund të vitit është e pamundur që të ketë rritje të pagave të punonjësve shëndetësorë dhe nënshkrim të marrëveshjes së re kolektive siç kërkojnë sindikatat, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Taravari tha se për shkak të deficitit të madh të buxhetit është e pamundur që të ketë rritje të pagave dhe se do të kërkojë mirëkuptim nga sindikatat.“Shpresoj se në shëndetësi nuk do të ketë shkurtim të madh të buxhetit sepse duhet të mbijetojmë dhe të kalojmë deri në nëntor të këtij viti. Me sindikatat pata një takim, përsëri do të kem dhe do të kërkoj…

Lexo më Shumë

Në periudhën prej 16 deri më 19 korrik, ekipet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë  kanë kryer kontrolle të jashtëzakonshme të përforcuara në objektet dhe operatorët ushqimorë në qendrat turistike të Dojranit, Ohrit, Strugës dhe Prespës, në të cilat janë përfshirë 112 objekte. Prej tyre 54 janë dënuar me gjobë dhe 8 kanë marrë ndalesë nga puna. Nga AUV-ja thonë se me kontrollet u konstatua mosplotësim i kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta higjienike në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve, si dhe ushqimeve me afat të skaduar përdorimi dhe shitja e ushqimeve pa deklarim dhe etiketim.…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari u pyet në lidhje me idenë e BDI-së për ndarjen e vendit në bazë të rajoneve, dhe tha se kjo ide nuk është e implementueshme. Ai tha se BDI-ja është e mençur kur është në opozitë, por se ideja e tyre është jo serioze. Sipas tij, shkruan SHENJA, ata kanë patur 22 vite në pushtet për të realizuar idetë e tyre“Nuk jam kundër ideve, idetë janë të mira, por 22 vjet duke qenë në pushtet nuk e ke menduar decentralizimin që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, mos të flasim tash për regjionalizimin. Ne kemi…

Lexo më Shumë

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku ka dalë nga ambientet e SPAK pas 3 orë marrje në pyetje. Ai është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme që në orëm 09:30. Pas daljes së tij ai deklaroi shkurtimisht për media se ishte thjesht si një person që duhej të jepte shpjegime mbi një çështje. Pak më herët, ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, deklaroi përpara dyerve të SPAK se ka denoncuar ministrin si një person që ka bashkëpunuar me kompaninë “5D Konstruksion”, për shembjen e 13 pallateve në kryeqytet. Këlliçi u shpreh për media se ka qenë Mazniku ai që ka firmosur…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup i njofton qytetarët e qytetit të Shkupit, se vijon aksioni për pagesën e borxheve pa llogaritje të interesit për pagesë të vonuar. Aksioni për persona fizikë dhe juridikë filloi prej datës 20 qershor, ndërsa do të zgjasë deri më datën 31 të këtij muaji. “Ju bëjmë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të cilët kanë borxhe të mbetura në këtë periudhë të aplikojnë për lidhjen e marrëveshjeve për pagesën e borxheve në më së shumti 48 këste për persona fizikë dhe 24 këste për persona juridikë, varësisht lartësisë së borxhit, pa llogaritje të interesit për…

Lexo më Shumë

Gjatë periudhës prill-qershor të këtij viti, bankat e nivelit të dytë lehtësuan kushtet aprovuese të kredive për bizneset, por vendosën kritere më shtrënguese për individët. Të dhënat janë bërë publike nga Banka e Shqipërisë në Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues për tremujorin e dytë 2024. Në këtë dokument nënvizohet se standardet e kreditimit për individët u shtrënguan disi në tremujorin e dytë të vitit 2024, të diktuara vetëm nga një bankë e vetme e sistemit. Shtrëngimi i standardeve u raportua si në kreditë konsumatore, ashtu edhe në ato për blerjen e banesave. “Faktorët me ndikim në shtrëngimin e standardeve të kreditimit…

Lexo më Shumë

“Nëse Maqedonia e Veriut vazhdon me këtë politikë, e cila është drejtpërdrejt në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë pala greke ka mjete për të ushtruar presion edhe më të madh, do të thotë që janë dypalëshe dhe shumëpalëshe në nivel të organizatave ndërkombëtare”. Këtë e tha ministri i Punëve të Jashtme. nga Greqia, Giorgos Gerapetritis në intervistën për televizionin grek ERT. Kreu i diplomacisë greke përsëriti se Marrëveshja e Prespës është ratifikuar nga të dy parlamentet, duke bartur kështu detyrime ligjore “që nuk mund të ndryshohen nga asnjëri vend”. “Natyrisht, edhe vetë Marrëveshja e Prespës thotë qartë se çështja e…

Lexo më Shumë

Policia e Gjirokastrës po vazhdon kontrollet intensive për gjetjen e autorëve të atentatit të kryer në Memaliaj, mbrëmjen e së shtunës (20 korrik), pak para mesnatës, ku mbetën viktima Shyqyri Kalemi, Gledio Muka dhe Marsel Çela, ndërsa i plagosur Artur Kalemi. Kreu i Policisë Gjirokastër, Ardian Çipa, po drejton të gjitha veprimet për zbulimin e gjithë dinamikës së krimit të ndodhur, ku humbën jetën padrejtësisht kamerieri dhe klienti i lokalit për shkak të breshërive të plumbave që kishin si shënjestër të atin e Andrea Kalemi, Shyqyriun Kalemi. Deri më tani janë ushtruar 25 kontrolle në Memaliaj, Tepelenë, Vlorë, Fier, Elbasan,…

Lexo më Shumë

Një karrocë që mbante binjake dyvjeçare ra në rrugën e një treni që po afrohej në Sideni të dielën, dhe me këtë rast, njëra ndër to vdiq bashkë me babanë “hero” që vrapo për t’i shpëtuar. Njëra nga vajzat shpëtoi pasi karroca ishte në mes të shinave në stacionin hekurudhor Carlton të Sidenit Jugor, tha policia. Ajo ishte “kryesisht e paprekur” nga treni që me sa duket kaloi sipër saj gjatë rrugës për në qendër të Sidneit në orët e hershme të pasdites, tha policia. Policia dhe shërbimet e urgjencës mbërritën brenda pak minutave kur edhe e panë karrocën nën…

Lexo më Shumë

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku, është paraqitur ditën e sotme (22 korrik) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, rreth orës 09:30. Gazetari Igli Çelmeta, raporton drejtpërdrejtë për News 24 se sipas burimeve jozyrtare, Mazniku po merret në pyetje mbi aferën korruptive 5D, nga ku kujtojmë se janë proceduar e disa drejtorë të Bashkisë Tiranë për këtë çështje. Sidoqoftë, nuk ka ende informacione zyrtare mbi paraqitjen e ministrit në SPAK. Priten raportime të mëtejshme për të mësuar shkakun e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.

Lexo më Shumë