Author: almakos

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një euro do të blihet me 99.9 lekë e do të shitet me 100.6 lekë. Dollari ka pasuar në rënie, teksa do të blihet me 91.6 lekë e do të shitet me 92.5 lekë. Franga zviceriane do të blihet me 102.8 lekë dhe do të shitet me 103.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do të blihet me 118.3 lekë e do të shitet me 119.3 lekë.

Lexo më Shumë

Duke folur në emisionin “Top Tema” në televizionin “Telma”, kryeministri Hristijan Mickoski tha se udhëtimi i tij në klasin e biznesit ishte në linjat e huaja, përkatësisht Vjenë – Uashington dhe Nju Jork – Vjenë. Ndërkaq në fluturimin nga Shkupi për në Vjenë dhe anasjelltas, siç tha kryeministri, ishte në klasën ekonomike. “Kur kam udhëtuar nga Vjena në Uashington dhe nga Nju Jorku në Vjenë kam udhëtuar në klasë biznesi sepse kam problem me gjunjët dhe pastaj një ditë nuk mund të jem funksional sepse jam më i gjatë dhe prandaj kam zgjedhur këtë. Por nga Shkupi në Vjenë dhe…

Lexo më Shumë

Ish-prokurori  Bledar Bejko foli për atentatin e ndodhur mesnatën e së shtunës në Memaliaj, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i 4-t, duke thënë se  rasti konkret është specifik. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Bejko tha se janë disa atentate që janë kryer, që kanë pasur një objektiv, pavarësisht se në ndonjë rast është arritur qëllimi dhe në të tjera jo. “Atentati në Memaliaj është rast ekstrem. Autorët duket se kanë humbur durimin, vrasësit profesionistë eliminojnë vetëm objektivin, ndërsa në rastin konkret, kanë menduar të arrijnë qëllimin, pa pyetur për dëme të tjera”, tha…

Lexo më Shumë

Përplasja fizike në Këshillin Bashkiak, Sali Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e rrugaçërisë ndaj Tedi Blushit Sipas Berishës, sulmi ndaj Tedi Blushit është një akt rrugaçërie, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkohen protestës para bashkisë te enjten në orën 11:00. “Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt rrugaçërie të tij dhe këshilltarëve të tij dhe i them se personalisht do bëhesh përgjegjës për aktin më të vogël të dhunës dhe rrugaçërive ndaj këshilltarëve”, tha Berisha. Pjese nga fjala e Berishes Miqtë e mi, ditën e enjte është dita e protestës së fuqishme para bashkisë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka lëshuar një njoftim lidhur me pretendimet nga ana e Serbisë për vrasjen e Faton Hajrizit. Në njoftimin e lëshuar tregohet që pas ekzaminimeve, shenjat e gishtërinjëve të mara nga personi i vrarë në Serbi kanë përkuar me ato të Faton Hajrizit. “Informojmë opinionin publik që sapo jemi njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22/07/2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njejtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë…

Lexo më Shumë

Universiteti “Luarasi” është i orientuar në ofrimin e programeve të përbashkëta dhe ndërkombëtarizimin e programeve të studimit dhe ka hedhur hapa konkretë bashkëpunimi me institucione partnere brenda dhe jashtë vendit në ofrimin e tyre. Në këtë kuadër, Universiteti “Luarasi” ka bërë realitet hapjen e tre programeve të përbashkëta të studimit me University of London-UoL” nën drejtimin akademik të “London School of Economics-LSE”: “Bachelor’s in Data Science and Business Analytics – DSBA”, “Bachelor’s in Finance”, “Bachelor’s in Business Administration”. Në përfundim të këtyre programeve të përbashkëta të studimit do të lëshohet diplomë e dyfishtë nga të dy institucionet e arsimit të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku dy 19-vjeçarë kanë marrë peng një 17-vjeçar dhe më pas e kanë nxjerrë live në TikTok duke e detyruar të thotë fjalë fyese. Policia sqaron se fillimisht dy të rinjtë e kanë rrëmbyer me forcë në makinë 17-vkeçarin dhe e kanë çuar drejt fshatit Kolsh-Malsi. “Pasi kanë ndaluar automjetin, këta dy shtetas e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë “Live” në rrjetin social “TikTok” dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit, si dhe e kanë…

Lexo më Shumë

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka kujtuar 8-vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se kjo reformë nuk ka qenë e lehtë, ndërsa thekson se zbatimi i saj është i pakthyeshëm. Ambasada shprehet krenare që kanë qëndruar me popullin e Shqipërisë në këtë përpjekje të vështirë dhe të guximshme. Po ashtu në reagim theksohet se ambasada do vazhdojë të qëndrojë pranë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë, “teksa ata vazhdojnë të bëjnë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe sjelljen e Shqipërisë më pranë bashkësisë euro-atlantike të kombeve”. “Në…

Lexo më Shumë

Nga Burgu i Shtipit sot janë lëshuar në pushim prej 30 ditëve pesë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, nga Burgu i Shtipit. Nga atje konfirmojnë se nga sot me suspendim prej 30 ditësh dhe me nënshkrim të drejtorit të Administratës për Ekzekutim të Sanksioneve, janë liruar personat Jane Cento, Aleksandar Janevski-Toshka, Oliver Popovski, Mitko Çavkov dhe Mitko Peshev, ndërsa më 25 korrik do të lirohet edhe Dushko Llazarov gjithashtu me suspendim të dënimit prej 30 ditësh, gjithashtu me nënshkrimin e drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve. U.D. drejtori…

Lexo më Shumë

Siç njoftuam, me vendim të Trupit Koordinues Politik të VLEN-it sot është formuar Komisioni për çështjet e zgjedhjeve, emërimeve dhe mbikëqyrjes së zbatimit të politikave në një format që numëron 8 anëtarë nga të gjitha partitë që janë pjesë e koalicionit. Përgjegjësi e këtij organi të dytë të koalicionit, është që të jetë filtri përfundimtar i të gjitha vendimeve kadrovike të VLEN-it dhe në të njëjtën kohë të mbikëqyrë zbatimin e angazhimeve tona programore me një qëllim të vetëm – rritjen e efikasitetit në zbatimin e politikave. Ky vendim është kontinuitet i  vendosmërisë së liderëve të partive që janë pjesë…

Lexo më Shumë

Avokati Gaxmend Halilaj ka folur për përvojat e tij që i pati kur ishte zyrtar policor me Faton Hajrizin, i cili ishte i burgosur në Smrekonicë dhe ishte larguar nga aty, i njëjti thuhet se është vrarë nga policia serbe për shkak se kishte vrarë një polic të Serbisë. Në Kosova Today të Klan Kosovës, Halilaj ka theksuar se Hajrizi kishte bërë një mori krimesh, duke përmendur edhe rastet kur gjatë arratisjes së tij kishte gjuajtur me armë një mori të zyrtarëve policorë. “Kemi qenë në detyrë në vitin 2007, kur është arratisur nga burgu i Dubravës, jashtë burgut atë…

Lexo më Shumë

Prestige Resort dhe Aqua Parku në Malin e Robit janë destinacionet e preferuara të shumë pushuesve te huaj dhe vendas qe kanë zgjdhur t’i kalojnë këto dite të nxehta në Detin e Adriatikut. Por një prezantim ndryshe i Prestige Resort dhe i Aqua Parkut do të vij për shikuesit e News24 në emisionin e kantautorit Gjergj Leka. “Na ishte njëherë Muzika” emisioni i dashur për shikuesit do të sjellë plot surpriza dhe personazhe të muzikës në një puntatë të realizuara në resortin e mirënjohur. Në Prestige Resort që prej muajit Qeshor ka nisur aktiviteti turistik madje dhe rezervimet e shumta…

Lexo më Shumë