Përplasja fizike në Këshillin Bashkiak, Sali Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e rrugaçërisë ndaj Tedi Blushit
Sipas Berishës, sulmi ndaj Tedi Blushit është një akt rrugaçërie, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkohen protestës para bashkisë te enjten në orën 11:00.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt rrugaçërie të tij dhe këshilltarëve të tij dhe i them se personalisht do bëhesh përgjegjës për aktin më të vogël të dhunës dhe rrugaçërive ndaj këshilltarëve”, tha Berisha.
Pjese nga fjala e Berishes
Miqtë e mi, ditën e enjte është dita e protestës së fuqishme para bashkisë së Tiranës, kundër kryehajdutit të kryeqytetit, Erion Veliajt.
Të enjten në ora 11:00, të gjithë tek bashkia.
Ky kryehajdut sot e shndërroi zyrën e kryetarit në arenë përleshjesh dhe agresoi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, këshilltarin Tedi Blushi.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt rrugaçërie të tij dhe këshilltarëve të tij dhe i them se personalisht do bëhesh përgjegjës për aktin më të vogël të dhunës dhe rrugaçërive ndaj këshilltarëve.
Miqtë e mi, tani kërkon të fshihet pas Maznikut.
Mazniku është një hajdut, e keni parasysh ju Maznikun, Mister Biftekun 1 mijë euro, bashkë me Belindën?
Është e vërtetë se ka qenë kryetari i autoritetit kontraktor.
Por është e vërtetë se me djegësit është direkt Erion Veliaj.
Është e vërtetë se hoteli 20-katësh, me pesë yje në Durrës, sipas punonjësve të ndershëm, është pronë e Erion Veliajt.
Prandaj dhe e enjtja është dita në të cilën ne duhet ta nxjerrim për zverku nga bashkia.
Dita e ngadhënjimit të qytetarëve.
Dita e guximit dhe revoltës qytetare.
Rrofshi ju.
Rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!