Author: almakos

Gjatë javës së kaluar, doganierët kanë parandaluar disa tentime për kontrabandim të mallrave të ndryshme, prej ku janë sekuestruar përkohësisht cigare, rroba, automjete dhe gjësende të tjera. Siç kumtuan sot nga Drejtoria Doganore, është parandaluar tentim për kontrabandim të 114 pako cigareve pa pulla akcize, të markës Karelia dhe pesë pako cigare me pulla bullgare të akcizës, të markës Sobranie, që janë kapur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë kontrollit të çantave të udhëtimit të një shtetasi nga RMV-ja, i cili synonte të udhëtonte për në Londër. “Pas denoncimit nga shërbimi i sigurisë së aeroportit se pasagjeri ka bagazhe të…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale edhe sot do të vazhdojë intervistimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Në njoftimin e bërë nga Prokuroria Speciale thuhet se intervistimi i ministres po bëhet pas disa deklaratave të dhënë për rastin e Faton Hajrizit. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot është intervistuar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin ‘Debat Plus’ më datë 02 korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si…

Lexo më Shumë

Ajet Isufi, bashkëshorti i 27 vjeçares e cila tentoi të hidhej në lumin Bunës së bashku me 4 fëmijët e mitur, ka reaguar mbi ngjarjen duke treguar komunikimin e fundit që ka pasur çifti përpara ngjarjes. Në emisionin ”Me zemër të hapur”, përmes telefonatës në lidhje të drejtpërdrejtë, Isufi është shprehur se e reja e ka telefonuar disa momente përpara se te tentonte vetëmbytjen me të miturit. Ai shprehet se 27 vjeçarja i ka thënë në celular se do të ishte hera e fundit që e telefonon. Ajet Isufi atë ditë ndodhej në Mal të Zi, e sapo ka hyrë…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme u vu në pranga Ermes Hoxhalli, 20 vjeçari i cili mashtronte nxënësit dhe institucionet arsimore për programe mësimore e fluturime falas drejt Shteteëve të Bashkuar të Amerikës. Mashtrimi bëhej përmes programe të krijuara prej tij, të quajtua “Let’s Talk Together US 23” dhe “Let’s Talk Together US 24”. Hoxhalli akuzohet për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, teksa i është gjykata e Tiranës ka lëshuar masë sigurie “arrest në burg”. Ambasada Amerikane ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar, duke falenderuar institucionet e përfshira në hetimin e këtij rasti. Po kështu falenderim i veçantë erdhi për…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni VLEN njoftojnë se të gjithë kandidatët e tyre për zëvendësministra kanë kaluar filtrat dhe se tani pritet që të njëjtit të votohen nga Kuvendi. Koalicioni VLEN e quan qeverinë e re qeveri të shpresës dhe anti-korrupsionit.“Me krenari dhe përkushtim të thellë, Koalicioni VLEN njofton se kandidatët tanë për pozicionet e zëvendës-ministrit në Qeverinë e shpresës dhe anti-korrupsionit kanë kaluar të gjitha filtrat dhe tani ndodhen para deputetëve për miratim. Këta kandidatë të shquar përfaqësojnë vlerat më të larta të dinjitetit, profesionalizmit dhe shpresës për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Me një biografi të provuar të integritetit dhe përkushtimit…

Lexo më Shumë

Fadil Hunda, 70 vjeç, mbeti i plagosur për shkak të një sulmi me armë zjarri nga Adil Hizdri, pasditen e së enjtes, me datë 18 korrik, në Durrës. Fillimisht u hodh pretendimi se plagosja e të moshuarit erdhi për shkak të borxheve financiare që i biri kishte ndaj autorit. Por djali i Fadil Hunda, Romir Hunda, hedh poshtë këto pretendime teksa shprehet se ka qenë Adil Hizdri personi që ka marrë hua dhe ka dashur të marrë peng 70 vjeçarin. Njoftimi i policisë:  Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Durrës, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, ka folur për propozimin e BDI-së për ndarjen e shtetit në rajone, sipas modelit të Irlandës së Veriut dhe Belgjikës. Kasami tha se BDI këto tema është dashur t’i hap kur ka qenë pjesë e pushtetit, e jo sa është në opozitë. Ai gjithashtu tha se BDI nuk e ka vazhduar procesin e decentralizimit gjatë viteve sa ka qenë në qeveri.“Është ironi në vetvete – BDI 20 vite ishte në pushtet dhe lëre që nuk foli për rajonizim, por nuk bëri as hapin më të vogël për decentralizim. E dijmë që me Marrëveshjen e…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë shënon në Mat, ku një 75 vjeçar ka ndërruar jetë për shkak se u përfshi në flakë. Rasti ka ndodhur në zonën e Zenishtit të Matit, ku i moshuari i kishte vënë zjarrin tokës, por flakët dolën jashtë kontrollit, duke bërë që ai të digjej. I moshuari u dërgua menjëherë në urgjencën e spitalit të Burrelit e më pas në Tiranë., por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë djegieve të marra.

Lexo më Shumë

VOLTIZA DURO/ Së shpejti pritet të aplikohen ndryshimet e propozuara në skemën e pensioneve për të cilat po punohet prej kohësh nga qeveria shqiptare, në bashkëpunim me Bankën Botërore e grupet e interesit. Sakaq, në tetor pritet të bëhet indeksimi i radhës për moshën e tretë. Por sa para më shumë pritet të marrin pensionistët? Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ekspertja e ekonomisë dhe njëkohësisht pedagogia Eriola Hoxha tregon se metoda e indeksimit së pensioneve do të ndryshohet me një fokus në përfitimin e atyre me shumë të ulëta të pensioneve. Ajo thekson më tej se po mendohet aplikimi i…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për 5 ish zyrtarë të Bashkisë Finiq, përfshirë këtu dhe ish-kryebashkiakun, pasi kanë kryer procedura prokurimi në mënyrë fiktive. Ata do të dërgohen për gjykim në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Përgjatë periudhës 2 vjeçare nga 2017-2019, në këtë bashki janë kryer disa procedura prokurimi në kundërshtim me Ligjin për Prokurimet Publike. Të përfshirë në këtë rast janë: Leonidha Hristo, ish kreu i Bashkisë Finiq, e po kështu titullar në procedurat e prokuruara nga autoriteti kontraktor të kësaj bashkie Florian Peri, i cili ishte…

Lexo më Shumë

NJOFTIMI I POLICISESpecialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç, banues në Shijak. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. K., 48 vjeç, banues në fshatin Xhavzotaj, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (22.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 140 gjoba, nga të cilat 19 për vozitje pa patentë shofer, 20 për kundërvajtje nga motoçiklistët, gjashtë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për mos përdorim të rripit të sigurisë.“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të…

Lexo më Shumë