Ajet Isufi, bashkëshorti i 27 vjeçares e cila tentoi të hidhej në lumin Bunës së bashku me 4 fëmijët e mitur, ka reaguar mbi ngjarjen duke treguar komunikimin e fundit që ka pasur çifti përpara ngjarjes.
Në emisionin ”Me zemër të hapur”, përmes telefonatës në lidhje të drejtpërdrejtë, Isufi është shprehur se e reja e ka telefonuar disa momente përpara se te tentonte vetëmbytjen me të miturit.
Ai shprehet se 27 vjeçarja i ka thënë në celular se do të ishte hera e fundit që e telefonon. Ajet Isufi atë ditë ndodhej në Mal të Zi, e sapo ka hyrë në internet, sipas tij e ka kuptuar në mënyrë të menjëhershme se ka qenë bashkëshortja dhe fëmijët e tij të mitur.
“7, 5 3 dhe 1 vjeç janë fëmijët. Kam qenë në shtetin malazez dhe hyra në internet kur pashë lajmin që shtetasja **** tentoi të mbytej me 4 fëmijë.
Më ka marrë në telefon rreth 1 orë para ngjarjes, më tha ‘Ajet po të marr për herë të fundit’, ndaj më shkoi në sekond mendja tek gruaja. Për shkak të familjes së saj, sepse ka pasur debate me ta, ka tentuar edhe të vetëvritet rreth 3 muaj më parë.
Kisha dy javë që isha larguar. E vuri në lojë shoqja e vet, i tha hajde se të mbaj unë”, tha ai.


