Kryeministri Edi Rama njofton se është bërë sistemi i hapësirës publike në Bashkinë e Vlorës, ku pushuesit mund të shijojnë momente pranë bregdetit pa pagesë. Përmes një video të publikuar në Facebook, Rama tregon vendosjen e çadrave në hapësirën publike të plazhit, të cilat do të jenë falas për të gjithë pushuesit. Postimi i plotë: MIRËMËNGJES dhe me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, ku nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin, ju uroj një ditë të mbarë [embedded content]
Author: almakos
Popullsia e re që doli nga të dhënat e cens 2023 tregoi se, qytetet e mëdha të Veriut të vendit, Shkodra dhe Kukësi kishin rritjen më të madhe të vdekjeve për mijë banorë. Sipas të dhënave të INSTAT në të gjithë vendin më 2023 kanë humbur jetën 21,286 përsosna ose 9 vdekje për mijë banorë me të dhënat e popullsisë 2,4 mln banorë nga cens. Të dhënat tregojnë se në vitin 2023, vdekjet më të larta për mijë banorë i kishin Gjirokastra dhe Korça përkatësisht me 12.2 dhe 11.9, por rritjen më të madhe te vdekshmërisë gjatë periudhës 2011 dhe…
Në SPB Shkup mbrëmë në orën 23:43 është raportuar se në një aheng familjar në Radishan të Shkupit nga goditja elektrike ka ndërruar 19-vjeçari L.L. nga Shkupi Sipas raportit, pas daljes nga pishina, L.L. ai donte të lëshonte muzikë përmes mikstape-it dhe në atë moment ajo ra nga një qark i shkurtër. Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi. Një ekip i policisë së Çairit ka inspektuar vendin. MARKETING
Pavarësisht se deputetët e mazhorancës dhe opozitës në Komisionin Hetimor për Sistemin TIMS nuk ishin dakord për të miratuar një raport të vetëm, ata bashkuan votat për të marrë një rrogë shpërblim, për shkak të orëve të zgjatura në punë. “Duke ju falënderuar për punën, propozimi është për të marrë një vendim të ndërmjetëm për të marrë një pagë shpërblim për shkak të orëve shtesë”, tha Salianji, propozim i cili u miratua nga të gjithë anëtarët e Komisionit Hetimor. Më herët Komisionit Hetimor miratoi me votat e PS raportin e mazhorancës, ndërsa rrëzoi raportin e opozitës. Salianji u shpreh se…
Pas gati katër muajsh është mbyllur puna e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, duke miratuar raportin e Partisë Socialiste. Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji tha se raporti i mazhorances nuk është i plotë. Ai u shpreh se raporti i prezantuar nga opozita do të shkojë në kuvend si mendim pakicë. “Miratohet si raport përfundimtar raporti i propozuar nga zoti Gogu, i sjellë nuk e di nga kush. Raporti jonë do ti bashkëngjitet në seancë plenare si mendim pakice. Shpresoj që mund të ketë kolegë në anën e ligjit”, tha Salianji. Salianji falënderoi të gjithë kolegët që ishin pjesë e këtij…
Aspirina dhe ibuprofeni janë dy ilaçe që përdoren rëndom kundër dhimbjeve të ndryshme. Në pamje të parë, të dyja barnat duken sikur kryejnë të njëjtin funksion. E vërteta është se ilaçet kanë specifika të ngjashme por janë ndryshe nga njëra tjetra. Të përbashkëtat e të dy barnave është që luftojnë dhimbjet dhe inflamacionin. Aspirina i përket një grupi kimikatesh të njohura si salicilates, që gjenden natyralisht tek rrushi i thatë dhe kajsitë por edhe fruta e perime të tjera. Këto grupe substancash kimike janë përdorur për trajtimin e disa sëmundjeve për mijëra vjet me radhë. Të dyja së bashku largojnë…
Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) ka formuar lëndë për pronën e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushev, konfirmuan për MIA-n nga Antikorrupsioni. MARKETING
Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji, ka parashtruar sot në mbledhjen e fundit të këtij grupi pune, katër rekomandime të nxjerra pas raportit të opozitës për punën e zhvilluar nga ky komision gjatë kësaj kohe. Opozita rekomandon se për sistemin TIMS duhet të miratohet një ligj i posaçëm, i cili të ketë për qëllim të rregullojë në mënyrë tërësore administrimin, ruajtjen, mbrojtjen, aksesimin dhe përdorimin e të dhënave të sistemit TIMS. Sipas tyre, një ligj i posaçëm do të shmang çdo lloj abuzimi apo paligjshmërie që personat e ngarkuar me detyra konkrete lidhur me këtë sistem mund…
SPB Tetovë njofton se sot është qëlluar me armë një 35-vjeçar nga fshati Debresh i Gostivarit. “Sot (23.07.2024) në ora 17:15 në SPB Tetovë është raportuar se në Debresh të Gostivarit është qëlluar me armë zjarri daj personit R.K. (35) nga Debreshi, kurse si të dyshuar se e kanë kryer veprën janë dy vëllezërit J.V. dhe B.V. nga i njëjti fshat, të cilët ndodheshin në automjetin e pasagjerëve “Volvo” me targa zvicerane, B.V. është arrestuar kurse e ka dorëzuar edhe pushkën automatike me të cilin ka kryer krimin. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga SPB…
Një 82-vjeçar ka ndërruar jetë në Lezhë, pasi është rrëzuar me motomjet sapo ka dalë nga oborri i banesës së tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Mamurras-Laç. I moshuari raportohet se është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur të mbijetojë. “Në segmentin rrugor Mamurras-Laç, shtetasi H. C., 82 vjeç, sa ka dalë nga dera e oborrit të banesës me motomjet është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital”, njofton policia.
Dëshmi të reja po dalin rreth vrasjes së Faton Hajrizit. Mediat serbe kanë publikuar në detaje rrugëtimin e tij pas ikjes nga vendi i ngjarjes, aty ku dyshohet se vrau një polic serb dhe një tjetër e la të plagosur. Sipas mediave atje, Fatoni rrugëtimin e tij deri tek vendi ku u vra e bëri me një biçikletë që e kishte marrë në një shtëpi në Loznicë. Faton Hajrizi u vra të premten në malin Guçevo afër Loznicës, pasi një ditë më parë dyshohet se vrau policin Nikola Kërsmanoviq (34) dhe plagosi kolegun e tij Vjekoslav Iliq. Me gjithë forcat…
Dy persona ndodhen në paraburgim nën dyshimin se ndihmuan Faton Hajrizin pas arratisjes. Një burrë me incialet E.B., dhe gruaja me inicialet H.Xh., po dyshohet se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, por në çfarë forme dyshohet se i ofruan ndihmë ata Faton Hajrizit? Gazeta Express sjell detaje ekskluzive nga dosja e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës lidhur me këtë rast. E pandehura H.Xh., ka deklaruar se “hera e fundit që ka pas kontakt me Faton Hajrizin ka qenë dy ditë para se të ndodhte rasti në Serbi”. Për të pandehurin E.B., ekziston dyshimi…

