Author: almakos

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në mbledhjen e sotme ka marrë disa vendime.Në mesin e atyre është edhe shkarkimi i kryetarit dhe anëtarëve të Bordit të Fondit për Inovoacione dhe Zhvillim Teknologjik. Nga ajo që shihet në komunikatën e Qeverisë, raporton SHENJA, nga shtatë anëtarët e zgjedhur të rinj asnjëri nuk është shqiptarë.Është shkarkuar kryetarja Monika Mlladenoviq dhe anëtarët: Fatlume Rexha Lusjani, Natasha Geshkoska, Sherefedin Ibishi, Lubomir Popovski, Dardan Selmani dhe Adrian Fazlia.Janë emëruar: Ivo Nikollov, Bllagoja Denkovski, Kirill Kovçegarski dhe Bojana Naumoska për periudhë prej tre viteve, ndërsa Nada Cvetkoska, Marjana Gjorgjievska dhe Bllagojçe Lazoroski për…

Lexo më Shumë

Maxhoranca dhe opozita kanë arritur një dakordësi për listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 2025. PS dhe PD kanë dakordësuar që në zgjedhje të shkohet me dy palë lista. Disa kandidatë do të jenë në listën e deputetëve të sigurte, pra lista e fiksuar, pra rreth 30 % e listes! Ndërkohë që disa të tjerë do të jenë në listën e kandidatëve që do t’i nënshtrohet procesit të parapëlqimit, që do të thotë që vendimtare do të jetë vota e qytetarëve për emrat preferencial. Me këtë hap palët kanë rënë dakord për hapje të pjesshme të listave, por duke…

Lexo më Shumë

Maxhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në parim për një draft të dakordësuar për votën e Diasporës. Sipas draftit konsensual që po diskutohet në Komisionin e Ligjeve, palët kanë rënë dakord që shqiptarët që ndodhen jashtë vendit, duket të bëjnë kërkesë për të votuar pranë Gjendjes Civile dhe KQZ-së, por ata duhet të paraqesin dokumentet e një adrese të saktë. “Adresa e shtetasit që voton nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mbështetet në një nga dokumentet që paraqet në KQZ, sipas pikës 5 të këtij neni. Të dhenat e identitetit të shtetasit kërkohen të verifikohen nga KQZ në Rregjistrin…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë akuzat pushtet-opozitë lidhur me pronën në vlerë prej 325.000 eurove të sekretarit të përgjithshëm të qeverisë Igor Janushev. Nga VMRO DPMNE pyesin se pse Janushev nuk është arrestuar gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së, nëse skema e pretenduar me pronën, siç pretendon LSDM-ja, daton nga viti 2010, kur ai ishte drejtor i ndërmarrjes së transportit. VMRO DPMNE “Çka bënë LSDM dhe BDI për 7 vjet në pushtet? Në ato 7 vite janë burgosur njerëz politikisht për shkak të nënshkrimeve të rrejshme. Po të kishte ndonjë gjë të kundërligjshme, me siguri se për të njëjtën do të mbante përgjegjësi dhjetëfish…

Lexo më Shumë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vaun e Dejës, janë shënuar disa të shtëna arme gjatë një konflikti mes një grupi personash. Dyshohet se shtetasi me iniciale J.M 32 vjeç ka qëlluar drejt disa shtetasve të tjerë. Është bërë e ditur se shtetasi me iniciale J. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale. Njoftimi:   Rreth orës 04:15, në fshatin Melgushë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit J. M., 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër. Shtetasi J. M.…

Lexo më Shumë

Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuzohen se transferonin pacientët drejt klinikave private, kërkojnë që çështja ndaj tyre të mos hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se nëse kjo kërkesë e tyre rrëzohet, ata kërkojnë masa më të buta sigurie. Kujtojmë se dosja i ka kaluar SPAK dhe ka nisur hetimin pasuror ndaj tyre. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga hipotekat dhe bankat e nivelit të dytë informacion për asete apo pasuri për të gjithë mjekët dhe zyrtarët e Onkologjikut. Gjykata e Tiranës la në fuqi masat ndaj 7 të akuzuarve të përfshirë ne skemën abuzive në Departamentin e Onkologjikut…

Lexo më Shumë

Paralajmërimet pompoze për gjoja luftën kundër kumarit, përmes marrjes së licencës dy kompanive që nuk kanë paguar tatime, janë një tentim për t’i hedhur pluhur syve qytetarit dhe për ta mbuluar mashtrimin e madh të Qeverisë jolegjitime. Kjo nuk është luftë kundër kumarit, por më shumë ngjason në luftë mes kumarxhinjve, ku dikujt i merret licenca për tu liruar terren veprimi kompanive të tjera, e ndoshta edhe për të dhënë licenca për kompani të treta të afërta me pushtetin. Lufta e vërtetë kundër kumarit bëhet vetëm me zgjidhje ligjore, me mbylljen e të gjitha bastoreve dhe kazinove përnjëherë. Nëse vërtetë…

Lexo më Shumë

Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit, e nisur nga më shumë se 38 banorë të fshatit Kutë si edhe nga aktivistë mjedisorë, u fitua dhe u legjitimua së fundmi edhe nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Banorët e fshatit Kutë dhe dhjetra aktivistë mjedisorë korrën një fitore të re të mërkurën në Gjykatën e Apelit kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit në lumin Vjosë. “Në arsyetimin e saj, gjykata e Apelit konfirmon plotësisht aktvendimin e shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve,” njoftoi organizata mjedisore EcoAlbania, një prej paditësve dhe organizatave partnere në…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, në seancën e tetë të sotme informoi se do të iniciojnë procedurë pranë organit kompetent kundër zëvendësministrit tpër marrjen e 189 vendimeve për vendosjen e të punësuarve gjatë zgjedhjeve.Ajo theksoi se më 28 qershor 2024 është pranuar një ankesë në KSHPK nga një kërkues i njohur që tregon shkelje të nenit 34, paragrafi 1, alineja 3 i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit dhe nenit 8, paragrafi 1, Paragrafi 3 i Kodit Zgjedhor. Siç theksoi ajo, akuzat i referohen një zëvendësministri të një ministrie të caktuar,…

Lexo më Shumë

Sot në orën 18:00 do të mbahet protestë tek ish-rrethrrotullimi i Thumanës. Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, thuhet se kjo protestë do të mbahet për shkak të përjashtimit të zonës nga aksesi në autostradën Thumanë -Kashar, për shkak se të gjithë bizneset në rrethin Krujë janë në prag falimenti. “Kruja si qytet historik është lënë e aneksuar nga ndërtimi i kësaj autostrade dhe numri i turistëve në këtë qytet është tkurrur”, shkruhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Një infermiere ka ndërruar jetë në QKUK. Pas një aksidenti në komunikacion ajo është dërguar në QKUK mëngjesin e sotëm. Por, nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë rreth orës 11:00. Detaje për vdekjen e saj ka dhënë drejtori i Emergjencës, Naser Syla. Ai tha për Insajderin se e ndjera nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve. “Pacientja është sjellë tek ne rreth orës 8:30. Për fat të keq lëndimet ishin aq të rënda dhe e njëjta nuk ka arritur të mbijetojë. Fatkeqësisht ajo ndërroi jetë rreth orës 11:30”, tha Syla. Policia ka bërë të ditur se e ndjera ishte goditur…

Lexo më Shumë

Maliqi është tronditur ditën e sotme pasi janë arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për abuzim seksual ndaj një të miture. I riu, Marsel Baci, 26 vjeç, është vënë përballë akuzës së “shfrytëzimit për prostitucion”, por familjarët e tij e kundërshtojnë me forcë një gjë të tillë. Ka folur kunata e Marsel Baci për media, duke u shprehur se ka qenë e mitura ajo që i ka shkruar përgjatë gjithë kohës 26 vjeçarit. Ajo ka treguar se uniformat blu kanë ardhur të marrin të riun në komisariat me pretendimin se thjeshtë do të merret në pyetje, por në fakt ka…

Lexo më Shumë