Author: almakos

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Ka raste kur të rinjtë intoksikohen me narkotikë të llojeve të ndryshme pa dijeninë e tyre. Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Hajvali, ku një i mitur dyshohet se ka konsumuar marihuanë, pa e ditur se bëhet fjalë për drogë. Fëmija dyshohet se e mori ‘Jointin’ nga një 17-vjeçar. Bazuar në informacionet e para,…

Lexo më Shumë

Formula e zgjedhur nga PD dhe PS për mënyrën e hartimit të listave zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, e prezantuar si “listë e mbyllur në një të tretën” në realitet bën që mbi 70% të deputetëve të caktohen nga kryetarët.  Dy partitë politike kryesore të vendit, Partia Socialiste në qeveri dhe Partia Demokratike në opozitë, duket se kanë rënë dakord që të mbajnë me lista të mbyllura shumicën dërrmuese të mandateve të deputetëve edhe në zgjedhjet e ardhshme për parlament të parashikuara për vitin 2025, ndërsa votuesit e secilës parti do të mund të zgjedhin me votë pëlqyese më…

Lexo më Shumë

Pas katër orë e gjysmë debatesh, Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 18 vota pro dhe vetëm 1 kundër, propozimet për ndryshimin e Reformës Zgjedhore për zgjedhjet e 2025. Në draftin e ri të dakordësuar nga PS dhe PD, palët kanë rënë dakord që t’i garantohet e drejta e votës shqiptarëve në Diasporë. Këta shtetas do të votojnë me postë private, e cila do të përzgjidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Po ashtu palët kanë dakordësuar dhe listat e kandidatëve për deputetë. Në zgjedhjet e 2025 nuk do të ketë lista të hapura 100%, por do të shkohet me dy…

Lexo më Shumë

Është nisur me helikopter nga Pogradeci drejt Tiranës 47-vjeçari Përparim Shkullaku, i cili u qëllua këtë pasdite me çifte nga babai i tij, Agim Shkullaku. Bëhet me dije se Përparim Shkullaku ndodhet në gjendje kritike dhe është nisur nga spitali i Pogradecit për ndihmë më të specializuar drejt Traumës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stropckë, ku gjatë një konflikti djali, Përparim Shkullaku, në gjendje të dehur ka goditur fizikisht të atin, Agim Shkullaku, ndërsa ky i fundit ka marrë çiften dhe e ka plagosur. Policia bën me dije se 83-vjeçari është shoqëruar në komisariat. Pogradec/Informacion paraprak Rreth orës 18:40, në…

Lexo më Shumë

PTHP Gostivar ka parashtruar propozim për caktimin e masës së paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh me qëllim të sigurimit të dëshmive të caktuara për tre personat e paraburgosur në lidhje me vrasjen e djeshme në Gostivar.Pas skadimit të atij afati ligjor, siç informojnë nga PTHP Shkup, prokuroria do të informojë për procedurën hetimore dhe masat e reja të sigurisë që do të propozohen. “Konform informacioneve fillestare, motivi i vrasjes janë mosmarrëveshjet dhe konfliktet shumëvjeçare mes autorëve të vrasjes dhe viktimës, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike. Dje rreth orës 17:15 në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Debreshë të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, pamjet e projektit të sheshit të ri fundor të Bulevardit të ri në Tiranë. “Krenar për Shqipërinë! Ja si do të jetë sheshi fundor në Bulevardin e Ri”- shkruan ai. [embedded content] Postimi: “Ja si do të jetë sheshi fundor në Bulevardin e Ri, Tiranë #KrenarpërShqipërinë❤️ #VetëmPërpara➡️ #SHQIPËRIA2030 See less Ja si do të jetë sheshi fundor në Bulevardin e Ri, Tiranë #KrenarpërShqipërinë❤️ #VetëmPërpara➡️ #SHQIPËRIA2030”

Lexo më Shumë

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku pas një konflikti për motive banale, babai ka plagosur me çifte të birin. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Stropckë, ku gjatë një konflikti për motive banale, djali ka goditur fizikisht të atin, ndërsa ai ka marrë çiften dhe e ka plagosur. Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri pritet të niset drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave

Lexo më Shumë

Ish kreu i PD, Lulzim Basha i ka quajtur si pazar politik propozimet e dakodësuara mes PS dhe PD për Reformën Zgjedhore. Sipas tij, një grup deputetësh që nuk i voton as shtëpia e vet, kanë rimbyllur listat që të sigurojnë vendin e tyre në Parlament në zgjedhjet e ardhshme. “Një grup deputetësh që nuk i voton as shtëpia e vet kanë shpikur një sistem për të siguruar vendin e tyre, kaq e thjesht është. Një grup deputetësh që nuk i voton as shtëpia e vet, kanë rimbyllur listat që të sigurojnë vendin e tyre. Për këtë është bërë e…

Lexo më Shumë

Në një mbledhje, Qeveria e RMV-së miratoi informacionin për punësimin e 600 specializantëve privatë që do të punojnë në institucionet shëndetësore publike në vend. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë të formulojë kriteret sipas të cilave praktikantët do të punësohen në dy faza, në dy vitet e ardhshme 300 persona në vit.“Në këtë mënyrë do t’i jepet mundësi kuadrove të reja shëndetësore në shëndetësinë vendase, do të ndikojmë aktivisht në zvogëlimin e kongjestioneve në institucionet shëndetësore dhe do të përmbushim kërkesat e kahmotshme për ripajisjen e sistemit shëndetësor”, thonë nga Qeveria.Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari përmes një postimi në Facebook thotë se…

Lexo më Shumë

Armando Sadiku nuk ka vonuar shumë për të gjetur një sistemim të ri, pasi i dha lamtumirën klubit të Mohun Bagan në Indi. Sulmuesi shqiptar ka ndryshuar klub, por jo kampionat, pasi do të vazhdojë të tregojë talentin e tij në Indi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi i Goa i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit shqiptar, i cili në këtë periudhë ka qenë në Shqipëri duke iu gëzuar disa ditëve pushime para se të niste punën me klubin e ri. Sadiku pritet të udhëtojë tashmë përsëri drejt Indisë për t’iu bashkuar skuadrës së Goa në këtë etapë të re…

Lexo më Shumë