Deputeti nga radhët e Frontit Evropian, Sali Murat ka mbajtur fjalim në Kuvend, ku ka theksuar se përjashtimi i plotë i komunitetit turk nga kabineti i ri është i papranueshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën, të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare. Murat ka theksuar se mungesa e qoftë edhe një përfaqësuesi të komunitetit turk ndër 24 ministra dhe 24 zëvendësministra shkel drejtpërdrejt nenet 8 dhe 9 të Kushtetutës, të cilat garantojnë barazinë e qytetarëve dhe përfaqësimin e drejtë të komuniteteve. FJALIMI I DEPUTETIT MURAT Kryeministri dhe partnerët e koalicionit kanë detyrimin kushtetues të respektojnë këto parime dhe të…
Author: almakos
Gjithsej 110 shoferë janë dënuar gjatë gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit në kontrollet në lëminë e komunikacionit. Prej të cilëve shtatë shoferë për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, shtatë gjoba për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave, ndërsa 13 gjoba për mosrespektimin e shpejtësisë së qarkullimit. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB. MARKETING
Seanca gjyqësore në Gjykatën Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar për mjekët e përfshirë në skandalin e Onkologjikut është shtyrë për shkak se avokatët kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes. Lajmin e bën të ditur gazetari Igli Çelmeta për Balkan Web, teksa raporton se seanca do të mbahet në orën 14:00 të ditës së sotme. Kujtojmë se seanca do të niste në orën 11:00. Stafi i përfshirë në skandalin e Onkologjikut akuzohen se nuk trajtonin pacientet me sëmundje kancerogjene ne spitalin publik, por i drejtonin ata në klinika private. Gjykata e Tiranës la në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Faton Hajrizi nuk duhet të heroizohet nga qytetarët e vendit. Kurti këtë e ka deklaruar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, i cili tha se patriot është zyrtari policor Afrim Bunjaku, i rënë në krye të detyrës në Banjskë të Zveçanit. “I ftoj qytetarët e vendit tanë të mos bien pre e euforisë së heroizmit dhe romantizimit të Faton Hajrizit. Patriot në Kosovë është rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë në Banjskë, janë 23 policë të rënë në detyrë. Më 26 korrik për të tretën herë radhazi e shënojmë…
Mjeku Edmond Gashi është paraqitur në ambientet e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i shoqëruar nga përfaqësuesi i tij ligjor. Duket se mjekët e Onkologjikut kanë zgjedhur t’u largohen gazetarëve me pretendimin se janë duke folur në telefon. Teksa ka mbërritur pranë GJKKO-së, nuk ka dhënë asnjë koment për gazetarët e pranishëm. Mjekët e repartit të Onkologjikut, të cilët akuzohen se nuk jepnin trajtimin e nevojshëm pacientëve me sëmundje kancerogjene në hapësirat e spitalit publik, por i dërgonin në klinika private, priten të njihen me masën e sigurisë nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kujtojmë së…
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka shpallur sot “fillimin e rrënimit të perandorisë së kumarit”, të ndërtuar nga ana e qeverisë së kaluar. Ai ka shkruar se me marrjen e licencave për dy kompani bixhozi dhe ndalimin e organizimit të lojërave të fatit nga ana e tyre, Qeveria e re sot fillon me realizimin premtimit për “heqjen e kumarit nga shtëpitë, familjet e fëmijët tanë! “LLOTARIA sot është kthyer në sinonim të korrupsionit dhe pastrimit të parave të nëntokës ruso-serbo-bullgare përmes përhapjes masive të kazinove, lojërave të fatit dhe bastoreve. Këtë sëmundje nuk është e lehtë ta eleminojmë. Por, duke filluar me…
Mjekët e repartit të Onkologjikut, të cilët akuzohen se nuk jepnin trajtimin e nevojshëm pacientëve me sëmundje kancerogjene në hapësirat e spitalit publik, por i dërgonin në klinika private, priten të njihen me masën e sigurisë nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Lajmi është në përditësim
Rapsodi i njohur nga Drenica, Nuredin Gashi, po shprehet i bindur se Faton Hajrizi nuk është vrarë. Madje, sipas tij, këtë bindje e ka edhe për faktin se para dy ditësh e pa në ëndërr Hajrizin, i cili e përqafoi dhe i tha se është gjallë. Tutje Gashi në një bisedë për Gazeta Insajderi foli edhe për fotografinë e publikuar nga mediat serbe ku pretendohet se në të pa shenja jete i shtrirë është Faton Hajrizi./Insajderi/ Shiko videon: [embedded content]
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s. /Telegrafi/
Policia e Maliqit ka arrestuar dy persona pasi dyshohen të kenë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Në pranga ka rënë Selam Hyka 41 vjeç dhe Marsel Baci 26 vjeç. Ka qenë e ëma ajo që ka denoncuar rastin e rëndë. Vajza e mitur ka rrëfyer të gjithë ngjarjen në polici. Po vijojnë hetimet nga uniformat blu, ndërkaq priten informacione të mëtejshme nga policia. Njoftimi i policisë Dyshohet se shfrytëzonte një 16-vjeçare, për prostitucion, vihet në pranga 26-vjeçari. Vihet në pranga dhe një shtetas që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur. Specialistët e Seksionit për…
VOLTIZA DURO/ Vit pas viti, punësimi e pensionistëve po vjen në rritje si një nevojë për të mbuluar hendekun e lënë bosh në tregun e punës nga të rinjtë. Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi dje një ndryshim në ligjin “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e Administratës Publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”. Ky ndryshim ka për qëllim rregullimin e vakumit të interpretimit të nenit 9 të këtij ligji dhe është një nismë e deputetes së PS-së, Antoneta Dhima. Duke argumentuar nismën para anëtarëve të…
Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani thotë se ka hequr nga platformat sociale rreth 12 mijë postime që reklamojnë udhëtimet me varka për në Mbretërinë e Bashkuar nga grupet kriminale, mes tyre edhe shqiptarë. Sky News raporton se Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka shtuar përpjekjet për të përçarë bandat e organizuara që përdorin platforma online për të rekrutuar emigrantë për të kaluar Kanalin me varka të vogla. “Një plan për të kuptuar se si kriminelët i shfrytëzojnë viktimat e dëshpëruara për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar u lançua në dhjetor 2021 me gjigantët e internetit duke përfshirë X…

