Seanca gjyqësore në Gjykatën Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar për mjekët e përfshirë në skandalin e Onkologjikut është shtyrë për shkak se avokatët kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.
Lajmin e bën të ditur gazetari Igli Çelmeta për Balkan Web, teksa raporton se seanca do të mbahet në orën 14:00 të ditës së sotme.
Kujtojmë se seanca do të niste në orën 11:00.
Stafi i përfshirë në skandalin e Onkologjikut akuzohen se nuk trajtonin pacientet me sëmundje kancerogjene ne spitalin publik, por i drejtonin ata në klinika private.
Gjykata e Tiranës la në fuqi masat ndaj 7 të akuzuarve të përfshirë ne skemën abuzive në Departamentin e Onkologjikut në QSUT.
- Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”
- Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
- Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
- Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
- Halil Gashi, i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
- Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” u la në masën “Arrest në shtëpi”.
- Për Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi ajo ishte jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.