Author: almakos

Pas rihapjes së dosjes së 21 janarit, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) është paraqitur këtë të martë (23 korrik) ish komandanti i Gardës, Ndrea Prendi. Ish-Komandanti i Gardës, ka dalë nga ambientet e SPAK pasi ka dëshmuar për rreth 3 orë e 20 minuta, ndërsa deklaroi se do të paraqitet sa herë ta thërrasin. Pyetje: Për çfarë ishit thirrur? Do vini sërish në SPAK? Ndrea Prendi: Sa herë të na thërrasin! Pyetje: Për çështjen e 21 Janarit? Ndrea Prendi: Për çdo gjë! Kujtojmë që Rajmonda Nika, gruaja e Aleks Nikës, një nga 4 protestuesit e vrarë në protestën e 21 janarit, është paraqitur këtë të…

Lexo më Shumë

Kjo është mbledhja e fundit e Komisionit Hetimor për të dhënat e Sistemit TIMS, ku PS dhe opozita kanë dy raporte të ndryshme. Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji lexoi raportin, ku ndër të tjera tha se anëtarët e PS refuzuan të thërrisnin Edi Ramën dhe ish-ministrin Bledi Çuçi si dëshmitarë. Po ashtu në raportin e opozitës thuhet se edhe pse shumica e dëshmive nuk ishin sekret shtetërore, u vendos që dëshmitë të zhvilloheshin me dyer të mbyllura. “Anëtarët e PS refuzuan të thërrisni Edi Ramën, megjithëse në dokumentacionin e administruar dhe dëshmitë e marra emri i tij u përmend. Po…

Lexo më Shumë

Ernest Muçi mund të bëjë shumë shpejt realitet ëndrrën e tij për të luajtur në kampionatin anglez të futbollit. Mediat turke raportojnë se më në fund klubi i Beshiktashit ka marrë oferta zyrtare nga dy klube të Premier Ligës, të cilat janë të gatshme të nënshkruajnë me futbollistin shqiptar. Raportohet se oferta e parë që i ka ardhur klubit turk është nga një klub i cili ka ofruar 15 milionë euro për Muçin dhe një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon për vetë futbollistin për ta bindur. Beshiktashi ishte gati të pranonte këtë ofertë, kur brenda ditës i ka…

Lexo më Shumë

Në kuvend sot është debatuar për zgjedhjen e zëvendësministrave të qeverisë së re. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se beson se këta deputetë do të justifikojnë besimin që marrin dhe do të punojnë pa u lodhur në të mirë të të gjithë qytetarëve. Mickoski u bëri thirrje deputetëve që të mbështesin zgjedhjen e tyre dhe në këtë mënyrë t’u japin mundësi për një të ardhme më të mirë dhe më të suksesshme. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Unë jam person që jap një mundësi dhe mendoj se këta njerëz që po propozoj sot duhet të kenë një shans dhe të punojnë shumë për…

Lexo më Shumë

Fredi Beleri, i cili u zgjodh eurodeputet nga radhët e partisë Demokracia e Re në Greqi ka marrë një post drejtues në Parlamentin Evropian, edhe pse ai ndodhet në burg në Shqipëri. Kathimerini shkruan se Beleri u zgjodh nënkryetar i Komisionit të Peticioneve. “Falënderoj kolegët e mi që më zgjodhën nënkryetar të Komisionit të Peticioneve, gjë për të cilën mësova nga brenda burgjeve shqiptare”, tha Beleri sipas AMNA, duke shprehur optimizmin e tij se së shpejti do të lirohet dhe do të jetë në gjendje të kryejë detyrën e tij. Kryetarja e Eurogrupit të Demokracisë së Re, Eliza Vozemberg u…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet vendore të vitit 2023, ngjashëm me proceset zgjedhore të mëparshme të mbajtura në Shqipëri gjatë dekadës së fundit, u shoqëruan me një lumë akuzash dhe kundër-akuzash për krime zgjedhore, kryesisht nga opozita në drejtim të Partisë Socialiste në pushtet. Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore është vepra penale që zë peshën më të madhe të procedimeve në fushën e krimeve zgjedhore, ky është përfundimi i Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me krimet elektorale të hetuara nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm. Nga të dhënat e analizuara nga BIRN, rezulton se përgjatë vitit 2023 janë regjistruar 25 procedime…

Lexo më Shumë

Policia ka vënë në pranga dy persona në Lezhë, pasi akuzohen se zhvasnin biznesmenë duke u prezantuar si zyrtarë vendorë.Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Shkëlqim Domi 35 vjeç dhe Saimir Sallaku 37 vjeç, të dy banues në Shijak. Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi Shefik Kurti 63 vjeç, banues në Itali. Sipas Policisë, këta shtetas kishin arritur të përfitonin një shumë prej 15 mijë eurosh nga një operator ekonomik. Blutë bëjnë me dije se Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të…

Lexo më Shumë

Kursistët e Fondacionit për Civilizim Islam (FOCIC) – Shkup, të cilët ndjekin kursin intenziv të gjuhës arabe në Akademinë Istanbul vizituan Universitetin Marmara në Stamboll të Turqisë. Ata u mirëpritën nga Dekani i Fakultetit të Teologjisë prof.dr. Ismail Safa Üstün i cili u shprehi mirëseardhje kursistëve. Dhe shfaqi gadishmërinë dhe mundësinë e pranimit të studentëve nga vendet ballkanike. Ai vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit shkencor dhe akademik si dhe thellimin e marrëdhënieve ndërkulturturore. Mes tjerash z. Mahmud Sami Kanbaş – profesor i Historisë së Arteve , i cili shquhet me përvojën dhe profesionalizmin në përvetësimin e gjuhës arabe, këshilloi…

Lexo më Shumë

Në maj të këtij viti, paga mesatare neto mujore për çdo të punësuar ishte 41,252 denarë, që është 13.1% më e lartë krahasuar me majin e vitit 2023. Sipas të dhënave nga Entit Shtetëror të Statistikave, kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagave mesatare neto mujore në sektorët: Arsim, me 19.6%; arte, argëtim dhe rekreacion, me 19%;, Administratë publike dhe mbrojtje; sigurime shoqërore të detyrueshme, me 16.3%.Në krahasim me muajin e mëparshëm, është vërejtur një rritje e pagës mesatare neto mujore për çdo të punësuar në sektorët: Miniera dhe nxjerrja e gurëve me 5.7%, Akomodim dhe aktivitete…

Lexo më Shumë

Ajet Isufi, bashkëshorti i së resë që tentoi hedhjen në Bunë më 4 fëmijët e mitur, është ndeshur me vjehrrën e tij në emisionin “Me zemër të hapur”, në News 24, në lidhje të drejtpërdrejtë. Ka qenë e ëma e vajzës e cila ka akuzuar Ajet Isufi si një person që ka arritur të ngacmojë koleget e saj të punës, referuar gjithashtu dhe deklaratës së tij të mëparshme ku pranoi se ka tradhtuar bashkëshorten e tij. Po kështu vjehrra deklaroi se familja ka ngelur pa shtëpi, pasi Ajet Isufi nuk ishte një person i përgjegjshëm. Ajo shton se ka qenë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka zhvilluar një takim pune me ambasadoren norvegjeze, Christine Melsom, gjatë së cilës është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në shëndetësi mes dy vendeve.Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, ambasadori, duke e uruar ministrin Taravari për qëndrimin e tij, shprehu gatishmërinë për të mbështetur sistemin tonë shëndetësor dhe për të shkëmbyer përvojat e ndërsjella në fushën e shëndetësisë. MARKETING

Lexo më Shumë

Ajet Isufi, bashkëshorti i vajzës 27 vjeçare tentoi të hidhej në lumin Bunë së bashku me 4 fëmijët e mitur, shokon me deklaratat e tij përsa i përket tradhtisë së tij. Në emisionin “Me zemër të hapur”, në Neës 24, Isufi është shprehur se është e vertetë tradhtia nga ai, por ama është bërë kur kanë qenë të ndarë, pa divorc. Po kështu dhe tani çifti është i ndarë pa divorc. Ajet Isufi sqaron se kanë qëndruar të ndarë për rreth 3 apo 4 muaj, por u ribashkuan për mirëqenien e fëmijëve. Ai kërkon që familjarët e bashkëshortes së tij…

Lexo më Shumë