Maliqi është tronditur ditën e sotme pasi janë arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për abuzim seksual ndaj një të miture. I riu, Marsel Baci, 26 vjeç, është vënë përballë akuzës së “shfrytëzimit për prostitucion”, por familjarët e tij e kundërshtojnë me forcë një gjë të tillë.
Ka folur kunata e Marsel Baci për media, duke u shprehur se ka qenë e mitura ajo që i ka shkruar përgjatë gjithë kohës 26 vjeçarit.
Ajo ka treguar se uniformat blu kanë ardhur të marrin të riun në komisariat me pretendimin se thjeshtë do të merret në pyetje, por në fakt ka rezultuar duke e arrestuar. Kunata shton se ka qenë vajza ajo që i shkruante Marselit në celular.
“Erdhën në orën një të natës dhe i thanë që do të të marrin vetëm në pyetje. Nuk i thanë që do të marrim brenda. Kaq gjë.
E kishte denoncuar një femër, Valbona. Thjesht Valbona i shkruante vetë Marselit në Facebook.”, u shpreh ajo
E pyetur prej sa kohësh i shkruante e mitura Marselit, kunata e tij përgjigjet kështu: “Nuk e di, unë kam 6 muaj që kam ardhur, unë nuk e di fare. Kur kam ardhur unë, Marseli ishte duke folur me të. Marseli thoshte unë nuk e dua, por ajo e ngacmonte vetë në telefon.”.
Por kunata e 26 vjeçarit shton akuza të mëtejshme për vajzën e mitur 16 vjeç, duke deklaruar se ajo i ka shkruar dhe burrit të saj, Gertit, pra vëllait të Marselit. Sipas saj, akuza e hedhur ndaj Marselit nuk është e vërtetë, pasi ajo është fëmijë.
“Jo, nuk e besoj. Jo. Se ajo është një foshnje, është fëmijë akoma. Më ka thënë që vetë më shkruante në telefon. Unë e shikoja vetë në telefon se ajo i shkruante burrit tim. Edhe burrit tim i ka shkruar terë ato herë, muajin që kam ardhur unë i shkruante, i hidhte foto burrit tim në telefon. Burri i thoshte që s’ke punë me mua.”, u shpreh kunata e Marsel Baci.
LEXO EDHE: