Një automjet ka shpërthyer në lëvizje në mes të qyteti të Gramshit pasditen e sotme, ku kanë mbetur të plagosur dy vëllezër. Sipas informacioneve të para, dy të lënduarit, Algert dhe Erald Mine ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen saktësisht arsyet e shpërthimit, ndërsa dyshohet se mjeti i ishte vendosur lënë plasëse, tritol. Burime nga policia bëjnë me dije se dy vëllezërit nuk rezultojnë persona më precedentë penal. Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.
Author: almakos
Një aksident ka ndodhur në liqenin e Vaut të Dejës, ku një 54-vjeçar teksa po lundronte me Jet Ski bashkë me dy vajzat e tij të mitura, është përplasur me një shkëmb. Policia bën me dije se nga përplasja kanë mbetur të lënduar 54-vjeçari dhe vajzat 12 dhe 13 vjeçe. Ata mësohet se janë transportuar në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Vau i Dejës/Informacion paraprak Në liqenin e Vuat të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, shtetasi T. D., 54 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe, dyshohet se…
I nxehti përvëlues që është duke vazhduar po shkakton edhe vatra të shumta të zjarreve. Zjarrfkësit, të mbështetur edhe nga pjesëtarët e ushtrisë dhe të policisë po mundohen që t’i vënë nën kontroll ato. Por, kjo po del të jetë punë e vështirë dhe arsyja kryesore është mungesa e pajisjeve të reja të zjarrfikësve dhe ndërmarrjeve tjera publike. Këtë fenomen e theksoi së fundi edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili fajësoi pushtetin e mëparëshëm të drejtuar nga LSDM-ja. Në këtë frymë ka reaguar edhe drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Stojançe Angelov, i cili e ka ruajtur këtë post…
Një atentat i trefishtë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, më 20 korrik, në qytetin e Memaliajt ku viktima mbetën Shyqo Kalemi, babai 74 vjeçar i Andrea Kalemit. Atentat nuk kurseu as njerëzit e pafajshëm, pasi fatkeqësisht plumbat i morën jetën kamarierit dhe klientit të lokalit ku ndodhej Shyqo Kalemi. Sipas News24, një shtetas tjetër ka mbetur i plagosur dhe raportohet se është në gjendje kritike për jetën. Krimet duket se janë ulur këmbëkryq në familjen Kalemi dhe Sadikaj, hakmarrja e tyre nuk po gjen paqe edhe pse janë marrë shumë jetë, pa u kursyer edhe…
Rënie e temperaturave ditore javën e ardhshme, me rënie më të theksuar nga e mërkura, parashikon Drejtoria për Punë Meteorologjike. Nesër do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, ndërsa pasdite do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.“Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale. Vende-vende do të ketë stuhi me reshje të forta shiu, erë të fortë dhe breshër. Nga e mërkura do të ketë rënie më të ndjeshme të temperaturës”, bëri të ditur DPHM.Temperatura maksimale nesër…
Rasti i të shtënave me armë në zonën e Tales të Lezhës, ku mbeti i plagosur një person, “merr kuptim” pasi policia zbardh detajin se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta xhelozie. Përmes një njoftimi zyrtar të uniformave blu, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, larg zonës së pushuesve të plazhit, teksa autori ka plagosur me armë zjarri shtetasin e identifikuar me iniciale A.M., banues në Zejmen, Lezhë. Identiteti i autorit sërish nuk është bërë i ditur nga autoritetet, ndërsa i lënduari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. ‘’Pse më sheh gruan’’, raportohet se…
Ideja e BDI-së për ndarje territoriale të Maqedonisë së Veriut në bazë të rajoneve, për VMRO-DPMNE-në është e pa pranueshme. Sipas zëdhënëses së VMRO-së Marija Miteva, nuk është i pranueshëm parimi i shantazheve që zbatohet nga BDI-ja, duke i kujtuar kryetarit Ali Ahmeti se çfarë ishte me rëndësi për të gjatë kohës që ishte në pushtet. Ajo shtoi se VMRO-DPMNE me përkushtim punon për jetë më të mirë për njerëzit dhe për ruajtjen e harmonisë dhe marrëdhënieve cilësore në bazë të probleme të zgjidhura, pa ndarje dhe konflikte.“Për VMRO-DPMNE-në nuk i pranueshëm parimi i shantazheve që zbatohet nga BDI e…
Lezha ndodhet nën ndikimin e ngjarjeve kriminale ditën e sotme (21 korrik), teksa raportohet për të shtëna arme në zonën e Tales, e se një person ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, pranë një lokali. Burimet njoftojnë se rasti lidhet me konflikt të çastit, por ende nuk është i qartë motivi. Sipas burimeve, autori është identifikuar nga uniformat blu e po vijojnë kërkimet për ta arrestuar e për ta vënë përballë drejtësisë. Nuk dihet ende identiteti i personit të plagosur, ndërsa mësohet se është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.…
Policia e Lezhës ka arrestuar një 48 vjeçar, i cili qëndronte si pasagjer në një taksi, teksa ishte i armatosur me armë zjarri e dy mina me telekomandë, duke bërë që të parandalohet ngjarja e rëndë kriminale. Në pranga është vënë Arben Zagolli, 48 vjeç, banues në Pogradec. Ai po udhëtonte me taksi nga Pogradeci drejt Lezhës, për bashkëpunim me persona të tjerë për të kryer ngjarje kriminale. Uniformat blu mbërritën në gjurmët e Zagollit pas një kontrolli të automjetit taksi me të cilën po udhëtonte. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë. Janë sekuestruar municionet dhe…
Më datë 20.07.2024 në ora 23:50, në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë – Shkup, afër fshatit Trebosh, komuna e Zhelinës, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Sh.Z. (41) nga fshati Luboten i Shkupit ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda trupore Sh.Z. dhe një pasagjer i mitur nga fshati Luboten, ndërsa dy të mitur nga fshati Miletinë dhe fshati Luboten kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Klinike Tetovë. Inspektimi është kryer nga ekipi inspektues nga SPB-Tetovë. MARKETING
Një 43 vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjes, pasi ishte i shpallur në kërkim kombëtar për akuzën e mashtrimit. Julian Shehu, po me vendbanim në Lushnje, merrte makina me qira, duke mos u kryer pagesë, për të mos i rikthyer më. E gjithë kjo ka ndodhur në periudhën shkurt-mars 2024. Ajo se çka e rëndon më tepër 43 vjeçarin, është fakti se një prej këtyre makinave ia ka shitur një shtetasi në fshatin Frakull e Madhe të Fierit. Gjykata e Fierit i caktoi Shehut masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimit” Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë…
Dje në territorin e Maqedonisë janë regjistruar 30 zjarre të hapura, nga të cilat 9 janë ende aktive mëngjesin e sotëm. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, njoftoi se gjashtë zjarre janë vënë nën kontroll të plotë, ndërsa për 15 zjarre të shuara ekziston mundësia e riaktivizimit. Prioritet në shuarje kanë vatrat në komunën e Çashkës, ku janë dërguar dy helikopterë, dhe në Makedonski Brod, ku helikopteri i ushtrisë nuk ka mundur të operojë për shkak të tymit të dendur. Përpjekje të mëdha po bëhen edhe në Kavadar, afër fshatit Farish, dhe në komunën e Gradsko, afër…

