Lezha ndodhet nën ndikimin e ngjarjeve kriminale ditën e sotme (21 korrik), teksa raportohet për të shtëna arme në zonën e Tales, e se një person ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, pranë një lokali.
Burimet njoftojnë se rasti lidhet me konflikt të çastit, por ende nuk është i qartë motivi.
Sipas burimeve, autori është identifikuar nga uniformat blu e po vijojnë kërkimet për ta arrestuar e për ta vënë përballë drejtësisë.
Nuk dihet ende identiteti i personit të plagosur, ndërsa mësohet se është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.
Priten njoftime zyrtare nga Policia e Shtetit.
Kujtojmë se pak më parë policia e Lezhës arrestoi një 48 vjeçar, teksa po udhetonte si pasagjer në një taksi, i armatosur, nën dyshimin se do të bashkëpunonte me persona të tjerë për vepra kriminale.