Një automjet ka shpërthyer në lëvizje në mes të qyteti të Gramshit pasditen e sotme, ku kanë mbetur të plagosur dy vëllezër.
Sipas informacioneve të para, dy të lënduarit, Algert dhe Erald Mine ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen saktësisht arsyet e shpërthimit, ndërsa dyshohet se mjeti i ishte vendosur lënë plasëse, tritol.
Burime nga policia bëjnë me dije se dy vëllezërit nuk rezultojnë persona më precedentë penal.
Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.