Mark Nika, xhaxhai i viktimës së 21 janarit, Aleks Nika, ka përfunduar dëshminë e tij në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit.
Në krahasim me Rajmonda Nika, xhaxhai i viktimës u ndal pak më gjatë për të deklaruar për media, duke u shprehur se janë fshirë shumë prova, por SPAK-u ka një plan hetimi.
Ai sqaron se do të pyetën dhe familjarë të tjerë.
Mark Nika shprehet se përgjegjësia duhet të kërkohet tek kryeministri i kohës, ministri i brendshëm dhe komandanti i gardës, pasi pa urdhërin e tyre, ushtari nuk mund të hapë zjarr.
Mark Nika: Janë fshirë edhe provat, do dalin nga hetimi. Do të thirren dhe familjarë të tjerë, kanë bërë një plan hetimi. Hetimi buron nga Strasburgu, të mos ishte Strasburgu, nuk do ishte hapur çështja kurrë.
Pyetje: Nëse nuk dënohet zinxhir komandues, por persona të tjerë, a do të jetë për ju çështje e zbardhur?
Mark Nika: Jo! Përgjegjësia duhet të kërkohet te kryeministri i kohës, ministri i brendshëm dhe komandanti i gardës, ata tjerët janë ushtarë, po nuk e urdhërove ushtarin nuk qëllon ai, aty janë ndërruar provat fshehje, janë ndërruar tyta, është deformuar plumbi i Aleksit në kokë. Të gjithë të përgjigjen për vrasje në bashkëpunim.
VIJON…