Kamerat e sigurisë së zonës, ku ndodhi atentati i trefishtë në Memaliaj, ka fiksuar automjetin me të cilin kanë vepruar autorët e kësaj ngjarje të tmerrshme, nga e cila mbetën viktima e dy njerëz të pafajshëm.
Siç është raportuar e më parë, është një makinë tip BMW, ngjyrë e zezë, teksa dyshohet se sulmi me armë zjarri u realizua nga dy autorë.
Ndërkohë mjeti u gjend i djegur në fshatin Bejaj të Mallakastrës. Po kështu brenda saj u gjetën e armë zjarri, të dyshuara se janë përdorur në atentat.
Kujtojmë se deri më tani janë shoqëruar 27 persona në polici, teksa vijojnë kontrollet intensive nga uniformat blu.
Memaliaj u trondit mbrëmjen e së shtunes, më 20 korrik, teksa u zhvillua një atentat, e cila kishte për shënjestër Shyqyriu Kalemi (i ati i Andrea Kalemi ose i njohur si Tiku Kalemit), por që plumbat morën dhe jetën e dy të pafajshmëve, Gledio Muka i cili punonte në lokal si kamarier dhe Marsel Cela, klient i cili po frekuetonte ambientin në ato momente. Gjithashtu mbeti i plagosur rëndë Artur Kalemi, vëllai i Shyqyriu Kalemi.
PISTAT E HETIMIT
Grupi hetimor po heton si një nga pistat e atentatit vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës. Policia dyshon se Andrea Adriatik Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë më herët me tritol brenda makinës ishte i afërm i vëllezërve Kalemi.
KUSH ËSHTË ANDREA KALEMI
Andrea Kalemi në vitin 2001 rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht, më 13 prill 2001.
Në 2017-ën u arrestua në Tiranë me 2 të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, kundërshtuan punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Dyshohet se u përfshi në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor 2022, ndërsa arriti ti shpëtojë dy atentave/
Në gusht të 2023 Andrea Kalemi u tentua të vritej në ishullin Pax të Greqisë, por 51 vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa në dhjetor të këtij viti u plagos në një burg grek. Ndërkohë në janar 2024, Zamir Kalemi i shpëtoi atentatit kur persona ende të paidentifikuar qëlluan makinën në të cilën udhëtonte pranë rrethrrotullimit të Selitës në Tiranë. Ai u plagos në këmbë.