Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar ditën e sotme (22 korrik) në flagrancë një punonjës policie, pasi akuzohet për dhunë në familjes.
Punonjësi i uniformave blu, i identifikuar si P.P., 55 vjeç, mban detyrën e Oficerit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr. 3.
Njoftohet se vënia e tij në pranga u bë për shkak se ka ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes, ndërsa së fundmi për shkak të një konflikti mes tyre për motive të dobëta, polici ka ushtruar e dhunë fizike ndaj saj, teksa i ka shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Njoftim
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë P. P., 55 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.
Arrestimi i tij u krye pasi krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit