Sara Kolami ishte pjesë e lojës së organizuar nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, ku të gjithë duhet të gjenin emrin e personazheve që shfaqeshin në një ekran. Banorja e këtij formati televiziv nuk arriti të gjente asnjë nga personazhet e shfaqura.Por, ajo që la padyshim gjurmë dhe me siguri do të bëjë bujë ishte mosnjohja e Isa Boletinit. Lideri ushtarak dhe krahu i djathtë i Ismail Qemalit ka qenë padyshim një nga figurat më të rendësishme të kohës me një kontribut të jashtëzakonshëm për Pavarësinë e Shqipërisë. Por, siç duket VIP-at e 2024-tës të përfshirë në këtë format…
Author: almakos
Katër shtetase të huaja kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohen për prostitucion. Blutë e Vlorës bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetaset: A. A., 24 vjeç, banuese në Moldavi, F. S., 34 vjeç, banuese në Kazakistan, M. G., 38 vjeç, banuese në Venezuelë, C. J., 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi. Këto shtetase dyshohen se, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë ushtruar prostitucion në Vlorë dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare. Njoftimi i policisë Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë * Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë referoi materiale dhe nisi procedimin penal…
Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se 46-vjeçari me iniciale A.O pasi është konstatuar nga efektivët e rrugores se ishte i alkoolizuar, tentoi t’i korruptonte ata me 4500 lekë të rinj për të shmangur arrestimin. Ai u arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Njoftimi i policisë Durrës Policia Rrugore e Durrësit godet një tjetër rast të tentativës për mitëdhënie. Vihet në pranga një drejtues…
Pas sfidës së zhvilluar nga Vëllai i Madh në Big Brother VIP Kosova, banorët e shtëpisë kanë nisur një diskutim lidhur me disa figura të shquara që ata nuk arritën t’i njihnin. Kjo situatë ka nxitur shumë reagime, sidomos nga Xuxi, i cili ka qenë në qendër të kritikave për shkak të faktit që nuk e njohu një prej personaliteteve më të njohura në historinë e Shqipërisë Ismail Qemalin. Gresa, Drenusha dhe Xheneta, të cilat kanë qenë të pranishme gjatë këtij diskutimi, nuk e kanë kursyer Xuxin dhe e kanë përqeshur për këtë gabim. Xheneta, duke u habitur nga mosnjohja…
Kreu i Kuvendit Afrim Gashi vlerëson se nxitjet për destabilizim, e kanë burimin te opozita e dëshpëruar shqiptare. Sipas tij, preteks e kanë temën e gjuhës shqipe, janë përpjekje të dështuara dhe ëndrra të perënduara të politikanëve që, në mungesë të ofertës politike dhe drojës nga përgjegjësia, shpëtimin e kërkojnë në planet për destabilizim, sajimin e pakënaqësive qytetare dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.“Kjo është arsyeja që t’ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bëhen viktima të këtyre përpjekjeve. Kjo shumicë parlamentare dhe kjo qeveri ka siguruar qëndrueshmëri stabile të marrëdhënieve ndëretnike, andaj nuk do të lejojmë që askush…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi ku shihet e ulur mes presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Fotografia është shoqëruar me simbolikën e fortë të “Aleancës euroatlantike”, një koncept që mban në thelb bashkëpunimin dhe solidaritetin mes vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kjo ngjarje ndodhi gjatë ceremonisë së rihapjes së katedrales Notre Dame në Paris, e cila u shkatërrua nga një zjarr tragjik më 2019. Katedralja, që është një nga monumentet më të njohura të Francës, tani e…
Kryeministri ka kërcënuar sërish publikisht aktivitetin politik të partive politike, duke keqpërdorur institucionet shtetërore për të shtypur zërat politikë dhe etnikë të pakënaqësisë, me qëllim përhapjen e frikës përmes instrumenteve të shtetit. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së.“Këto teknika, të përdorura në periudhat më të errëta të komunizmit, do të dështojnë.Shqiptarët janë rritur nën kërcënime të tilla nga policia dhe aparati shtetëror ndër shekuj, të cilat kishin për qëllim shtypjen e aktivizmit politik.Por historia ka treguar se këto përpjekje asnjëherë nuk kanë arritur të ndalin vullnetin tonë për drejtësi dhe barazi.Të gjitha argumentet flasin në drejtim që shqetësimet tona për…
Arbenita Ismajli, një nga modelet më të njohura dhe të dashura të publikut, ka postuar një fotografi të re në Instagram që ka shkaktuar një valë emocionuese reagimesh mes ndjekësve të saj. Në këtë foto, Arbenita shfaqet me një pamje mahnitëse, duke e theksuar bukurinë e saj natyrale dhe stilin e veçantë që e karakterizon. Kishim nevojë për një inspirim dhe ajo e ofron atë me çdo postim të saj. Me flokët e saj të gjatë dhe të lëshuara nën dritën e përkryer të studios, Arbenita duket si një perëndeshë e vërtetë. Ajo është një shembull i stilit dhe elegancës,…
Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një marshim me rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë. Pas fjalimit të mbajtur nga kreu i PD, Sali Berisha në Qytet Studenti, ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Të rinjtë u vendosën para godinës së qeverisë, ku mbajtën edhe fjalime.Pjesë e manifestimit është edhe kreu i PD, ndërsa të rinjtë mbajnë në duar pankarta ku lexohet “Lindëm në Demokraci, jetojmë në diktaturë”. Kryetari i PD, Sali Berisha ne fjalen e mbajtur ne Qyteti Studenti vlerësoi lëvizjen studentore si moment historik që ndau epoka, duke sjellë pluralizmin dhe themelimin e Partisë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pukë, ku një 38-vjeçar i identifikuar si Fatmir Shyti ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 74-vjeçareje dhe ka tentuar që ta përdhunojë atë. Policia thotë se 38-vjeçari akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”. Po ashtu ai është person me precedent të mëparshëm kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, bënë ndalimin e shtetasit F. Sh., 38 vjeç, person me precedent të mëparshëm kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtje…
Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një apel të fortë ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë për të respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, duke theksuar se ato janë produkt i përvetësimit të sovranitetit nga Republika e Kosovës. Në një seancë ku iu lexua aktakuza e re, Thaçi shprehu shqetësimin e tij për mënyrën se si është trajtuar historia e Kosovës gjatë katër viteve të fundit, duke e përshkruar këtë proces si një sfidë të madhe ndaj vlerave të lirisë dhe pavarësisë. “Në këtë periudhë, kemi dëgjuar interpretime të gabuara për historinë tonë politike dhe kombëtare, duke filluar…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se të “të mërkurën nuk do të ndodhë asgjë” i pyetur sot në Qeveri, për seancën e Gjykatës Kushtetuese më 11 dhjetor për Ligjin për gjuhët.Ai tha BDI me qëllim po bën ndarje dhe tensione ndëretnike.“Po bisedojmë me VLEN, kjo është një procedurë që është në proces. Kemi një situatë ku tani askush nuk mund të ndërhyjë te Gjykata Kushtetuese, sepse parimi përfundoi më 8 maj. E vetmja temë me të cilën BDI është e pranishme në opinion është krijimi i ndarjeve mbi baza etnike. Ata merren vetëm me çështje etnike dhe nuk mund të…

