Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu mori pjesë në nderimin e kryegjyshit Botëror Bektashian Shenjtërisë së tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj nga Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave. Në ceremoninë e organizuar në Akademinë e Shkencave, z.Hysenbelliu uroi Baba Mondin dhe e cilësoi të merituar dekoratën për të. Po ashtu, Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu vlerësoi edhe kreun e Shoqatës Tomori për angazhimin dhe përgjegjësinë që ka marrë. “Për herë të parë marr një angazhim që e mbështes me shpirt dhe e uroj Baba Mondin, e meritonte atë dekoratën që mori. Uroj edhe gjithë…
Author: almakos
Një ligj i ri në SHBA mund të sjellë një ndalim të përhershëm të TikTok, por një kthesë e mundshme nga Donald Trump ndoshta do të ndryshojë gjithçka. Një projekt-ligj që kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve në mars dhe më pas u nënshkrua nga presidenti Joe Biden në prill, kërkon që kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, t’ia shesë platformën një pronari amerikan deri më 19 janar 2025. Kjo është një zgjidhje e mundshme ndaj shqetësimeve të vazhdueshme mbi sigurinë e të dhënave dhe ndikimin e mundshëm të qeverisë kineze mbi informacionin e përdoruesve amerikanë. Nëse TikTok nuk arrin të…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar nga të rinjtë në kuadër të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë. Berisha mbajti një fjalim ku kujtoi disa momente nga 8 dhjetori i vitit 1990, ndërsa u ndal tek regjimi i asaj kohe, që sipas tij vriste të rinj çdo javë. “Kjo diktaturë, në 46 vite të ekzistencës së saj vendosi mbi shqiptarët shtypjen më të egër që ata kishin njohur në tërë historinë. Vendosi diktaturën më të thellë të izolimit të tyre, sa kurrë ndonjëherë në histori. Vendosi tiraninë e urisë dhe skamjes që, shqiptarët s’e…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh nga burgu me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë. Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet besimplotë se të rinjtë do të marrin në dorë fatet e tyre dhe të vendit. Postimi i Ilir Metës: “Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë! Mirënjohje të veçantë ndaj Lidershipit Heroik të Azem Hajdarit, të gjithë djemve dhe vajzave, që 34 vite më parë, duke vrarë frikën i prinë me guxim, kurajë e patriotizëm Lëvizjes Studentore që e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë. Unë besoj shumë në shpirtin…
Policia e Shkodrës ka arrestuar Aleksandër Mëhillin, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen ku mbeti i vrarë Valter Fjerza, ngjarje e ndodhur në shtator 2023. Policia thote se 22-vjeçari ishte shpallur në kërkim i dyshuar si bashkëpunëtor në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, mbeti i vrarë me armë zjarri Valter Fjerza. “Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet në rrugë në fshatin Dobraç,…
Ka nisur seanca ndaj ish-drejtuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçit, ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, raporton Express. Specialja pretendon se Thaçi gjatë takimeve që ka pasur brenda Qendrës së Paraburgimit me personat e përfshirë në aktakuzë, ka dhënë informacione konfidenciale dhe udhëzime për ndikim tek dëshmitarët e rastit. Me fillimin e kësaj seance, atmosfera në sallën e gjyqit është tensionuar, duke reflektuar rëndësinë e çështjes në fjalë. Ndonëse Thaçi ka mohuar akuzat, hetimet për veprën e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij janë përshkruar si një histori komplekse që shtrihet në shumë vite kaluara. Pifti…
Albana Vokshi, përfaqësuese e Partisë Demokratike ka prezantuar rezolutën për Shqipërinë që u miratua nga Unioni Ndërkombëtar Demokrat. Në fjalën e saj, deputetja demokratike theksoi se Shqipëria ndodhet nën një regjim autoritar, ku Kryeministri kontrollon të gjitha pushtetet. Ajo u shpreh se modeli maqedonas, i një qeverie kujdestare, është një mundësi e mirë për ne për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Përtej propagandës së madhe, të paguar me para korrupsioni dhe krimi të organizuar, ekziston një realitet shumë i errët dhe i trishtë. Shqipëria ndodhet nën një regjim autoritar, ku Kryeministri kontrollon të gjitha pushtetet (politike, institucionale,…
Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Siri, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen prej atje. Gjithashtu apelojmë që të shtyhen të gjitha udhëtimet në këtë vend.Ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, dhe rrjedhimisht e zvogëlimit të mundësive për largim me kohë nga Siria. Ministria, si gjithmonë, i vë të gjitha kapacitetet për të ndihmuar qytetarët tanë dhe SOS-it i tregon numrin e telefonit të Ministrisë…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Paris, pasi ishte e pranishme në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së famshme ‘Notre Dame’. Gjatë kësaj ceremonie, Osmani ka pasur rastin të takohet me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Dondald Trump dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Osmani ka publikuar një fotografi përkrahë dy homologëve të saj, ku ka shkruar “Aleanca euroatlantike”. Kjo foto simbolizon mbështetjen e fuqishme për bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Francën.
Sot në Ditën Kombëtare të Rinisë, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, përkujtoi lëvizjen studentore antikomuniste të dhjetorit ’90, që shënoi fillimin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Përmes një mesazhi, Presidenti Begaj nderon të gjithë të rinjtë që 34 vjet më parë u ngritën kundër regjimit diktatorial dhe frymëzuan lëvizjen popullore, e cila çoi në rrëzimin e komunizmit. Presidenti Begaj vlerëson guximin e atij brezi studentësh me vizion Perëndimor, që kërkonin liri e demokraci, ndërsa shprehet se “sot festojmë shpirtin rinor të brezave që do ta çojnë gjithnjë përpara Shqipërinë”. “Sot, – shkruan Presidenti i Republikës, – të gjithë frymëzohemi…
Lokali të cilit iu vendos tritol sot në qytetin e Vlorës, është në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i cili u ekzekutua me armë zjarri në maj të 2021. Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale. Mësohet se autori, i cili ka qenë i maskuar ka vendosur eksploziv me fitil dhe pasi e ka ndezur, ai është larguar mes pallateve në zonën e Ujit të Ftohtë. Lokali ishte hapur vetëm pak ditë më parë pasi kishte qenë i mbyllur për një kohë të gjatë. Informacion paraprakRreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases…
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele (8 dhjetor), ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe dyshohet se eksplozivi i vendosur ka qenë tritol. Nuk ka asnjë informacion për autorët, ndërsa Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat. Informacion paraprakRreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde…

