Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi është një ndër banoret më të diskutuara në mediat rozë. Është përfolur shumë ditët e fundit për një lidhje të ish-banores me një këngëtarë të estradës shqiptare. Ajo këtë lidhje e ka cilësuar si diçka jo serioze. Ndërsa për Kevinin ka thënë se e don me shpirt dhe se i ka dal edhe familjes kundër për të.
Author: almakos
Një 27-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident mbrëmjen e djeshme në Brescia të Italisë, në një aksident me makinë. Sipas mediave italiane, shqiptarja është identifikuar si Adela Xhaferri. E reja, banuese në qytet, po udhëtonte si pasagjere në një makinë e cila për shkak të humbjes së kontrollit ka përfunduar jashtë rrugës. Pavarësisht goditjes së fortë, as Adela dhe as shoferi, mik i viktimës, nuk pësuan pasoja të rënda. Por, menjëherë pas aksidentit, teksa 27-vjeçarja ndodhej jashtë automjetit, ajo u përplas nga një makinë tjetër. Shoferi i këtij të fundit nuk ka pasur kohë për të shmangur…
Të gjithë adhuruesit e zonave malore dhe aventurave të borës duhet të bëjnë kujdes në zonat malore më të larta për shkak të paralajmërimeve për reshje të vazhdueshme bore të përcjella me erë mesatare deri të fortë për fundjavën e zgjatur, e cila do të ndikojë ndjeshëm në dukshmëri dhe navogacion në zonat e larta, paralajmëron Shërbimi për Shpëtim Malor në Kryqin e Kuq të Ohrit. Sipas informacioneve, kujdes të veçantë duhet të kenë ata që planifikojnë të vizitojnë Parkun Nacional të Galiçicës, përmes rrugës rajonale Ohër – Oteshevë, e cila është e mbyllur për qarkullim pikërisht për shkak të…
Gjykata e Hagës ka publikuar aktakuzën e re të konfirmuar kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, Hajredin Kuçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut. Të pestit akuzohen për pengim të drejtësisë dhe për ndikim tek dëshmitarët. Në aktakuzë, Dhomat e Specializuara të Hagës kanë detajuar bisedat që Hashim Thaçi ka pasur me Fadil Fazliun gjatë kohës kur ky i fundit e vizitoi ish-presidentin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Sipas aktakuzës, Thaçi ka ndarë informacione konfidenciale për dëshmitarët dhe i ka dhënë udhëzime Fazliut që t’i përcillte tek një dëshmitar. Kjo ka ndodhur më 2 korrik të vitit 2023. Aktakuza përmend…
Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij, duke i thënë se do e vriste me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tomi Kristo”, dhe në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Sh. V., 65 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” Sipas policisë së Tiranës, gjatë kontrollit të banesës së 65-vjeçarit, efektivët gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës thikë, një armë zjarri kallashnikov, 4 krëhra dhe municion luftarak. Njoftimi i policisë Tiranë/Finalizohet operacioni…
Nëse Gjykata Kushtetuese abrogon edhe dispozitën për emërtimin ‘Gjuha shqipe’, atëherë vjen në shprehje mosekzistenca e ligjit me të cilin identifikohen shqiptarët. Kështu u shpreh gjykatësi kushtetues Osman Kadriu, për Tv Shenja. Ai edhe një herë theksoi se kontestohen 18 dispozita dhe jo vetëm 3 siç është përfolur gjithë kohës në opinion. Osman Kadriu, gjykatës kushtetues “Ajo që është më e rëndësishme dhe çka duhet të dihet edhe për shqiptarët në veçanti me qenëse Ligji i dedikohet gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në nivel të shtetit. Kontestohet edhe emërtimi i termit gjuha shqipe në Ligjin në fjalë. Nëse ndodh që…
Në dosjet “Sky ECC” dhe “Encrochat”, që çuan në dhjetëra arrestime në Greqi, të dyshuarit si anëtarë të një organizate kriminale që merret me trafikimin ndërkombëtar të drogës mes Greqisë, Shqipërisë dhe Spanjës, janë identifikuar të paktën 47 përdorues të platformave të kriptuara, ende të paidentifikuar. Dy prej tyre, përdorues të “Sky ECC”, konsiderohen furnizues të rëndësishëm të lëndëve narkotike për dy grupe kriminale, njëri i drejtuar nga Aleksandër Pando dhe tjetri nga Denis Grabocka dhe Andon Salati, raporton News24. Po ashtu, një përdorues tjetër i paidentifikuar i platformës “Encrochat” është lidhur si ndërmjetës për transferimin e shumave të mëdha…
Një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari, në një prononcim për media foli për situatën aktuale të krijuar në vend, saktësisht për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pritetet të merret më 11 dhjetor. Taravari theksoi se gjithë kjo katrahurë është si pasojë e papërgjegjshme nga qeveria e kaluar. “Kjo situatë kaotike ka ardhur si pasojë e ish pushtetit, ku kishim një qeveri të papërgjegjshme. Gjitha këto punë kanë mund të mbyllen shumë më herët. Madje, edhe rasti kur u dërgua në Komisionin e Venedikut e kanë pasur njeriun e tyre që tash është deputet i BDI-së, që atëkohë ishte…
Gjatë Prime të mbrëmshëm në Big Brother u thanë shumë gjëra për raportin e Anës me ish të dashurin. Në pamundësi që të ishte aty ish banorja reagoj në disa instastory, duke treguar zhgënjimin që kishte kundrejt produksionit. Sot, Ana duket se ka mbyllur faqen e saj në Instagram. Ky vendim nuk u prit mirë nga ndjekësit ndonëse mbrëmë Ana ka marrë përkrahje maksimale nga ndjekësit dhe të afërmit e saj.
Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës në dokumentin për Shqipërinë pas takimit të 44, të mbajtur në Strasburg nga data 2 deri në 6 dhjetor shpreh “keqardhje të fortë” për vijimin e punimeve në aeroportin e Vlorës dhe “shqetësim të thellë” lidhur me ndryshimet e fundit në Ligjin e Zonave të Mbrojtura nga qeveria shqiptare. Dokumenti për Shqipërinë erdhi pas shqyrtimit nga Komiteti më 4 dhjetor të dy raporteve, atij të qeverisë shqiptare dhe raportit të dy organizatave mjedisore shqiptare (EcoAlbania dhe PPNEA) në rolin e ankuesit, lidhur me ndikimet në Lumin Vjosë dhe ndërtimin e aeroportit të Vlorës.…
REAGIM Ministri që “kishte informacione operative për grupe të sofistikuara” në Kumanovë një ditë para se të arrestohej një person me aftësi të kufizuara mendore, tani ka “informacione operative” për Ditën e Flamurit. Është ironike dhe e papranueshme që Ministri i Punëve të Brendshme, i cili vazhdimisht ka treguar mungesë të plotë profesionalizmi dhe kredibiliteti, të bëjë akuza pa bazë dhe të përpiqet të devijojë vëmendjen nga dështimet e tij të vazhdueshme. Ky është i njëjti ministër që, një ditë para se të arrestohej një person me aftësi të kufizuara mendore si autor i djegies së makinave në Kumanovë, deklaronte…
Mbi 250 intelektualë shqiptar, profesorë universitar hodhën firmat në një letër të hapur drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku kërkohet që Gjykata të mos abrogojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Në mesin e firmëtarëve janë Rektorët e tre universiteteve në gjuhën shqipe: Prof. Dr. Abdulmenaf Bexheti – UEJL, Prof. Dr. Jusuf Zejneli – UT, Prof. Dr. Izet Zeqiri – UNT. Poashtu, në mesin e të nënshkruarve dallohen profesorë të njohur e dekanë aktualë të shumë fakulteteve, në mesin e tyre po veçojmë gjuhëtarin e njohur Prof.dr Agim Vinca, pastaj profesorët: Agni Dika, Nuri Bexheti, Abdulla Aliu, Asllan Bilalli, Safet Emruli, Qebir Avziu,…

