Pas akuzave dhe dramave të krijuara nga reagimi i ish-të dashurit të saj dhe situatave brenda Big Brother VIP Kosova, Ana ka marrë një valë mbështetjeje nga shumë faqe në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram. Një nga faqet shkroi: “Të sulmosh një vajzë 20-vjeçare, e cila nuk është më banore, t’i hedhësh akuza për ‘tradhti’ ndaj një populli paragjykues euforik, dhe në fund të mos i japin të drejtën të mbrojë veten. Produksioni i tmerrshëm që bën lojëra në kurriz të shëndetit të saj mendor”. Faqet nuk kursyen kritikat për produksionin, duke theksuar standardet e dyfishta: “I njëjti produksion i…
Author: almakos
SPAK dërgon në gjykim Kryebashkiakun e Devollit dhe 4 të pandehur të tjerë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme më datën 6 dhjetor, kërkesën për dërgimin për gjykim të 5 të pandehurve; Eduard Duro, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Mali për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal dhe Vojsava Bregu për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Shkelje në dhënien e lejes dhe autorizimit për shoqërinë “Genci Petrol” sh.p.k Nga aktet e administruara…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar situatën e rëndë rreth Gjykatës Speciale, pas konfirmimit të aktakuzës së re ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi. Musliu theksoi se parlamenti duhet të marrë përgjegjësinë për të stopuar atë që ajo e quajti një “përndjekje politike” ndaj figurave të njohura të politikës kosovare. “Ne nuk mund të qëndrojmë duar në xhepa kur më të lartëve u imponohet becarjanizmi.”, tha ajo. “Është e nevojshme që të merremi me këtë çështje për të mbrojtur vlerat tona demokratike dhe për t’u siguruar…
Një 39 vjeçar, i cili është shpallur në kërkim nga Kosova, është arrestuar ditën e sotme në Cërrik, me qëllim ekstradimin e tij. Bëhet fjalë për shtetasin Engjëllush Ibrahimi, me shtetësi shqiptare. Gjykata e Pejës, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi i Kosovës. Njoftimi i policisë: Cërrik/I akuzuar nga Gjykata e Pejës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në…
Qeveria sot përmes një kumtese njoftoi se ekonomia është prioritet i saj dhe se buxheti për vitin 2025 premton paga më të larta, bum investimesh, zhvillim të fuqishëm ekonomik dhe cilësi më të mirë të jetës për qytetarët. Ajo është e angazhuar, siç informon shërbimi për shtyp qeveritar, për transformim ekonomik dhe premton rritje të PBB-së, por edhe investime të reja të huaja direkte që do të gjenerojnë rritje dhe zhvillim. “Buxheti për vitin 2025 është zhvillimor dhe premton paga më të larta, investime dhe zhvillim ekonomik të shtetit. Për vitin 2025, Qeveria është e përkushtuar për transformimin e plotë…
Pasi Ana dhe Kevini kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ish-i dashuri i Anës, Ozit, ka reaguar për herë të parë me një videomesazh drejtuar produksionit. Në mesazhin e tij, Ozit, një artist i ri, ka sqaruar publikisht lidhjen e tyre të mëparshme, duke hedhur poshtë disa deklarata dhe duke kritikuar sjelljet e Anës si të papranueshme. Ai është shprehur se jashtë para se të hynte Ana në BBVK kishin lënë lidhjen të hapur. Pas situatës së krijuar ka reaguar ashpër nëna e Kevinit. Ajo e quajti produksionin si të ulët duke thënë se…
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka siguruar qytetarët se do të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike, duke hequr çdo dyshim për reduktime pas sulmit që është kryer në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor në Zubin Potok, raporton Ekonomia Online. Përveç garantive, KEK-u ka bërë të ditur se është e angazhuar për të siguruar një situatë më stabiliteti në furnizimin me energji. Pas ngjarjeve të fundit, ka pasur shqetësime të mëdha për pasigurinë energjetike në vend, ndaj ekspertët e energjisë kanë bërë thirrje për veprime të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse. Ekspertët sugjerojnë se ndërtimi i një liqeni artificial…
Uniformat blu në Elbasan ka arrestuar 7 persona me origjinë nga Spanja dhe vendet e Amerikës Latine, pasi ushtronin aktivitet seksual kundrejt pagesës në një ambient të marrë me qera. U arrestuan në flagrancë: shtetasit kolumbianë A. B., 22 vjeç, dhe L. B., 19 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” shtetaset spanjolle S. F., 36 vjeçe, dhe M. C., 32 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni” shtetaset kolumbiane P. S., 27 vjeçe, dhe Y. A., 29 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”. shtetasja venezueliane A. R., 38 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”. Po hetohet në gjendje të lirë venezuelianja Y.O., 31…
Njoftimi i policisë: DVP Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Fee”, goditet një tjetër rast i ushtrimit të prostitucionit. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, i ndjekur me metoda speciale të hetimit. Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, 1 procedohet penalisht dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë (shtetas nga vendet e Amerikës Latine), për ushtrim prostitucioni dhe shfrytëzim prostitucioni. Sekuestrohen shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve,…
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strugë pas kryerjes së procedurës hetimore ka marrë vendim dhe ka dorëzuar aktakuzë kundër një 38-vjeçari nga fshati Veleshtë për veprën penale – Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve nga neni 193-a paragrafi 1 dhe paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 3 të Kodit Penal. Është akuzuar për kryerjen e vazhdueshme të veprës penale, pasi në periudhën nga nëntori i vitit të kaluar deri në maj të këtij viti, përmes një sistemi kompjuterik ka transmetuar, ofruar dhe ndryshe ka vënë në dispozicion pornografi të fëmijëve, njoftoi sot Prokuroria Publike. MARKETING
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana, ka bërë një reagim të gjatë në Instagram pas shfaqjes së një videoje të ish-të dashurit të saj gjatë njërit prej spektakleve Prime të BBVK. Në postimin e saj, ajo ka shprehur zhgënjimin për mënyrën si trajtohet ende situata pas largimit të saj nga shtëpia e famshme. “Sot bëhen dy javë që dola nga shtëpia e BBVK dhe më duket e çuditshme se si ende vazhdoj të jem temë kryesore në secilin Prime. Jo vetëm qëndrimi im aty, po t’u jepet vëmendje në Prime situatave nga jashtë të cilat nuk ishin asnjëherë pjesë…
Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për Albi Mecinin dhe dy bashkëpunëtorët e tij Ervis Cukali e Arafat Manërkolli, të cilët dyshohen se do të transportonin një sasi prej 21 kg eksploziv. Të pandehurit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” e kryer në bashkëpunim dhe në sasi të mëdha. Tre të rinjtë u vendosën në pranga pasi më 28 Gusht 2022, kanë akuzohet se kanë poseduar dhe trasportuar sasinë prej 21 kilogram e 265 gram eksploziv në qytetin e Fierit. Albi Mecini u kap në flagrancë në fshatin Vajkan, ku kishte…

